Mendime
Bashkim Saliasi: Kritika, arma që vret; buzëqeshja është ajo që të bën të lumtur në jetë
E merkure, 19.11.2025, 06:55 PM
KRITIKA, ARMA QË VRET, BUZËQESHJA ËSHTË AJO, QË TË BËN TË LUMTUR NË JETË
Përgatiti: Bashkim
SALIASI
Të kritikosh të tjerët, nuk është veprim i mençur.
Kritika nuk është veprim i mençur sepse e shtyn ata që kritikon, të mbrohet dhe
të justifikohet, është e rrezikshme sepse prek te njeriu, që kritikon krenarin
dhe krijon pakënaqësi.
Në gjermani është e ndaluar të
kritikosh personin pasi ka ndodhur një ngjarje. Nëqoftëse kritika bëhet me një
herë dënohet ai që kritikon dhe jo ai që ka gabuar.
Sa domethënëse është kjo ligjësi e cila ju jep mundësi
njerzëve që të rregullojnë marrdhëniet ndërmjet tyre. Ne njerëzit e vdekshëm
jemi të gjithë njësoj: gjithmonë të gatshëm të kritikojmë të tjerët.
Njeriu kur mendon se do kritikojë dikë le të kujtoj një
herë veten se si duhet të sillet ai kur e kritikojnë atë. Njerëriu duhet të
bindet se kritika është si ai plumbi, që bënë rikoshet dhe vret atë që e zbraz
revolen.
“Mos gjyko, që mos të jesh i gjykuar!”.
Ta gjykosh tjetrin për veprimin, që ka kryer është njësoj si ta pushkatosh, dhe
kur je para pushkatimit do mundohesh të gjesh të gjitha mundësit për të
shpëtuar. Pra nga i akuzuar do kthehesh në akuzues.
Kur duam të shmangim hatërmbetjet, që mund të zgjasin
disa dhjetëvjeçar, është mirë ta përmbajmë veten, që mos të bëjmë menjëherë
kritika dhe mos i japim me lehtësi mësime tjetrit edhe përse mund ti meritojë.
Të tjerët është mirë ti trajtomë ashtu sikundër dëshironim të na tajtonin dhe
ne.
Po ta mendojmë thell - thell kemi të bëjmë me një qënie
që qeveriset, jo vetëm nga logjika, por edhe nga pasionet. Një proverb
shkodrane thotë: “Mos të hyftë vetja në qejf se thyen kokën”.
Kritika është një mjet i rrezikshëm, e aftë të provokojë
një shpërthim në egon e një personi, shpërthimin që mund të ketë pasojë edhe
vdekjen. Njeriu, në sensin e mirë të fjalës nuk ka përse të flas keq për
tjetrin sepse dashje padashje fjala i vete në vesh dhe sjell vetëm konflikte
dhe mëri. Një proverb nga tepelena thotë: “doli fjala nga dhëmballa e mori vesh
tërë mëhalla”.
Nga pikpamja personale është më e lehtë të ndryshosh
veten sesa të mundohesh të kritikosh dhe ndryshosh të tjerët. Mendoj se tjetrit
duhet ti zëmërohesh aq sa peshon dhe nuk ke arsye përse të konfliktohesh me
të. Po të sjellim në mendje proverbën
angleze: “ Të kuptosh gjithçka, do të thotë të falësh gjithçka”.
Mos harrojmë se njeriu lufton që gjithëkund të jetë i
rëndësishëm. Dëshira për të qënë i rëndësishëm, është një nga ndryshimet
thelbësore ndërmjet njeriut dhe kafshëve. Pra shprehja më thuaj se si e
plotëson dëshirën tënde për t'u dukur i rëndësishëm dhe të them se kush je. Kjo
përcakton karakterin dhe personalitetin tënd.
Në jetën e përditshme na takon të takojmë lloj-lloj
personash, por ajo që unë vë re është se të gjithë dëshirojnë të flasin vetë
dhe tjetri duhet të dëgjojë. Sa më shumë koplimenta ti bëjmë bashkëbiseduesit
aq më shumë do i adhurojnë fjalët tona, i cili do i mbaj mend dhe kur ne i kemi
harruar pas disa vitesh.
Është e çuditshme se sa shpejtë harrojmë. Nëse dëshirojmë
të bëjmë sa më shumë miq nuk duhet të fillojmë, të pretendojmë që ata të
interesohen për ne dhe për punët tona.
Mënyra më e mirë është ta ndjekësh me
vëmëndje bisedën dhe tia aprovosh atë. Që të kesh shumë miq është mirë që me
njerëzit të përshëndetesh me dashamirësi.
Përdorimi i shprehjeve: “Ja ku jam në dispozicionin tuaj”,
krijon afrimitet dhe ngjallin ndjenjën e besueshmërisë. Buzëqeshja fletë më
tepër se një mijë fjalë.
Vite më parë kur ikja për në punë përshëndetesha me gruan
me shprehjen: Mirupafshim. Vitet e fundit kur unë u gjenda larg në punë në
mëngjez jo vetëm që përshëndetem me gruan, por puthemi njëri-tjetrin. Ndihem
mirë dhe dita kalon për bukuri.
Kur ndodh që ndonjëherë nuk përshëndetemi me njëri
tjetrin dita më duket e gjatë dhe mërzitëshme. Një proverb kineze thotë: se
kush nuk di të buzqeshë, nuk duhet të hapë dyqan.
Të buzqeshësh do të thotë se je krenar
dhe rrit sasin e prodhimit të adrenalinës në gjak. Ti thërrasësh tjetrit në
emër tregon afri dhe ngjall respekt dhe përqënderim vëmendje.
Njeriu është shumë krenar për emrin e
tij, sa do ta përjetësoi me të gjitha mënyrat. Për një njeri emri është
tingulli më i bukur për të. Që të ndjihesh i afërt me dik është më se e
domosdoshme që ti mbash mend emrin dhe akoma më e mirë kur fikson emrin e
fëmijve dhe të gruas.
Të gjithë jemi kureshtar nëse na dëgjojnë kur flasim dhe
sa vemendje na kushtojnë. Ajo, që duhet bërë kur dikush flet është që tjetrin
ta shikosh në sy dhe me vemendje të plotë maksimale.
Që të kesh sa më shumë shok e miq është e nevojshme të
jesh një dëgjues i mirë dhe ta inkujarosh tjetrin të flas vetëm për veten.
Bisedën me bashkëbiseduesin e bënë më interesante problemi që i intereson atij.
Që ta bësh tjetrin që të dëgjojë duhet të mos e ndërpresësh dhe ti aprovosh
mendimet pa e fyer dhe e ndërprer gjatë bisedës, kështu fitoni respektin e tij.
Si mund ta bëni një grua që t'ju
dashurojë?
Sekreti është vetëm që ta shtysh femrën
që të flas për veten e saj dhe ta dëgjosh me kujdes dhe ti aprovosh ato që
thotë. E njëjta metodë është dhe për
burrat, po ti flasësh për veten e tij dhe ato që i interesojnë, ai do tu
dëgjojë për orë të tëra. Qëllimi është, që tjetri të ndihet njerëzor dhe i
rëndësishëm!
Të debatosh me tjertin do të thotë që të kesh siguri për
atë që diskuton dhe ti japësh zgjidhjen që bashkëbiseduesit ti interesoj dhe
mos ta kundërshtosh pa baza.
Kur tjetri ngul këmbë për problemin që diskutohet se e
vërteta është kështu dhe në qoftë se ai është gabim duhet ta pranosh dhe mos
konfliktohesh me të se nuk fiton gjë, por përkundrazi ngjall mëllëf dhe
urrejtje.
E thënë ndryshe humbet një mik dhe nuk
do kesh miqësin e kundërshtarit tënd. Më shumë vlen një miqësi e re sesa një
fitore akademike.
Mënyra më e mirë të dalësh nga një debat është ta evitosh
atë, -shkruan Dale Carngie. Që të jesh i mirpritur në shoqërin e tjetrit nuk
duhet filluar biseda, që dua t'ju tregoj këtë gjë apo atë gjë.
Kjo është një sfidë që ngjall në shpirtin e
kundërshtarit, bashkëbisedues dëshirën
për të debatuar, përpara se të flisni. Sokrati u thoshte gjithmonë
dishepujve të tij në Athinë: “Di një
gjë, që nuk di asgjë”. Pra, unë mund të mendojë ndryshe, por dhe më
ndodh shpesh të jem gabim, dhe do të doja të bindesha për këtë.
Kjo frazë bënë mrekullira, sepse tjetri nuk ta merr për
të keq dhe të dëgjon me vëmendje për problemin që diskuton. Individët e llogjikshëm
janë të paktë, shumica janë të paragjykueshëm, të mbushur me lloj-lloj
konceptesh, ndjenjash xhelozie, dyshimi, frike, zilie, krenarie etj. Këta lloj
njerëzish mbrojnë fortë opsionet e tyre.
Nuk janë idet që janë të çmuara, por është egoja e njeriut
që kërcënohet nga rreziku që duhet të pranojmë se kemi gabuar. Njeriu kështu
është bërë. Kur kemi gabuar atë mund ta pranojmë kur flasim me një mik të
ngusht që ia hapim zemrën dhe na e hap atë duke pranuar këshillat e njëri
tjetrit.
Gabimi pranohet kur na e thonë me
mirsjellje dhe nuk pranohet kurr duke ta përplasur në fytyrë. Një rast që më kujtohet nga jeta ime në vitet e para të punës, kur unë të
tjerët i shikoja se dinin pak dhe unë dija më shumë shpesh nëpër mbledhje i
kritikoja ashpër për rezultatet e ulta që kishin në lëndët e tyre dhe në lëndët
e mija nxënësit kishin rezultate të larta.
Një ditë një miku im më ftoi të pinim një gotë raki dhe në bisedë e
sipër me shumë mirsjellje më thotë.
“Jeni bërë shumë i besdishëm në
kolektiv”.
Ju, kundërshtoni të gjithë ata që nuk kanë të njëjtin
mendim me ju dhe kolegët tuaj ndihen më mirë kur ti nuk ndodhesh i pranishëm në
ambjentet ku ata rrinë dhe diskutojnë për probleme të ndryshme.
Ti mendon se di gjithçka, në shumë fusha të jetës dhe
askush nuk ka të drejtë të të kundërshtojë, sepse e ka të humbur davanë. Po të
vazhdosh kështu do të ngelesh vetëm dhe nuk do kesh asnjë shokë e shoqe.
E dëgjova me shumë vemendje dhe që nga ai moment e
detyrova veten që të hiqa dorë nga kundërshtitë e mendimeve kundra. Shumë
shpejtë pash se bashkëbisedimi me kolegët ishte i këndëshm dhe mendimet që unë
shprehja mi pranonin me shumë kënaqësi.
Ajo që më ka mbetur në mendje është se
kur kundërshtarit i jep të drejtë ai shumë shpejtë do bëhet miku juaj. Në asnjë mënyrë nuk i thuhet tjetrit hapur se e ke gabim.
Të bësh autokritik është njësoj sikur të falësh dhe të
qetësosh shpirtin. Të flasësh me sinqeritet me miqtë dhe të prekësh zemrat e
tyre do të thotë që ke krijuar popullaritet dhe të gjithë janë të gatshëm për
të ndihmuar. Të pranosh gabimin me sinqeritet do të thotë të fitosh lumturinë e
humbur.
Në këtë mënyrë pakson armiqët dhe rreth teje do mblidhen
më shumë miq. Po të kemi në konsiderat
thënien e Linkolnit se: “Një pikë mjaltë tërheq më tepër miza se sa një litër
uthull”, do dalim në përfundim se pika e mjaltit do fitojë më shumë zemra dhe
kështu do kemi më shumë miq se sa armiq.
Sa domethënse është përralla me diellin dhe erën se, kush
është më i fortë nga këta të dy. “Era i thoshte diellit sa e forta jam unë se
ty”. E shikon atë plakun atje, unë e bëjë që ta zhvesh pallton më shpejtë se ty
dhe fillojë të fryjë me të gjithë forcën e saj, por sa më tepër frynte, aq më
shumë plaku mbështillej me pallton e tij.
Në fund era u dorëzua. Atëherë dielli doli mbrapa reve ku
ishte fshehur dhe hodhi rrezet e tij mbi plakun ngadalë e butësisht. Plaku
ndjeu të ngrohtë dhe e hoqi pallton.
Dielli i tha erës me mirëdashje arrihet
më tepër, se sa me rrëmbimin e zemrës.
Mirësjellja dhe mirëkuptimi mund të na bëjnë të ndryshojmë mendim shumë më
lehtë se të gjitha detyrimet e grindjet e botës.
Kinezët kanë një proverb që pasqyron gjithë mençurinë e
pandryshuar të Orientit” “Kush ecën ngadalë, shkon larg dhe shëndosh e mirë”. E
kuptuar ndryshe kjo proverb do të thotë, që gjatë bashkëbisedimit me
kundërshtarin të bëjmë të mundur, që ai që në fillim të bisedës të thotë”po”.
Rushefuko, filozofi i madh francez
thoshte: “nëse doni të krijoni armiq tregohuni superior ndaj miqve tuaj; nëse
doni të bëni miq lërini miqtë tuaj të ndihen superior ndaj jush”.
Kur miqtë na e kalojnë në diçka, ata ndihen të
rëndësishëm dhe kjo i shtyn ata të jenë bamirës, ndërsa kur ne i kapërcejmë
ata, lind në shpirtin e tyre një ndjenjë inferioriteti që pastaj sjell
xhelozinë dhe zilinë. Në qoftë se na takon, kur bashkëbiseduesi, që jemi duke
folur e ka gabim, por me të tijën ai është i bindur se mendimin e shpreh
drejtë nuk duhet ta dënojmë sepse e ulim
në personalitet dhe e bëjmë që të ndihet keq.
Suksesi në jetë varet më shumë nga aftësia, për të vlerësuar
gjërat nga këndvështrimi i personave të tierë.
Pra e thënë ndryshe ti lëm të kuptojë bashkëbiseduesi sikur, idetë kane
lindur nga ai!
Që t'ju duan dhe tu dëgjojnë të gjithë është mirë, që
bisedën ta nisim me shprehjen: “Nuk ju vë faj aspak nëse mendoni në këtë
mënyrë, po të isha në vendin tuaj ka mundësi që të mendoja dhe unë kështu”.
Këto fjalë e qetësojnë si me magji dhe njeriun më
grindavec qoftë. Të ngjallësh simpatin te njerëzit e tjerë do të thotë se ke
fituar krebilitet dhe je i mirëpritur në çdo rrethanë.
Njerëzimi e kërkon dhe e dëshironë me zjarr simpatinë.
Për tu bërë i adhurueshëm nga të tjerët është e nevojshëme të shprehim simpati
për mendimet dhe dëshirat e të tyre!
Ta vrasësh tjetrin me pambuk, thotë populli ynë. Pra më e
mira do ishte që tjetrit t'ja vëm në dukje të metat indirekt dhe pa e prekur
atë. Në të mirë të kuptimit të riparimit të të metave është që në radhë të parë
të flasësh për të metat e tua përpara se të kritikojmë tjetrin dhe mos të
prekim të tjerët në krenarin e tyre.
Para se të bësh pyetjen duhet të përgatitesh për
përgjigjen që do marrësh. Pyetja sa më e shkurtër të jetë aq më dimethënse
është. Ti japësh tjetrit përshtypjen se ka diçka për të mbrojtur, largoni
hatërmbetjen dhe mërzin e cila ndikon direkt në sjelljen e tij karshi jush.
Mënyra më e mirë për të eleminuar të metat është që ta ikurajojmë
bashkëbiseduesin që të metat ti duken të
lehta për tu korigjuar dhe propozimi juaj ti jap kënaqësi, kështu ai do ndihet
krenar dhe do kërkojë që tju takojë dhe të bisedojë më shpesh sepse fiton besim
dhe respekt karshi jush.
Egoizmi dhe xhelozia kanë shkatërruar
bura shteti, artist e shkrimtar të mëdhenj.
Rasti i Napolonit të III-të të Francës që u martua me Eugjenian, që ishte shumë
e bukur dhe në vitet e para të martesës kalonin për bukuri zjarri i dashuris u
shua shumë shpejtë, kur ajo filloi të bëhej xheloze, grindej dhe ankohej
vazhdimisht.
E brejtur nga xhelozia dhe dyshimet, Eugjenia e bukur nuk
kujdesej për porosit e burrit. E shqetësonte vazhdimisht, hynte në zyrën e tij
kur ishte i zënë me punët e shtetit, nuk e linte kurrë vetëm , nga frika se
mund të takonte gra të tjera.
E persekutonte dhe e bezdiste burrin e saj aq sa,
Napoloni, pronar i dymbëdhjetë kështiellave madhshtore, nuk kishte një vrimë ku
mund të rrinte i qetë.
Napoloni fshehurazi dilte nga pallati i shoqëruar nga
ndonjë mik besnik e shkonte e gjente shoqërinë e ndonjë gruaje të bukur, apo
bënte xhiro nëpër qytet për të marr frymë lirishtë. Eugjenia ishte një grua e bukur. Ajo kishte
hipur në fronin e Francës, por as mbretërimi, as bukuria nuk mund të mbanin
gjallë flakën e dashurisë në mes gjithën atyre skena grindjesh.
Sherri i vazhdueshëm është vdekjeprurës, ai vret e zhduk
këdo. Gruaja e kontit Leon Tolstoi, fatkeqësishtë e kuptoi këtë fakt kur ishte
shumë vonë, dhe, në shtratin e vdekjes
iu rrëfye vajzave të saj.
“Unë isha shkaku i vdekjes së babait
tuaj”. Vajzat që qanin nuk i thanë gjë, e dinin të vërtetën, që
ajo kishte vrarë babanë e tyre me ankimet e vazhdueshme, me zënkat e
përjetshme, me kritikat e saj në çdo moment!
Tolstoi ishte romancieri më i famshëm i kohës dhe librat
e tij “Lufta dhe Paqa”, “Ana Karenina”, do të mbeten të pavdekshëm. Jeta e tyre
bashkëshortore kishte filluar shumë mirë, në periudhën e parë të martesës, por
më pas ndodhi diçka e çuditshme.
Tolstoi pak nga pak ndryshoi. Fillimisht u kthye në
dishepull, në mbrojtje të Krishtit, më vonë adhuronte tokat dhe pëlqente jetën
e varfërë. Jeta e Tolstoit ishte një tragjedi dhe shkak i kësaj tragjedie ishte
martesa. Gruaja e tij donte lluksin, Tolstoi e përbuzte.
Ajo donte famën dhe vlesimin e shoqërisë, Tolstoi nuk
interesohej për to. Gruaja e tij donte paratë dhe pasurinë, Tolstoi e
konsideronte pasurinë dhe pronën private një krim.
Dëshira e tij e fundit ishte që e shoqa të mos afrohej
pranë krevatit, ku po jepte shpirt. Ky ishte çmimi që kontesha Tolstoi pagoi
për heretizmin e saj, për grindjet, ankimet dhe kritikat e pafund.
Njerëiu nuk arrin as gjë me grindje dhe ankime, përveç se
shkatërron lumturin e ndërtuar. Dhe Abraham Linkolni nuk kishin asgjë të
ngjajshme me njëri tjetrin. As edukimin, as temperamentin, as shijet, as mentalitetin.
Zonja Linkoln kishte një xhelozi kaq të tepruar që nuk pyestye ku ndodhej, por
në çdo ambjent bënte skandale publike.
Më në fund u mbyll në çmendi. Kto janë rezultatet që
zonja Linkoln, mbretëresha e Eugjenia dhe kontesha Tolstoi arritën me sjelljen
e tyre. Një nga arsyet kryesore që bashkëshorti braktis shtratin
bashkëshortor janë zënkat dhe kritikat e vazhdueshme midis tyre. Mos u
grindni dhe mos bëni kritika, që të keni një jetë familjare të qetë. Evitoni sa
të jetë e mundur zënkat dhe konfliktet midis jush.
Asnjëri mos të pretendojë të ndryshojë karakterin e
bashkëshortes së tij. Në shumë libra flitet për jetën e Dizarelit, politikanit
anglez. Dizareli nuk dashuronte dhe u martua me një grua 30 vjeçe më të madhe
se veten.
Gruaja zotëronte pasuri të shumta dhe ishte një vejushë e
pasur, por që i mungonte kultura në të gjitha degët, ama ishte mjeshtre në
trajtimin e burrave. Vejushës nuk i shkoi kurrë në mendje që të vihej në garë
me gjeninë e të shoqit, por kur ai vinte në shtëpi, i lodhur dhe i dërrmuar nga
debatet e tij brilante intelektuale, ishte i lumtur që mbështetej në prehrin e
saj.
Orët që kalonte me të shoqen ishin orë të qeta dhe nënë
përkëdhelit e saj ai i tregonte për jetën në parlament dhe ashtu duke treguar e
zinte gjumi. Dizareli dhe kur e shoqa gabonte nuk e kritiknte kurrë dhe nëse
dikush e bënte këtë ai hidhej menjë herë në mbrojtje të saj.
Gjëja e parë që duhet mësuar në marrdhëniet tona me të
tjerët është që ta lëmë që secili të jetë i lumtur sipas mënyrës së tij apo të
saj, me kushtë që mos të na shkaktojnë ne dëme.
Suksesi i martesës nuk varet vetën në
gjetjen e personit të përshtatshëm, por edhe, mbi të gjitha, në “qenien” person
i përshtatshëm.
Mos pretendo të duash të ndryshosh karakterin e
bashkëshortes tënde! Shkak i prishjes së martesave është kritika e pamëshirshme
dhe e panevojshme.
Burri duhet të dijë të gjejë fjalët e përshtatshme, të
shpreh vlerësimin për përpjekjet që bënë gruaja e tij për t'u dukur e veshur sa
më mirë. Por, të gjithë harrojmë se gratë e kanë dobësi veshjen.
Kur një gruaje 90 vjeçare i treguan një fotografi që
kishte dal 30 vjet më parë dhe shikimi i ishte dobësuar shumë, pyetja që bëri
ishte se çfarë fustani kisha veshur.
Një burr i kujdesshëm duhet të bëjë kujdes që ti bëjë
koplimenta gruas së tij për veshjen dhe kolorin e ngjyrave që zgjedh. Që një
grua të jetë e lumtur ka nevojë të gjejë te bashkëshorti mirënjohje dhe aprovim
të pakushtëzuar. Bëjë sa më shumë vlerësime dhe lavdërime të sinqerta! Ajo për
të cilën ka nevojë më shumë një grua për të falur dashuri janë lulet. Ato janë
quajtur gjuha e dashurisë.
Gratë i japin shumë rëndësi festimit të
datëlindjeve apo përvjetoreve të ndryshme.
Kjo është një nga misteret e natyrës femërore. “Dashuria ndonjë herë
shuhet për shumë voglsira”.
Xhesti i mirësjelljes nxit shtimin e dashurisë midis
partënerve dhe nuk kanë përse të presin të nesrmen! Sjellja jo e mirë është
kanceri që largon dashurinë. Mirësjellja është një cilësi e domosdoshme për
lumturinë e familjes, ashtu si kripa që i hidhet gjellës dhe i jep shijen e
duhur.
Që jeta familjare të jetë e qetë dhe
marrdhëniet të jenë të mira një burr duhet ta puth gruan e tij në buzë dhe në
sy, që ta bëjë memece dhe të verbër dhe ti lavdëroi fustanin që ka veshur që
ajo të harroj pretendimet......
Tiranë,
18/11/2025









