E hene, 17.11.2025, 04:02 AM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Robert d’Angely - 'Enigma'

E diele, 16.11.2025, 06:54 PM


ROMANI ENIGMA E AUTORIT ROBERT D’ANGELY

Përjetime pas leximit të romanit “Enigma” të autorit Robert d’Angely

Nga Bashkim Saliasi

Romani autorit Robert d’Angely paraqet një tabllo të së kaluarës, që shumë autor grek, serb, bullgar etj, e mohojnë prejardhjen e gjuhës shqipe. Albanologu Robert d’Angely duke u nisur nga hulumtimi dhe krahasimi i disa gjuhëve europiane nxjerr në pah, se ashtu sikundër ka të panjohura për gjuhën Franceze edhe për gjuhën shqipe ka të panjohura.

Populli shqiptar qe i pushtuar rreth 500 vjet nga Perandoria Turke dhe ruajti gjuhën dhe zakonet e tij. Populli ynë edhe pse i ndarë në dy fe, tosk dhe gegë fqinjët tanë i kujtojnë, se janë në armiqësi. Por, është provuar e kundërta se besimi nuk luan asnjë rol në mbarvajtjen e mardhënieve të popullit tonë.

Populli shqiptar ka një unitet kombtar.

Europa Mesjetare nëpërmjet Perandorisë Bizantine, trashgimtare të fuqive dhe të qytetrimeve romak dhe grek, është ajo që realizon, konkretizon dhe na provonë në mënyrë të padiskutueshme ekzistencën materiale të elementit shqiptar dhe epërsinë e gjuhës dhe të frymës shqiptare, që sundon nga Kostantinopoli në Kerson, nga Athina në Brigjet e Francës, nga Shqipëria në Egjypt, nga Danubi në Romë dhe deri në Sicili dhe nga Kolonat e Herkulit deri në Kaukaz.

Shumë autor mohojnë entomologjinë e vërtetë të fjalëve, nga pikpamja e prejardhjes entimologjike duke i quajtur turke, arabe, persiana, rumune, sllave, greke, italiane  etj, por asnjë herë nuk mendojnë se ato janë shqipe.

Me plot të drejtë autori romanit “Enigma” albanologu Robert d’Angely thekson; se Shqiptarëve duhet t’u kthehet ajo që u takon dhe ishte e pellazgëve; nën emrin trakëve, tirrenëve, frigëve, etruskëve, romanëve, bizantinëve, e të tjerve, dhe që serbët, grekët ose helenët e bullgarët e sotëm kanë arritur ta uzorpojnë abuzivisht nëpërmjet një propogande tendecioze, duke e shtëmbëruar të vërtetën historike në favorin e vet.

Ndërmjet të tjerash autori shkruan; - se po t’i besonim Nastradamusit, se shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi të gjitha kartat e tyre dhe do ta habisnin gjithë botën në arenën politike ndërkombtare.

Pellazg entimologjikisht do të thotë; - i lindur shqiptar, i lindur i bardhë, ose i lindur nga rracë e bardhë. Duke marrë shkas nga ku libër ku autori nëpërmjet hulumtimit dhe krahsimit që bënë arrinë të nxjerr përfundimin se shqipja e sotme rrënjët i ka te pezallgjishtja.

Gjatë tre viteve të para pas viteve ’90, që qëndrova emigrant në Greqinë fqinje, takova shumë njerëz të profesioneve të ndryshme, dhe pse nuk e dija gjuhën e tyre arrita shumë shpejtë të kuptoj dhe të mësojë në mënyrë autodidakte gjuhën greke.

Ajo që më ka mbetur në mendje në të gjitha vendet që punova dhe jetova si në Patra, Kallamatë apo edhe në Qelqera (Korfuz) ekzistonin të njëjtët mbiemra si te ne. Pronari im në Kallamatë ishte me mbiemër Guzo, kur ky mbiemër në Myzeqe është shumë i përhapur, në zonën e Liobofshës etj.

Edhe në Patra mbiemri Gjika, është mjaftë i përhapur sikundër gjendet në Vlorë dhe rrethina të tjera në Shqipëri si në Himarë etj… ajo që më ka mbetur në mendje nga prania ime në dasma apo edhe në vaftisje të fëmijëve ku mora pjesë ishte, se mënyra e qerasjes, dollisë, shtrimit të tavolinës, uljes në tavolinë sipas fiseve, zakonin e pritjes së nuses, apo dhe cermonit mortore ishin të njëjta si zakonet tona. Po kështu dhe mënyra e qeverisjes në familje të cilën e bënte burri dhe rrall here gruaja.

Të gjitha këto që përmenda më lartë na çojnë në një origjinë të përbashkët. Autori me të drejtë shkruan se, që nga koha e Jezu Krishtit, e vetmja gjuhë  mbizotruese që është folur në Perandorinë Romake, ka qënë gjuha shqipe.

Latinishtja e greqishtja nuk kanë qënë, ashtu si sanskritishtja, veçse gjuhë letrare dhe diturore. Me të drejë autori shtronë pyetjen: - si ëshë e mundur që në atikitet dhe në epokën Bizantine, gjuha greke nuk flitej nga të gjithë, sepse vazhdimisht zbulohen mjafë mbishkrime greke, të cilat lidhen me këto epoka.

Dijetarët mendojnë, se historia dhe vendosja e helenëve në Greqi përkojnë me shfaqen e parë të hekurit në Ballkan, kurse tradita, sikundër thonë ata, e bënë këtë popull sikur të ketë ardhur nga Skitia ose Kaukazi, nëpër Danub dhe bregun e Adriatikut rreth shekullit të XV-ose XVI-.

Helenët, vë në theksin Robert d’Angely janë pasardhës nga përzierja e pellazgëve me mesopotamasit ose egjyptasit, që emigruan në Greqi rreth 1700 vjet para Krishtit dhe të cilët u përzien për herë të dytë pas vendosjes së tyre në Greqi, me të tjerë pellazgë.

Me një fjalë këta janë pasardhës të Danit, Kekropsit, Kodrosit, Kadamit dhe të shokëve të tyre, që zbarkuan me ta dhe atyre të pellazgëve të Greqisë, që u bashkua me këta imigrantë.

Nga kjo del që pellazgët që nuk pranuan këtë “bashkëpunim”, përbën klasën e iliotëve, të penestëve, të metekve, të periekëve, të robëve të tokës etj.

Shteti social i Greqisë së lashtë përbëhej nga elementi mbizotrues dygjuhësh që fliste në shtëpi në gjuhën shqipe dhe që mësonte në shkollë greqishten, dhe që u quajtë më vonë helenë, të dalë nga përzierjet pellazgo-egjiptiane, pellazgo-armense, pellazgo-fenikse, ose pellazgo mesapotamase, të imigruara në Greqi dhe të përzier përsëri me disa pellazgë, që kanë dashur ta pranonin këtë përzierje, dhe më pas me elementin pezallgjik të pastër autokton, që fliste në shtëpi dhe kudo vetëm pellazge ose shqipe dhe elita që mësonte gjithashtu greqishtë quheshin helenë.

Ndërmjet të tjerash shkrimtari Robert d’Angely shkruan me bindje se; -kur themi se pellazgët shtriheshin kudo, nga Kaukazi deri te shtyllat e Herkulit, dhe se të gjithë popullsitë të cituara nga të gjithë shkrimtarët e lashtë ishin pellazgë ose të rracës së bardhë dhe flisnin të njëjtën gjuhë, ne nuk trillojmë asgjë, sepse ky fakt del nga tekstet e lashta.

Mbi bazën e këtyre teksteve mund të konstatohet edhe se ka qënë gjuha shqipe, e cila në epokat e më vona ka shërbyer si lidhje, ose çimento ndërmjet popujve që flasin shqipen në Perandorinë Bizantine, në Itali, në Ovrenjë, në Spanjë etj, dhe se vijon ende të shërbej nëpërmjet popullësive të Shqipërisë së lirë dhe shqipfolëse të Greqisë, Italisë, Turqisë, dhe kolonive të tjera shqiptare.

Është fakt i pamohushëm për emigrantët që përshtaten shumë shpejtë me kulturën e vendeve ku kanë emigruar dhe mësojnë shumë shpejtë gjuhën e tyre. Po kështu edhe fëmijët e tyre që kanë lindur në vendet ku kanë emigruar prindërit, mësojnë dhe dallohen nëpër shkollat ku mësojnë, si në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, Amerikë. Australi e tje, dhe kanë një bazë kulturore të gjerë në shumë fusha.

Jo më kot Robert d’Angely shkruan; -duke u mbështetur në dokumentat e kohës se Aleksandri i Madh, Skënderbeu, Bonoparti janë kapedan shqiptarë.

Të tërë këta kapedan kanë imituar komandantin e ekspeditës së parë të ariasve dhe njëri-tjetrin…

Lind pyetja: - si ka mundësi që nuk ka ardhur asgjë e shkruar në gjuhën pellazge deri në ditët tona?!

Përgjigjen e jep shumë qartë Robert d’Angely ku sqaron: - që nuk ka ardhur asgjë e shkruar në gjuhën pellazge, kjo ka ndodhur sepse papiruset ku kanë qenë shkruar të ashtuquajtura poema homerike u fshin për të përfituar fletë që të shkruheshin mbi to, fletë që gjithnjë mungonte.

Një argument tjetër është se, grekrit përsërisnin shprehjen bla-bla që e ka prejardhjen nga pellazgjishtja që flet mbarë e mbrapsht dhe së dyti shkurtimi fjalëve sikundër ndodh  edhe në gjuhën tonë të folur në gegërisht dhe toskërisht.

Grekërit mundohen me gjithfarë mënyrat të bëjnë helenizimin e shqiptarëve që emigruan në greqi nëpërmjet ndërrimit të emrave. Në fakt shkruan Robert d’Angely, njeriu nuk lind grek ose Helen, por pellazg i përzier, dhe bëhet grek ose Helen, pasi mëson mirë gjuhën greke.

E tillë paraqitet situate edhe sot… Çdo njeri nga emigrantët që ka mësuar gjuhën greke e quan vetem Helen. Turp…të mohosh kombësin dhe gjuhën tënde, mallkim nga Zoti…

Për ta thënë të sakt historinë e Greqisë, që ishin pellazg, domethënë të lindur të bardhë, kanë banuar, si gjithë njerëzit primitivë, nëpër shpella dhe kanë gëdhendur në strall si veglat, dhe mjetet për të cilat kishin nevojë që t’i përdornin si armë qoftë për t’u mbrojtur, qoftë edhe për të siguruar ushqimin.

Më vonë ata kaluan nëpër të gjitha etapat për të ardhur në gjendjen shoqërore më e përparuar dhe, po ashtu si gjithë primitivët e tjerë, mësuan të punojnë metalet, dhe të presin pyjet për të ndërtuar trapet për lundrim.

Në shekullin e VII- deri në të IV-, Greqia ndahej në dy grupime të mëdha; -dorët dhe jonët, rivaliteti i të cilëve ka zotëruar gjatë historisë e kohës. Por, mjaftonte që greqia të ishte në rrezik dhe këto dy grupe rivale braktisnin për një çast grindjet e tyr dhe bashkoheshin për të mbrojtur pavarsinë e qytetrimit grek, të kërcënuar nga vërshimi pers në gjysmën e parë të shekullit të pestë, që quhej epoka e Luftrave edike.

Pikërishtë në këtë epokë, për shkak të rrezikut të jashtëm që ishte i përbashkët, popullësia e greqisë fitoj vetdijen e nevojës së bashkimit, të cilën ne sot e quajmë bashkim kombtar…

Po të flasim vetëm për kohërat e reja, burrat më të mëdhenj të shtetit të Turqisë, vezirët më të mëdhenj a nuk kanë qenë shqiptarë?

Dhe Mehmetaliu i Kavallës e pasardhësit e tij, Mbreti Ismail, Fuat, Faruk?,  Dhe princërit e Moldavisë, të Vllahisë, të Rumanisë dhe gjithë faraonët e tjerë, dhe gjithë burrat e mëdhenj të pavarsisë së Greqisë të viteve 1821-1830 bashkë me politikanët,  detarët dhe admiralët e mëdhenj të Greqisë; burrat e mëdhenj të Italisë, të tillë si Krispi, De Rada, Garibaldi (më mirë kalëbardhi), a nuk kanë qënë me prejardhje shqiptare?...

Një fakt të tillë e shkruan dhe shkrimtari George Gawrych, në librin “Gjysmëhëna dhe shqiponjat”. Kontributi i mjaftë figurave si Shemsedin Samiu, Pashko Vasa, Naum Veqilharxhi etj, në perandorinë osmane flasin për një popullësi të zgjuar që diti t’i shpëtoj persekutimit dhe të japin një kontribut të çmueshëm për përhapjen e saj në kohën dhe momentin e duhur.

Gjuha Greke është motra e vogël, ose më mirë të themi bija e gjuhës shqipe, dhe që të dyja vijnë nga i njëjti burim i përbashkët; - nga gjuha shumë e lashtë pellazge.

Po të mos ishte çimentoja e gjuhës pellazge unike, që lidhte popullësitë e Azisë së Vogël, të ishujve, të Greqisë, të Italisë e gjetkë të epokës së lashtë, popullësi që disa duan t’i quajnë si krejtë ndryshe, - si do ndodhte kjo lëvizje e brendshme, kjo vajtjeardhje e pandërprere e kolonëve në Greqi për t’u vendosur në Azinë e Vogël ose në Itali, duke u nisur nga Azie Vogël për të shkuar  që të vendoseshin në Itali, duke braktisut Thesalinë për të shkuar që të vendoseshin në Peloponez etj, si do kishte ndodhur gjithë kjo çvendosje masive të popullsisë.?!

Si mund të konceptohet që emigrantët dhe pritësit të merreshin vesh kaq shpejtë, nëse nuk kishin një një farefisni të rracës dhe një përbashkësi të gjuhës. Të gjitha çvendosjet kanë ndodhur paqësisht dhe këtë e vërteton edhe eksodi i fundit që u realizuar pas viteve ’ 90 nga shqiptarët.

Pas disa brezave përdorimi i një ndërthurje të tillë gjuhësh solli lindjen e një gjuhe të re, që u zhvillua mbi bazën e prurjeve gjuhësore e gramatikore të vendeve, nga vinte secili, të ndërthurura me prurjet e gjuhës pellazge; -kjo gjuhë e re u quajtë latinishtja në Itali, dhe greqishtja në Greqi e në Azinë e Vogël.

Në Vlorë popullësia e krishterë ortodokse burrat dinë; -shqipen, greqishten, dhe sipas rastit turqishten dhe italishten, shkryan Robert d’Angely.

Korça, Gjirokastra, Përmeti, popullësi ortodokse gjithmonë ka ditur; - shqipen, greqishten, dhe sipas rastit turqishten, para vitit 1914 nuk njihej italishja, në këto vese dhe aq më pak gjermanishtja sipas pohimit të Robert d’Angely.

Por ajo që të tërheq vëmendjen është se asnjë popullësi myslimane shqiptare, me disa përjshtime në Shqipërinë e jugut, - nuk e ka ditur greqishten. Gjatë shekujve në sahtetin Bizantin nocioni kombësisë nuk ka pasur pothuajse asnjë kuptim, dhe e vetmja ide e konceptueshme ka qënë mbrojtja dhe ruajtja e shtetit, i cili mbshtetej në një ushtri të madhe e të fortë, në një sistem të mirë financash, në një administratë të drejtuar shëmbullore, dhe së fundi mbi të gjitha, në Kishën.

Tiranë/ 15/11/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx