E hene, 02.02.2026, 07:14 AM (GMT)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Zemër mbi bajonetë

E hene, 15.12.2025, 04:54 PM


Zemër mbi bajonetë

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Kadë Koltraka me kidnak

Hem e brishte hem idhnake

Në lak të jelekut me patllake

Si të qe djalë kish le në Koltrake.

Bukuria nga Zoti, si zané mali

Rrinte e veshur me kostum djali

Baba Demir në kullë të bardhë

Me përkëdheli e puthte në ballë.

Kada mbante alltinë e vëllaut

I cili u vra në luftë kundër shkjaut

E mbuluar prej pikellimit

Në hidhërim i lëmonte ballin Ibrahimit.

Vëlla të kisha si dritë në sy

Do të qendroj të luftoj për ty

Se ti re për liri e vatan

Në mjerim ke lënë babë e nanë.

Ky serbliu erdhi në Astush

Në kullë të bardhë po lufton dikush

Nuk dorezohet për së gjalli

Pa u djegë bjeshka edhe zalli.

Ky serbliu, Kadën po e ndjek

Në çdo breg e në çdo shteg

Po nuk e kapëm Kadë Koltrakën

Të gjithë tokés do i vemë flakën.

Stefan Dushkoviç i serbit gjeneral

Hedh vështrimin me ngadalë

Në derë të kullës sheh bukurinë e saj...

...Hej serbli, në gur të mullirit nuk çel hullaj!

Veç tri ditë para Bajramit

Kada u ndesh me kelysh të Satanit

Në dhjetë pushkë me bajoneta

Ra në prité, ra në kthetra.

Plumbin allties ia mbante në gojë

Tri herë shtiu, Kidna e dëgjoi

Po të vuri në shenjë nuk kishe shpëtim

E vriste zogun në fluturim...

Tre serblive që pati përballë

Ua dha plumbin mu në ballë

Therrasin serbet ' le le majka"!

Me plumb të parë i palosi Kada.

I palosi, i shtiu në tokë

Vella Ibrahimit, i çoni të fala në atë botë

Mos me ra në dorë të serbliut

U betua për dritën e diellit.

Më mirë bajoneta të ma shpoj zemrën

...Të mbroj nderin, të lartësoj derën

Ajo me vrullin e një shqiponje

Ra mbi bajonetë për vllazni e troje.

Serblitë bërtiten kur ti u ndeshe

Kurrë s'kemi parë këtë soj trimereshe!

Në dy brigjet e Drinit u ndez flaka

Atë e ndezi Kadë Koltraka.

E shkulën serbin nga Astushi

E u çarmatos krejt Kaushi....

Dushkoviçin e zunë të gjallë

Dert Kidnaku e shaloi si kalë.

E i hipi mbi kurriz

Për Kadë Koltrakën more iblis!

Serbët nuk arritën të kalojnë Sheherin

Se në Dibër e gjetën sherrin...

Sa u vërtetua se nuk mbeti serb i gjallë

Dushkoviçit i dhanë plumbin në ballë

E nisi kënga me sharki

I thonë Dibra e Drinit të Zi!

Flasin burrat nëpër oda

Kadë Koltraka kullë trepoda...

Këngén e kendonte Adem Kuta

Me zerin kumbues sikur kris pushka...

Aq trishtim sillet në oda kënga

Sa mund të dështonin graté shtatzëna

Serbi Dibrën nuk e nënshtroi kurrë

Dibrës vajza i bëhet burrë.

Heroizmi i Kades është i vërtetë

Ajo nguli zemrën mbi bajoneté

Kada mori bekimin e Zotit

Se mbrojti trojen e Kastriotit.

Me origjinë nga Mbreti Kidni

Ngrihen me vikama, o bini serbit, bini!

Historia e Kades është labidare

Me të krenohen Nëntë Male.

Në Dibër të Vogël e Diber të Madhe

Trimeria e Kadës rron legjendare

E dëgjojnë historinë brez pas brezi

Me tri të shtëna luftën e ndezi.

Tri të shtënat mbeten simbol kushtrimi

O bini serbit, o burra i bini!

Edhe sot në Dibër tri të shtëna pushke

Jane sinjal për nisje lufte.

Njeherësh ngrihen kundër barbarit

Duke lidhur besën e dibranit

Si në luftë kundër serbit

E në luftë kundër sllavo-komunizmit.

Ndizet flaka në të dy anët e Drinit

E i qëndrojnë besnik vetëm betimit

Betimit bëhet tek Ferra e Pashës

Për t'i bërë ballë lëngatës.

Ngjyré të kuqe merr Drini i Zi

Nga gjaku I derdhur për liri

Heronjte bien sera sera

Trimeria dibrane bëhet kala

Sa bajlozë, sa katallana

U janë turrë trojeve tona

Mbollen helm e leshuan vrerë...

...Kokën gjarperit Dibra i ka prerë...

Historitë kthehen né legjendë

Tregojnë vuajtje, tregojnë brengë

Dibra është troja e Gjergj Kastriotit

I rritét lavdia mot pas motit.

Rrëzé Astushit nga perendimi

Është themeli ku ruhet kujtimi

Me trung të moçëm është dhe mani

Dhe burimi me ujë kristali.

Aty është kulla e Gurit

Ku shkruhet historia e Demir burrit

Aty është vendlindja e Kadës

Qe ia mori bukurinë hénës.

Do të kujtohet sa të ketë jetë

Zemra e saj mbi bajonetë

Dha kushtrimin e lirisë

Nuk durojme sundim të Serbisë.

E dha jetën në lule të rinisë

Ajo mbeti trimeresha e Lirisé

Na mbushet shpirti prej krenarisë

Aty në odat e burrërisë.

O serbli, o racë barbare!

Mos syno trojet shqiptare!

Gjallë është Kada e Drinit të Zi

Ajo të djeg, të bën shkrumb e hi ...

Mbi Nënte Male rri shqiponja

Rri në roje të trojeve tona

Këtu në brigjet e Drinit të Zi

Nga një Kadë e ka çdo shpi.

Kada i ngjan motër Mamicés

E desh Gjergjin si dytë e dritës

Veshi kostum djali, rroku harkun

Përmbi turqit mori hakun.

Janë dy motra të një barku...

Kada mbante gishtin tek qarku

Sa shumë kuçedra paska Serbia!

Ndaj fishekun në gojë e do alltia!

Sot dy Dibrat na i kanë ndarë

Gjaku i Kadës nuk është tharë...

...Ngjyra e gjakut në Flamur

Bëhemi bashkë, o sot, o kurrë!

Kadë Koltraka po na thërret

Jemi pasardhës të Kidnit Mbret...

Se kjo Dibra e ka adet

Nga një përbindësh e mbyt çdo vjet...

Flamurit të Kombit i ndriçon yjësia

Po i bashkon trojet e mia

Nga Dardania deri tek Çaméria

Nga Iliriada e gjer tek Liburnia.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx