Faleminderit
Fran Gjoka: Mark Vuji, ish edhe mbetet thesari i dijes në arsim
E merkure, 03.12.2025, 06:56 PM
10 VJET ME PARE U NDA NGA JETA STUDIUESI I SHQUAR PROF. ASIS. DR. MARK VUJI
MËSUESI I POPULLIT MARK
VUJI, ISH EDHE MBETET THESARI I DIJES NE ARSIM
SHKRUAR
NGA: FRAN GJOKA
Të
gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm, por nuk është e lehtë të ndjekësh
gjithnjë shtigjet që të çojnë në këtë udhë. Ti do që “të arrish” dhe për të
arritur, duhet “të nisesh”. Për të nisur na duhet kurajo, veçanërisht kur
nisesh për një qëllim të guximshëm e të largët. Një ndër ata që guxuan dhe që
ia arriti ishte “Mësuesi i Popullit”, Prof. Dr. Mark Vuji, i cili mbush plot
dhjete vjet që kur u nda nga jeta, duke lënë pas veprën e shkëlqyer të punës
shumëvjeçare studimore-shkencore, për të cilën punoi dhe eksperimentoi deri në
fund të jetës së tij. Prof. Dr. Mark Vuji ishte dhe mbetet shkencëtari dhe
mendimtari që ngriti nga themelet arsimin e mesëm të përgjithshëm në Lezhë, që
shumë shpejt u bë një qendër e rëndësishme e trajnim-kualifikimit të mësuesve
edhe në shkallë kombëtare, duke u kthyer në shkollë eksperimentale për metodat
e mësimdhënies në tërësi dhe atyre të të nxënit në veçanti.
Jo
më kot studiuesit e kanë quajtur “Mësuesi i mësuesve”. Drejtori ynë i palodhur
do të mbetet ne kujtesen e brezave si ikona e arsimit të Lezhës dhe më gjerë në
të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, me vepren e tij monumentale në fushën e
arsimimit dhe edukimit.
Për
këtë figurë të ndritur të shenjtërisë së arsimit është folur dhe shkruar shumë
dhe është thënë jo pak. Ne keto 10 vjet te ndarjes se tij nga jeta profesori
ynë e lidhi jetën e tij arsimore e sociale me Lezhën, të cilës i dha të gjitha
energjitë e pashtershme, potencialin e tij intelektual, pa asnjë rezervë, për
disa dekada, atje ku zunë vend shumë breza të rinj, më vonë punonjës e
intelektualë të mirëfilltë dhe në mes tyre dhe personalitete të njohura për
Lezhën dhe gjithë Shqipërinë. Sot, në dhjetevjetorin e ndarjes nga jeta, të
gjithë ish nxënësit, mësuesit, kolegët e bashkë me ta një komunitet i tërë lezhjan
i falin atij nderimin, dashurinë dhe mirënjohjen e thellë, që për 30 vjet
drejtoi (udhëhoqi) Gjimnazin më me zë të Lezhës, duke mbetur i pavdekshëm në
kujtesën e brezave.
Ai
i dha arsimit shqiptar aq shumë, sa pakkush më parë kishte menduar t’i realizonte.
Pajisi mësues dhe studentë me një mendim të ri bashkëkohor, të aftë të
përballet me sfidat e kohës dhe t’u japë përgjigje problemeve të ndërlikuara që
shtronte arsimi ynë kombëtar gjatë të gjithë zhvillimit të tij. Ai ishte
ndoshta i vetmi personalitet i arsimit që ka njohur në detaje ritmet e
zhvillimit, pengesat e dala në periudha të ndryshme e që ka thënë me kompetencë
shkencore fjalën e tij të vërtetuar në praktikën e punës së gjallë me studentët
dhe me mësuesit, me të cilët nuk i ndahej eksperimentimeve për të vërtetuar
saktësisht vërtetësinë e studimeve të tyre.
“Mund
të kesh defekte, të jesh plot ankthe dhe të jetosh ndonjëherë i mërzitur, por
mos harro që jeta jote është sipërmarrja më e madhe në botë. Vetëm ti mund ta
pengosh që të mos lartësohet.”-thoshte Papa Francesku. Referuar kësaj thënie te
ndritur, mund të bëjmë dhe krahasimin me jetën e veprën Profesor Mark Vujit, e
cila ishte një shembull i rrallë pune heroike në fushën e vështirë të shkencës
e të kërkimit shkencor e pedagogjik, fushë në të cilën për 60 vjet punoi dhe
hulumtoi për t’i dhënë shkollës shqipe më të mirën e duhur. Ky njeri punoi me
një vullnet Prometeu, me një shembull e cilësi të rallë, me një dashuri ndaj
komunitetit lezhjan e me gjere, duke u bërë didakti më i shquar, pedagogu i
dashur, organizatori i shkollës dhe i arsimit dhe për shumë probleme të të
mësuarit, veçanërisht të të nxënit, duke u bërë kështu një ndër drejtuesit e
shkollave më të aftë të vendit tonë për të lënë jo vetëm emrin e Tij të nderuar
në memorien e shkollës shqipe, por dhe veprën e Tij konkrete me studime
shkencore profesionale, që i dhanë një hop cilësor punës në arsimin shqiptar.
Në
këto tre dekada e gjysëm të mendimit të lirë, opinioni arsimdashës vazhdon te
motivohet nga puna e profesorit, nga shkrimet e shumta e veprat që ndiqnin
njëra-tjetrën, të gjitha të përshkuara nga një mendim bashkëkohor, realizim e
objektivitet i lartësuar. Janë sot të paktë studiues të përkushtuar, siç ishte
Profesori ynë, që la pas një seri botimesh, sidomos në fushën socialpedagogjike,
didaktike, veçanërisht për të nxënit e të mësuarit, dy probleme shumë themelore
për çdo shkollë të sotme shqiptare, pas kryeveprave të tij “Filozofia arsimore
e Fishtës”, “Vetvlerësimi arsimor” dhe së fundmi “ Vizioni mësimor” , që fatmirësisht
gjeti dritën e botimit pak muaj para se të ndahej nga jeta. Të gjitha këto e
bënë Profesorin tonë një figurë emblematike të dashur e të respektuar, kurse
veprat e tij kane qene e do të jenë gjithmonë të kërkuara dhe të lexuara, jo
vetëm nga mësuesit, por nga gjithë shtresat dhe profesionet.
Ne
brezi, që kemi patur fatin të punojmë e të shkëmbejmë mendime me Profesorin,
kemi ndjerë nga afër interesimin maksimal, mbështetjen dhe inkurajimin e tij
ndaj dhe mirënjohja për të, si pjesë e marrëdhënieve të veçanta të krijuara në
vite, do të jetë pjesë e kujtesës tonë, që do të na shoqërojë sa të jemi
gjallë. Ne mbetemi krenar që kemi patur fatin të jemi bashkëkohës, shumëkush,
nxënës e kolegë të Profesor Mark Vujit, që i përkasin shkollës që themeloi ai,
që janë formuar e frymëzuar nga mendimi i vyer e nga puna e tij kolosale.
Dhe
pse kane kaluar me shume se 10 vjet do ta kujtojme përherë me dashuri e me
nostalgji takimet e bisedat pothuajse të përditshme herë në shtëpinë e tij apo
në një kafe aty afër. Poeti, shkrimtari dhe psikologu i njohur, Ndue Dragusha
kishte meritë të veçantë që bëri çmos që librat e tij të fundit të botoheshin
sa ishte gjallë, që ai të ndjente kënaqësinë që ndjen autori kur veprat shkojnë
në destinacionin e duhur.
Takimet,
bisedat e diskutimet për reformimin e shkollës kanë qenë për ne një shkollë
tjetër në vete pra, një shkollë e vërtetë. Ky njeri mbetet në kujtesën e
brezave të mësuesisë një bashkëbisedues i këndshëm, që të tërhiqte vëmendjen
dhe të mahniste me kulturën, por dhe me mënyrën e komunikimit përfekt të
shpjegimit të gjërave deri në detajet më të vogla, në imtësitë, duke e kopsitur
gjithmonë problemin nga të gjitha anët. Kujtesa e tij brilante ishte një ndër
“armët” e tij më të fuqishme. Ishte e pamundur që të përcaktohej koha e
qëndrimit me profesorin, sepse ajo kalonte pa u ndjerë, dhe ti mbeteshe
gjithmonë i mahnitur dhe shumë i plotësuar, por gjithmonë me dëshirën për të
mos u shkëputur prej tij.
Aq
i thjeshtë ishte sa, kur bisedoje me të, shumëherë ndjeheshe ngushtë për elokuencën
e tij në të folur, njohuritë e thella që kishte jo vetëm në fushën e
pedagogjisë dhe psikologjisë, edukimit dhe arsimit në tërësi, por edhe në atë
të letërsisë dhe të historisë, të problemeve shoqërore të kohës. Erudicioni i
tij kishte në bazë librin, që nuk e shqiti kurrë nga duart deri ne frymarjen e
tij te fundit. Gazeta “Mësuesi”, që, siç thoshte shpesh ai, ishte miku i tij i
përhershëm, revistat dhe buletinet shkencore dhe pedagogjike, letrat e bardha
të ndara përgjysmë, fshirësja dha lapsi që kishte, që i bindej atij dhe ashtu siç dinte ai. E
megjithatë, kur ndodheshe përballë tij, bisedoje lirshëm, ishe i shpenguar,
pasi ai e ngiste bisedën atje, për të cilët njerëzit kishin interes dhe
njohuri.
Tërë
jetën e tij u karakterizua nga një modesti e çuditshme, ndonëse asnjë fjalë,
siç thotë populli, nuk i binte në tokë, shpesh thoshte: “Mos ju mërzita?”. Ai
fliste me nostagji, si gjithnjë, për brezat e nxënësve që kishte kaluar nëpër
duar gjatë 30 viteve të drejtimit të Gjimnazit të njohur “Hydajet Lezha”. Nuk
ka qytetar lezhjanë, prind ose ish nxënës, bashkpunëtorë të tij të hershëm, por
edhe shumë breza të sotëm, drejtues të niveleve të ndryshme dhe specialistë, që
nuk flasin sot me respekt dhe admirim të pakufishëm për mësuesin e të gjithëve,
Mark Vujin. Dhe jo për nostalgji, por sepse ai e ka merituar dekada me radhë,
pasi, siç e ka cilësuar njëri prej ish nxënësve të kahershëm të tij, poeti i
njohur Ndoc Gjetja: “Ai është patriarku i arsimit të Lezhës”, sepse ai ngriti
nga themelet arsimin e mesëm dhe askush më tepër se ai nuk ka merita në
zhvillimin dhe konsolidimin e shkollës.
E
gjithë jeta dhe veprimtaria e Profesorit është pasqyruar bukur artistikisht e
profesionalisht nga Profesor Asocuar Doktor Qazim Dushku në monografinë e
njohur “Mësues i mësuesve”, që përbën një objekt të veçantë studimi e
përfitimi, sidomos për gjeneratat e reja të mësuesisë shqiptare.
Profesor
Mark Vuji ishte i lidhur ngushtë me jetën, me njerëzit, me preokupimet e hallet
e njerëzve në nevojë dhe pse vërtetë ai kishte një pension minimal dhe që
pushteti vendor i asaj kohe dhe bashkia e sotme e qytetit nuk treguan asnjehere vlerësimin e duhur dhe
nuk e stimuluan materialisht për t’i krijuar kushte të përshtatshme pune sa
ishte gjallë.
Puna
ime si gazetar i arsimit më ka bërë të isha një ndër njerëzit e tij më të afërt
dhe diskutimet tona vazhdonin gjatë, shumë gjatë, deri në orët e vona të natës.
Dhe kur shkëputeshim, përsëri komunikonim në celular, sepse na dukej se duhej
ruajtur linja e bisedës sonë e pashkëputur. Nuk kishte ditë që të mos
komunikonim dhe nuk kishte çast që të mos dëshironim të ishim së bashku. Pra
per mua dhe shume shoke e miq te tij ishte nje shkolle e dyte pergaditje ne
mesuesi. Ky ishte Profesor Dr. Mark Vuji për të gjithë ata që e kanë njohur.
Fatmirësisht
kam patur dhe i kam ruajtur lidhjet e komunikimin e pandërprerë me Profesorin
dhe kur kisha dalë në pension. Sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë e ndjente
nevojën për t’u takuar me shokë e miq të shumtë të tij. Dhe qëndrimi me të
përherë ishte “leksion” miqësor shumë tërheqës. Kur ndahesha prej tij, pyetja e
Profesorit ishte: -Kur do të vish?
Shtëpia
e Mark Vujit nuk pushonte kurrë nga vizitorët, një traditë e krijuar që kur
ishte gjallë gruaja e tij, Bukuria. Bukurie Vuji (Kovaci) mbetet një grua e
mësuese e merituar e rrallë, e mbushur me plot dashuri, që u nda nga jeta 20
vjet më parë e që ruhet e pavdekshme në kujtesën e brezave.
“Vdekja
nuk është humbja më e madhe, humbja më e madhe është ajo që vdes brenda nesh,
ndërkohë që jetojmë.” Këtë shprehje të Norman Cousins e përdorte shpesh
profesori, për të na bërë të ditur se njeriu duhet që të punojë gjatë të gjithë
jetës së tij në dobi të shoqërisë.
Te
Profesor Marku ndërthuret natyrshëm njeriu dhe shkencëtari, pedagogu dhe
didakti, qytetari, intelektuali, atdhetari dhe mësuesi. Me krijimtarinë e vet
ai ka ditur të paraprijë idetë e zhvillimit global dhe rajonal. Ai mbetet një
figurë enciklopedike, që meriton gjithmonë respekt e nderim, model për të
gjithë ata që aspirojnë për të punuar për shkollën shqipe. Kuptohet, që është e
vështirë që brenda një shkrimi të sjellësh në mënyrë të plotë para lexuesve
figurën dhe veprën e gjerë e të gjithanëshme të një personaliteti të tillë si
Mark Vuji. Është e sigurtë që figura e studiuesit të talentuar, që me plot gojë
do ta quanim ikona e arsimit të Lezhës, modeli i cilësisë dhe i dashurisë
njerëzore, që ia kushtoi dijes dhe edukimit, të mbetet gjithmonë një emblemë.
Kjo figurë e ndritur duhet të ndriçohet më në thellësi e gjerësi në të ardhmen,
jo thjeshtë si shfaqje respekti dhe vlerësimi ndaj tij, por edhe si një
ndihmesë në shërbim të brezave të rinj të mësuesisë, të historisë dhe të
mendimit të ri pedagogjik shqiptar.Mark Vuji do të mbetet në kujtesën e brezave
një emblemë për t’u frymëzuar jo vetëm për Lezhën ,por edhe në shkallë
kombëtare. Mark Vuj, sipas mendimit tim dhe te opinionit publik arsimdashes
lezhjan e me gjere, deri ne momentin qe po flasim, nuk eshte vleresuar sa e si
duhet nga Pushteti Vendor i Rrethit Lezhe. Shpresoj qe Keshilli Bashkiak i
Lezhes duhet te mendoje dhe veproje sa me shpejt te jete e mundur, vendosjen e
nje busti perkujtimor prane gjimnazit ose
ne nje prej lulishteve kryesore te qytetit. Kerkojme qe edhe Bukurije
Vuji (Kovaci) mesuesja e merituar dhe e njohur ne mesuesi ti vendoset emri i
saj ne nje prej shkollave te qytetit te Lezhes, si shfaqje respekti dhe
vleresimi ndaj tyre. Shpresoj, duke vepruar keshtu ne njohjen e figurave te
shquara, vec sa i bejme mire kombit.









