E marte, 18.11.2025, 11:01 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Zgjedhja e Bedri Hamzës dhe deklarata e Presidentes!

E marte, 18.11.2025, 06:55 PM


Zgjedhja e Bedri Hamzës dhe deklarata e Presidentes!

Shkruan: Florim Zeqa

Në kohën kur PDK e kishte zgjedhur Memli Krasniqin për kryetar në Konventën e 11-të, një mikut tim në Zvicër i pata thënë këto fjalë: "Me zgjedhjen e Memlit dhe PDK-ja shkoj për lesh sikurse LDK-ja me zgjedhjen e Lumirit"!

Zgjedhja e Bedri Hamzës, zgjidhje e duhur kalimtare për PDK-në

Siq dihet tashmë, në Konventën e saj të 12-të, Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur Bedri Hamzën për kryetar të ri.

Këtë e konsideroj zgjidhje të duhur dhe kalimtare për PDK-në!

Por nuk duhet harruar se këtë zgjidhje PDK-ja e bëri me kosto shumë të lartë!

E humbi Mitrovicën për një zgjidhje kalimtare!

Zgjedhja e Bedri Hamzës më kujton kohën kur ish lideri i LDK-së e caktoi për ministër në 'Qeverinë Kurti 1' ish kryetarin e Podujevës, z. Agim Veliu.

Dihet çfarë fitoj, për ta bërë Veliun ministër për më pak së gjashtë muaj, LDK e humbi bastionin më të fuqishëm në Kosovë-Podujevën!

Se a ja vlenë barra qeranë PDK-së, që për një kryetar kalimtar ta humbas Mitrovicën mbetet të shihet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare!

PDK-ja për të arsyetuar humbjen e Mitrovicës, me Bedri Hamzën kryetarë, në zgjedhjet parlamentare duhet ngritet së paku për 5 %, në të kundërtën, kjo mbetet lëvizja më e gabuar politike nga themelimi i saj!

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi, pas 4 viteve e 4 muajve pa rezultate evidente në krye të kësaj partie!

Lajmi për dorëheqjën e Memli Krasniqit ishte befasi e papritur!

Megjithatë kjo e tregon nivelin e përgjegjësisë politike të individit dhe seriozitetin e një partie politike.

Dorëheqja e kryetarit të PDK-së shënon fillimin e një standardi të ri politik, i pa parë deri më tani në subjektet tona politike.

Tani është radha që shëmbullin e Memlit ta ndjekin edhe liderët e tjerë opozitar pa rezultate në skenën parlamentare!

Le të fillojë LDK me Lumir Abdixhikun, AAK me Ramush Haradinajn e kështu më radhë!

Kësaj radhe nuk po flas për LDK-në, pasi kam folur paraprakisht!

AAK e ka liderin hiostorik, por jo edhe kryetarin pragmatik që i shënon ngritje më të madhe këtij subjekti politik! Adaj AAK-së i duhet të kërkojë zgjidhje të re dhe të shpejtë për të mbijetuar në skenën parlamentare!

Pas shuarje së AKR-së së Pacollit, pritet të shuhet shpejtë edhe NISMA e Limajt turbulent, i cila nga njëra palë zgjedhje në tjetrën po u vardiset partive të tjera për të siguruar një ulëse në Parlament!

Në fund edhe dy fjalë për partinë më të madhe në vend

LVV është e lidhur ngushtë me personalitetin e Albin Kurtit, saqë nuk guxon të bëjë eksperimente politike siq kishte bërë me Visar Ymerin!

LVV pa Albin Kurtin është vetëm një 'kullë prej letre' që shëmbet lehtë dhe nuk ndreqet më! Në fakt partitë autoritare i mbanë aureola e liderit dhe jo organizimi i brendshëm që kanë!

Deklarata skandaloze e Presidentes

Deklarata e papritur e Presidentes Vjosa Osmani për "900 banda kriminale të shkatërruara", përveqse e pamatur politikisht, nuk ishte në kohën e duhur! Ajo me këtë deklaratë e ka dëmtuar akoma më shumë imazhin e shtetit, duke e dhënë imazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar, ku si e tillë konsiderohet vend i pakonsoliduar dhe problematik në Ballkanin Perëndimor!

Pavarësisht tendencave për "sqarim" të deklaratës, dëmi mbetet i njëjtë dhe i papërmirësuar i Presidentes, i njëjtë sikurse "punimi shkencor' i Dimal Bashës për luftën e UÇK-së!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: Kardinali Gerhard Müller - Nuk mund të jemi katolikë të mirë dhe të jemi komunistë Prend Buzhala: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, humbja e besimit dhe ikja e të rinjve Hasan Hoxha: Të pathënat për Fatos Nanon Florim Zeqa: Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën! Shefqet Sulmina: Lufta e Trojës? Apo Lufta e Iiridës? Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura'' Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx