E hene, 01.12.2025, 09:25 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe nga dje, dhe ikën për të mos u kthyer më

E hene, 01.12.2025, 06:55 PM


Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe nga dje, dhe ikën për të mos u kthyer më

Nga Albert Vataj

E sotmja, në të çdoditshmën e saj, vjen për të na shpërblyer me një mundësi tjetër. Beh ashtu solemnisht, për të na vënë në sprovë përballë një tjetër sfide. Vjen me një nevojë tonën, për t’u mbushur me jetë dhe për t’iu dhënë një tjetër dëshirimi, që e shpie shpirtin në caqet e epërme të sublimes.

Troket ashtu potershëm e sotmja, si një zile zgjimi, por edhe miklues, si zëri i një përjetimi të ëndshëm, apo ëmbël si pulitja ngjethëse e një puthjeje.

Është gati-gati si një ritual i shenjtë besimi, dhe... si mund të ishte ndryshe, vetëm si mbushje me frymë e me lutje, përmendje në një të sotme që të përshkon dhe të brof në këmbë.

Por...

Ne thjeshtë kemi nisur një ditë tjetër, që vjen të na e nxijë jetën, ditë që na zgjon prej një ëndrre të keqe, duke na tërhequr përdhunshëm, për të na flakur në makinën grirëse të vuajtjeve, halleve dhe problemeve të pazgjidhshme.

Ti nuk e di çfarë dite është sot, dhe as që e vret mendjen, se çfarë date shënon në kalendar, por vazhdon rrugën që fare pak ta ka ndaluar një kllapi gjumi. Vazhdon të ndeshesh në një betejë që mund të mos jetë lufta jote, por t’i je zgjedhur në këtë kacafytje, dhe nuk është zgjidhja vullnetmirë, nëse do të vazhdosh apo të dorëzohesh.

Mos harro, dita jote është si të gjithë ditët e atyre që janë thirrur në këtë takim me të sotmen, për të guxuar dhe fituar, për të hapur krahët dhe për t’u hedhur, me bindjen se nuk po bini por po fluturoni.

Jo rrallëherë, prej të gjitha fitoreve ajo që na ngushëllon më shumë është pëshpëritja e mendimit, se nuk jemi të vetmit e ndëshkuar, ka të tjerë, janë të gjithë.

Ai që jeton, s’mund dhe nuk është i përjashtuar nga Guri i Sizifit dhe tatëpjeta që duhet të ngjisë me pamundësinë për të mbërritur në majë.

Askush dhe askurrë nuk është i përjashtuar, nga pesha e përbindshme që na shtrydh, për të marrë prej nesh më të mirën, për të nxjerr nga ne edhe pikën e fundit.

E kush e tha se dje ishte ndryshe, që ne të presim që e sotmja të jetë diçka tjetër. Çdo krijese i duhet të luftojë për ta merituar të sotmen, dhe në këtë përleshje, i duhet të gëzojë edhe të lumturojë, jo vetëm të lëndohet, të vuaj apo të lëngojë. 

Pavarësisht se me përmirësimin e cilësisë së të përballurit me jetën, kemi guxuar të flakim tej shumë kufizime, jemi shpërblyer me përmasat e paimagjinueshme të mundësive, sërish, në rrugën që na është caktuar të bëjmë, nuk mund të na shpëtojë, joshja e gënjeshtrave apo lajkatimi shtirjeve, manipulimi i fjalëve apo dehja përjetimeve.

Dhe zgjaton ky fill, prej atëditë kur ne kemi nisur të rrokim me prani dhe vëmendje, trokitjen e çdo rrezeje të dritës mbi xhamin e dritares sonë, kohëmatësin apo orën tonë biologjike.

Dhe ngjan të jetë krejt e ndryshtë çdo fillimditë, ndoshta po; nga ajo e të moshuarit të vetmuar, që thërret vdekjen në takim, dhe atij që i gëzohet ardhjes së ditës, me shpresë se e sotmja nuk do të jetë si e djeshmja, se dikush vjen t’ia kujtojë se meriton të jetojë, e një telefonatë i ngroh besimin, se ende nuk është harruar.

I jepet zgjimit ndryshe nga kohët që nuk kthehen, por me një gjallëri më të moderuar, për të tashmen e cila ka sërish për t’i dhënë e sërish për ti treguar. 

Dhe agimi vjen me lajmës drite dhe shprese; nga i sëmuri që ngadhënjen çdo orë në ndeshje epike për jetën te nga nëna që ushqen fëmijën me gji pas një nate të gjatë dhe të makthshme për të dëshmuar se është misionare.

Nuk është ky mëngjes njësoj; as me atë ëndërrtarin që teksa drita i bie ngulmshëm përsipër dhe nis ta godasë me rreze siç bën me natyrën duke e ngrohur me frymë për ta thirrur në zgjim, ai struket edhe më, në zhguallin e dëshirimit për të qenë i mbështjellë me ëndrra.

Dita është e drittë për çdo vështrim që i kridhet apo vullnet që gatitet, për çdo hezitim apo zvarrje me përtesë për ta nisur, për ta filluar edhe këtë ditë, si një ditë që vjen spariherë dhe është e jotja kjo ditë, që ikën për të mos ardhur më.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror Albert Vataj: Xhokonda e Prados, një tjetër Mona Lizë Albert Vataj: Lamtumira pa lavdi e Oscar Wilde Albert Vataj: Kur libraritë ishin tempuj prehje dhe kreativiteti Albert Vataj: Flamur kuqezi, sot po du, me ty me gëzu, e me fluturu! Albert Vataj: Lucia Pisapia Apicella, e shtuquajtura “Nëna e të Vdekurve”, e cila u dha prehje në paqen e përjetësisë 700 djemve Albert Vataj: Episode nga jeta dhe suksesi i gjeniut të muzikës, Wolfgang Amadeus Mozart Albert Vataj: Ronald Tolkien dhe Edith Bratt, një histori dashurie në kufinjtë e legjendës Albert Vataj: Fëmijët, ata që meritojnë një botë më të mirë Albert Vataj: Në universin e piktorit shkodran, Gjergj Pali Albert Vataj: Beso në diçka të lartë, mund të jetë Zoti, mirësia apo paqja shpirtërore Albert Vataj: Gjergj Spani, shkodrani që u doktorua në Paris e Padova, mjeku personal i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut Albert Vataj: Lotët që mbajnë ende të gjallë edhe sot pas 600 vjetësh pikëllimin biblik Albert Vataj: E paimagjinueshmja, në një realitet mahnitës krijimi Albert Vataj: Arnat në rroba, kujtesë e një kohe që vjen për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia Albert Vataj: Pavlina Mani – aktorja që i dha ngjyra artit shqiptar Albert Vataj: George Orwell tregon "Pse shkruaj" në një ese të vitit 1946 Albert Vataj: Tre brezat e familjes Ajnshtajn në një foto Albert Vataj: Kush është Gloria Steinem, gruaja e sfidave të pamundura që u shndërrua një ikonë e feminizmit Albert Vataj: I përkas asaj vetmie

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx