Kulturë
Sadbere Emshiu: Mikpritja institucionale, arsimi shqiptar dhe lidhja e padukshme që mban bashkë diasporën dhe vendin e prejardhjes
E shtune, 22.11.2025, 06:59 PM

MIKPRITJA INSTITUCIONALE, ARSIMI SHQIPTAR DHE LIDHJA E PADUKSHME QË MBAN BASHKË DIASPORËN DHE VENDIN E PREJARDHJES
Ese
reflektuese për historikun, përvojën dhe sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe
në Gjermaninë Veriore
Nga
Sadbere Emshiu – Hamburg, 2025
Hyrje – Rrënjë që ecin
bashkë me ne
Të
jesh pjesë e diasporës nuk do të thotë të largohesh nga vendi i prejardhjes, as
të ftohesh prej tij.
Nga
përvoja ime personale, do të thotë ta marrësh me vete dritën e atdheut – në
zemër, në gjuhë, në mënyrën si e sheh botën.
Do
të thotë të mbash dy qiellë e dy toka brenda vetes,
të
gjesh urën që i lidh,
pa
e harruar asnjërën,
duke
u pasuruar me të dyja.
Në
Hamburg, gjuha shqipe më shërbeu që ditën e parë.
Nxënësi
im i parë ishte babai, i cili po përgatitej për provimet e përkthimit në shqip,
gjermanisht dhe serbokroatisht.
Çdo
gjë lidhej me shqipen – jo si barrë, por si dhuratë.
Mësueset
e gjuhës shqipe në Tetovë më kishin mbërthyer fort që nga klasa e pestë deri në
vitin e parë të gjimnazit.
Kështu
e përjetova shqipen: si thesar – e jo kurrë si barrë.
Ajo
ishte dritare – një fener i heshtur e i pandalshëm,
që
më ka shoqëruar vazhdimisht
dhe
më buron nga thellësitë e kujtesës sonë të përbashkët.
Fëmijët
që hyjnë në klasë me dy kultura në shpinë
e
dy sisteme mendimi në mendje,
e
gjejnë shqipen si shtëpi – jo si kthim mbrapa, por si forcë.
Kjo
ese nuk është vetëm kujtim personal.
Është
edhe dokumentim institucional i një rruge të gjatë –
rruge
ku kam ecur paralel me zhvillimet arsimore të Hamburgut, sidomos gjatë
periudhës kur koncepti i Mehrsprachigkeit / shumëgjuhësisë u bë shtyllë e
politikave të Senatit (2003 dhe 2007), duke integruar gjuhët e prejardhjes në
kornizën e shkollave të qytetit.
Takimi
i fundit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Hamburg
ishte
vetëm pasqyra më e qartë e kësaj rruge shumëvjeçare –
ndërkombëtare
në frymë dhe thellësisht shqiptare në shpirt.
1. Mikpritja që flet me
gjuhën e institucioneve dhe të zemrës
Ajo
ditë në Konsullatë tregoi se çfarë ndodh kur protokolli nuk është barrë, por
kulturë.
S'pati
teprime – pati qartësi, qetësi, përpikmëri.
Konsulli
Mizbah Mustafa mbajti ekuilibrin me qetësi profesionale,
me
ton shtetëror të matur dhe pa asnjë demonstrim të panevojshëm.
Zana
Gashi, protokollmbajtësja e Konsullatës,
ishte
dirigjentja që rregullon ritmin pa kërkuar skenën.
Stafi
– i sjellshëm, i përkushtuar, i pranishëm –
krijoi
atmosferën e një institucioni që e njeh peshën e vet në diasporë.
Konsulli
Mustafa, me hapjen dhe përcjelljen e rregullt të bashkëbisedimit, artikuloi
qartë filozofinë e tij:
"Jemi
mbledhur për ta sensibilizuar më gjerësisht çështjen e mësimit të gjuhës shqipe
në Hamburg; jemi mbledhur për të punuar dhe bashkëpunuar."
Dhe
atë ditë pamë versionin tonë më të dinjitetshëm kolektiv.
2. Gjuha amtare – jo
metaforë, por strukturë mendimi
Rëndësia
e gjuhës amtare nuk është emocion poetik.
Është
fakt shkencor i dokumentuar nga dhjetëra studime evropiane.
Kërkimet
në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Skandinavi tregojnë se:
–
zhvillimi i kompetencës në gjuhën amtare përmirëson në mënyrë të
jashtëzakonshme mësimin e gjuhës së shkollës;
–
gjuha e prejardhjes ndërton mekanizmat e analizës logjike, strukturat
sintaksore, fleksibilitetin komunikativ dhe vetëbesimin akademik të fëmijëve.
Këto
rezultate janë vërtetuar edhe në Hamburg, Bremen, NRW,
Schleswig-Holstein,
Baden-Württemberg e më gjerë.
Prandaj,
në Hamburg, gjuha shqipe u përfshi në HSU krahas 12 gjuhëve të tjera – falë
punës së shumë aktorëve dhe sidomos hapit historik të Xhelil Musës.
3. Shtyllat e shqipes në
Veri: Xhelil Musa
Xhelil
Musa – kthesa historike në Hamburg.
Ai
e shkëputi mësimin e shqipes nga varësia e Konsullatës së ish-Jugosllavisë
dhe
e lidhi drejtpërdrejt me Senatin e Hamburgut –
në
një kohë kur Kosova ende nuk gëzonte shtetësi të njohur ndërkombëtare.
Ky
ishte akt epokal.
Ai
e çliroi gjuhën nga kufizimet politike
dhe
e futi në sistemin arsimor si strukturë publike të garantuar.
Është
një nga veprat më të mëdha institucionale për gjuhën shqipe në Gjermani.
Kolë
Gjoka – ura e natyrshme në Schleswig-Holstein
Konsulli
i Nderit i Shqipërisë në Schleswig-Holstein, Kolë Gjoka,
ka
krijuar një model të qëndrueshëm bashkëpunimi me Land-in.
Falë
punës së tij:
–
mësuesit e shqipes paguhen nga Senati i Arsimit;
–
mësimi i shqipes ka status të qartë institucional;
–
bashkëpunimi me komunitetin është i hapur dhe i gjerë.
Në
vitin e kaluar ai organizoi seminarin profesional me eksperten Edleva Mançe, me
pjesëmarrjen e mësueseve të Hamburgut, Schleswig-Holstein-it dhe Bremenit.
Ai
seminar ngriti nivelin profesional dhe solli standarde bashkëkohore.
4. Diplomacia e qetë e
Mizbah Mustafës
Diplomacia
nuk matet me ceremoni, por me prani, përgjegjësi dhe punë të përditshme.
Mizbah
Mustafa solli në Hamburg një model bashkëkohor diplomatik:
–
pa kamera të panevojshme,
–
pa vetëlavdërime,
–
pa hierarki të fryra.
Ai
ndërtoi kulturën e qetësisë institucionale:
–
të dëgjojë mësuesit një e nga një;
–
të mbledhë të dhëna reale;
–
të forcojë lidhjet mes komunitetit mbarëshqiptar, Ministrisë së Arsimit të
Hamburgut dhe Konsullatës.
Ai
qëndroi besnik ndaj asaj që në gjuhën gjermane quhet roter Faden –
vija
udhëheqëse e punës së tij:
sensibilizimi
i komunitetit shqiptar për rëndësinë e HSU-së dhe forcimi i bashkëpunimit mes
Konsullatës, mësuesve dhe institucioneve arsimore të Hamburgut.
Takimi
i 15 nëntorit 2025 ishte fryt i drejtpërdrejtë i këtij vizioni.
5. Hamburg – laborator
europian i shumëgjuhësisë
Hamburgu
është qytet ku politikat nuk mbeten në letra.
Dokumentet
e Senatit të viteve 1977, 1987, 1998–2000, 2003 dhe 2007
shënuan
kthesën historike, duke bërë HSU-në pjesë të strukturuar të shkollave të
qytetit.
Figura
të rëndësishme të shumëgjuhësisë në Hamburg:
–
Prof. Ingrid Gogolin
–
Prof. Ursula Neumann
–
Regine Hartung
–
Bilge Yörenç
Në
këtë mozaik kam ecur edhe unë –
jo
si qendër, por si gur mbajtës:
–
në seminare universitare,
–
në ngritjen e strukturave për HSU-në,
–
në ndërmjetësimin ndërkulturor e shumëgjuhësor mes shkollave, kolegëve,
nxënësve dhe familjeve nën çatinë e Ministrisë së Arsimit,
–
në mbështetjen e prindërve,
–
në forcimin e vetëdijes së shumëgjuhësisë –
shumë
kohë para se kjo të bëhej parullë politike.
Kështu,
shqipja në Hamburg është sot e qëndrueshme dhe e respektuar.
6. Edleva Mançe – zëri
profesional i diasporës
Në
NRW, Edleva Mançe ngriti një model modern të mësimdhënies së shqipes, duke
sjellë:
–
materiale bashkëkohore,
–
trajnim profesional,
–
standardizim programesh,
–
komunikim transparent,
–
identitet institucional të mirëstrukturuar.
Në
këtë klimë të re, fëmijët nuk janë spektatorë.
Ata
janë protagonistë me dinjitet.
7. Ana tjetër e medaljes
Por
jo të gjithë kanë punuar – ose vazhdojnë të punojnë – për të mirën e gjuhës.
Ndër
vite, disa persona janë vetëshpallur "përgjegjës",
pa
kompetencë gjuhësore, akademike apo institucionale.
Disa
e kanë përdorur dhe vazhdueshëm e përdorin 'shqipen' si podium për protagonizëm
personal,
e
jo si mjet edukimi dhe përgjegjësie.
Kjo
ka sjellë:
–
ndarje,
–
konflikte,
–
konfuzion,
–
dëmtim të imazhit të komunitetit.
Gjuha
amtare nuk është skenë.
Është
përgjegjësi profesionale dhe etike.
8. Takimi në Konsullatë
– kthesë e butë dhe e qëndrueshme
Takimi
i 15 nëntorit 2025 nuk ishte mbledhje formale.
Ishte
rikthim i maturisë dhe i ekuilibrit institucional.
Për
herë të parë, të gjithë u ulën bashkë –
pa
tension, pa grupime, pa hije.
Falë
qetësisë dhe drejtimit të Konsullit Mustafa:
–
çdo zë u dëgjua,
–
çdo mësuese e mësues u respektua,
–
çdo çështje u trajtua me dinjitet.
Pak
fjalë – shumë kuptim:
bashkëpunimi
profesional nuk është vetëm i mundur, por i domosdoshëm.
Përmbyllje
– Drita mbi shpatullat e fëmijëve tanë
Fëmijët
tanë ecin në shkollat gjermane me më shumë se një gjuhë në mendje.
Çdo
gjuhë është dritë.
Çdo
gjuhë është kujtesë.
Çdo
gjuhë është dritare.
Shqipja
është ura e tyre e parë.
Dhe
kjo urë sot është më e fortë se kurrë – falë:
–
Xhelil Musës,
–
Bilge Yörenç-it,
–
Ursula Neumann-it,
–
Regine Hartung-ut,
–
Edleva Mançes,
–
mësueseve të HSU-së,
–
prindërve të përkushtuar,
–
diplomacisë së qetë të Mizbah Mustafës.
Kjo
ese është një thirrje:
Ta
mbajmë gjuhën gjallë.
T'i
forcojmë institucionet me dinjitet.
Të
rrisim fëmijë që ecin me dritë.














