Kulturë
Engjëllushe Sheme Koltraka: Zemër mbi bajonetë
E hene, 15.12.2025, 04:54 PM
Zemër
mbi bajonetë
Nga
Engjëllushe Sheme Koltraka
Kadë
Koltraka me kidnak
Hem
e brishte hem idhnake
Në
lak të jelekut me patllake
Si
të qe djalë kish le në Koltrake.
Bukuria
nga Zoti, si zané mali
Rrinte
e veshur me kostum djali
Baba
Demir në kullë të bardhë
Me
përkëdheli e puthte në ballë.
Kada
mbante alltinë e vëllaut
I
cili u vra në luftë kundër shkjaut
E
mbuluar prej pikellimit
Në
hidhërim i lëmonte ballin Ibrahimit.
Vëlla
të kisha si dritë në sy
Do
të qendroj të luftoj për ty
Se
ti re për liri e vatan
Në
mjerim ke lënë babë e nanë.
Ky
serbliu erdhi në Astush
Në
kullë të bardhë po lufton dikush
Nuk
dorezohet për së gjalli
Pa
u djegë bjeshka edhe zalli.
Ky
serbliu, Kadën po e ndjek
Në
çdo breg e në çdo shteg
Po
nuk e kapëm Kadë Koltrakën
Të
gjithë tokés do i vemë flakën.
Stefan
Dushkoviç i serbit gjeneral
Hedh
vështrimin me ngadalë
Në
derë të kullës sheh bukurinë e saj...
...Hej
serbli, në gur të mullirit nuk çel hullaj!
Veç
tri ditë para Bajramit
Kada
u ndesh me kelysh të Satanit
Në
dhjetë pushkë me bajoneta
Ra
në prité, ra në kthetra.
Plumbin
allties ia mbante në gojë
Tri
herë shtiu, Kidna e dëgjoi
Po
të vuri në shenjë nuk kishe shpëtim
E
vriste zogun në fluturim...
Tre
serblive që pati përballë
Ua
dha plumbin mu në ballë
Therrasin
serbet ' le le majka"!
Me
plumb të parë i palosi Kada.
I
palosi, i shtiu në tokë
Vella
Ibrahimit, i çoni të fala në atë botë
Mos
me ra në dorë të serbliut
U
betua për dritën e diellit.
Më
mirë bajoneta të ma shpoj zemrën
...Të
mbroj nderin, të lartësoj derën
Ajo
me vrullin e një shqiponje
Ra
mbi bajonetë për vllazni e troje.
Serblitë
bërtiten kur ti u ndeshe
Kurrë
s'kemi parë këtë soj trimereshe!
Në
dy brigjet e Drinit u ndez flaka
Atë
e ndezi Kadë Koltraka.
E
shkulën serbin nga Astushi
E
u çarmatos krejt Kaushi....
Dushkoviçin
e zunë të gjallë
Dert
Kidnaku e shaloi si kalë.
E
i hipi mbi kurriz
Për
Kadë Koltrakën more iblis!
Serbët
nuk arritën të kalojnë Sheherin
Se
në Dibër e gjetën sherrin...
Sa
u vërtetua se nuk mbeti serb i gjallë
Dushkoviçit
i dhanë plumbin në ballë
E
nisi kënga me sharki
I
thonë Dibra e Drinit të Zi!
Flasin
burrat nëpër oda
Kadë
Koltraka kullë trepoda...
Këngén
e kendonte Adem Kuta
Me
zerin kumbues sikur kris pushka...
Aq
trishtim sillet në oda kënga
Sa
mund të dështonin graté shtatzëna
Serbi
Dibrën nuk e nënshtroi kurrë
Dibrës
vajza i bëhet burrë.
Heroizmi
i Kades është i vërtetë
Ajo
nguli zemrën mbi bajoneté
Kada
mori bekimin e Zotit
Se
mbrojti trojen e Kastriotit.
Me
origjinë nga Mbreti Kidni
Ngrihen
me vikama, o bini serbit, bini!
Historia
e Kades është labidare
Me
të krenohen Nëntë Male.
Në
Dibër të Vogël e Diber të Madhe
Trimeria
e Kadës rron legjendare
E
dëgjojnë historinë brez pas brezi
Me
tri të shtëna luftën e ndezi.
Tri
të shtënat mbeten simbol kushtrimi
O
bini serbit, o burra i bini!
Edhe
sot në Dibër tri të shtëna pushke
Jane
sinjal për nisje lufte.
Njeherësh
ngrihen kundër barbarit
Duke
lidhur besën e dibranit
Si
në luftë kundër serbit
E
në luftë kundër sllavo-komunizmit.
Ndizet
flaka në të dy anët e Drinit
E
i qëndrojnë besnik vetëm betimit
Betimit
bëhet tek Ferra e Pashës
Për
t'i bërë ballë lëngatës.
Ngjyré
të kuqe merr Drini i Zi
Nga
gjaku I derdhur për liri
Heronjte
bien sera sera
Trimeria
dibrane bëhet kala
Sa
bajlozë, sa katallana
U
janë turrë trojeve tona
Mbollen
helm e leshuan vrerë...
...Kokën
gjarperit Dibra i ka prerë...
Historitë
kthehen né legjendë
Tregojnë
vuajtje, tregojnë brengë
Dibra
është troja e Gjergj Kastriotit
I
rritét lavdia mot pas motit.
Rrëzé
Astushit nga perendimi
Është
themeli ku ruhet kujtimi
Me
trung të moçëm është dhe mani
Dhe
burimi me ujë kristali.
Aty
është kulla e Gurit
Ku
shkruhet historia e Demir burrit
Aty
është vendlindja e Kadës
Qe
ia mori bukurinë hénës.
Do
të kujtohet sa të ketë jetë
Zemra
e saj mbi bajonetë
Dha
kushtrimin e lirisë
Nuk
durojme sundim të Serbisë.
E
dha jetën në lule të rinisë
Ajo
mbeti trimeresha e Lirisé
Na
mbushet shpirti prej krenarisë
Aty
në odat e burrërisë.
O
serbli, o racë barbare!
Mos
syno trojet shqiptare!
Gjallë
është Kada e Drinit të Zi
Ajo
të djeg, të bën shkrumb e hi ...
Mbi
Nënte Male rri shqiponja
Rri
në roje të trojeve tona
Këtu
në brigjet e Drinit të Zi
Nga
një Kadë e ka çdo shpi.
Kada
i ngjan motër Mamicés
E
desh Gjergjin si dytë e dritës
Veshi
kostum djali, rroku harkun
Përmbi
turqit mori hakun.
Janë
dy motra të një barku...
Kada
mbante gishtin tek qarku
Sa
shumë kuçedra paska Serbia!
Ndaj
fishekun në gojë e do alltia!
Sot
dy Dibrat na i kanë ndarë
Gjaku
i Kadës nuk është tharë...
...Ngjyra
e gjakut në Flamur
Bëhemi
bashkë, o sot, o kurrë!
Kadë
Koltraka po na thërret
Jemi
pasardhës të Kidnit Mbret...
Se
kjo Dibra e ka adet
Nga
një përbindësh e mbyt çdo vjet...
Flamurit
të Kombit i ndriçon yjësia
Po
i bashkon trojet e mia
Nga
Dardania deri tek Çaméria
Nga
Iliriada e gjer tek Liburnia.









