E shtune, 15.11.2025, 11:04 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën!

E shtune, 15.11.2025, 06:56 PM


Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën!

Shkruan: Florim Zeqa

LDK pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale nga shkuarja ne amshim e presidentit Rugova, me rënje të vazhdueshme edhe në nivelin lokal, me humbjen e njëpasnjëshme të bastioneve në komunat e Kosovës, dhe prapë disave ju pëlqen të thonë se i kemi punët mirë!

Mos u trembni nga këshillat dhe sugjerimet e një rugovisti të përbetuar

Unë si ish veprimtar i orëve të para dhe pjesë e strukturave drejtuese të Forumit Rinor Dega në Klinë (nënkryetar) nuk mund dhe nuk do të jemë i kënaqur derisa ta shohë LDK-në vendin që e meriton.

Sikurse në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal po vazhdon katandisja e vlerave demokratike në LDK.

Nuk ka të ndalur katandisja në Klinën time, qe nga vrasja tinzare e Ismet Rracit! Nga ajo kohë e deri në zgjedhjet e fundit lokale, Dega e LDK-së në Klinë asnjëherë nuk e ka shijuar kënaqësinë e fitores!

Mirëpo, edhe përkundër humbjeve serike, yryshniket e pushtetit në krye të këtij subjekti politik si humbës të zgjedhjeve iu vardisen në vijimësi partive rivale në pushtet!

Për ironi të faktit, disa naivë politik po më akuzojnë, kinse unë e paskam dëmtuar LDK-në me shkrime kritike!

Këshillat, sugjerimet dhe kritikat me vend dhe në kohën e duhur janë të shëndetshme për një subjekt politik në rënje e sipër!

Andaj, shkaktarët e rënjes së LDK-së janë drejtuesit e paaftë dhe të papërkushtuar ndaj LDK-së e jo shkrimet e mia dhe kujtdo tjetër që e don me shpirtë LDK-në!

Sikur të ishin përfillur me kohë këshillat dhe porositë e mia përmes shkrimeve, LDK që moti do të ishte kthyer në partinë e parë në nivel vendi, në Klinë në veçanti!

Gjatë këtyre ditëve një simpatizant i LDK-së më kritikoj për mos konsistencë të qëndrimeve ndaj LDK-së!

Duke filluar nga drejtuesit e partisë, militantëve dhe simpatizantëve ju pëlqejnë vetëm lëvdatat pavarësisht suksesit apo dështimit të partisë në zgjedhje!

Kjo është praktikë e aplikuar në të gjitha subjektet politike, jo vetëm në LDK!

Lideri është "kryezoti", elektorati skllëvër në shërbim të tij!

Simpatizantët e flaktë janë shpirti i dështakëve partiakë, të cilët edhe kur i humbin zgjedhjet dalin e buzëqeshin sikur të ishin fitimtar, kurse militantët i duartrokasin dhe brohorisin "rroftë lideri"!

Kështu liderët po rrojnë të lumtur sepse po i gëzojnë të gjitha privilegjet, po e shijojnë luksin në shtetin e varfër me paratë e buxhetit të shtetit!

Pavarësisht a ju pëlqejnë apo jo shkrimet e mia, unë do të vazhdoj të mbetem konsistent me shkrimet e mia, duke e thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, i pavarur dhe i pa ndikuar nga konjukturat partiake.

Sikurse që nuk kam asgjë personale me liderin e partisë, nuk kam as me kryetarin e Degës së LDK-së në Klinë, djalin e bashkëveprimtarit tim të viteve të '90-ta, kryetarit historik Ismet Rraci!

Kur jemi në këtë segment, sikur kryetari aktual i Degës së LDK-së në Klinë, z. Alban Rraci t'i kishte përfillur këshillat dhe sugjerimet e mia të para dy viteve, tani në zgjedhjet e fundit lokale, jo vetëm që LDK do të kishte dalë partia e parë në qytezën e Klinës, mbase edhe pa balotazh do t'i fitonte zgjedhjet në përballje me partitë e tjera, dikur minore në Klinën e Ismet Rracit.

Në fund të këtij shkrimi autorial, me modesti dhe pa ambicie personale dëshiroj ta jepë një zotim publik para qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, se nga tani e deri në zgjedhjet e ardhshme komunale, LDK-në do ta ngrisja në piedestal, fillimisht në Klinë, e më pas në mbarë Kosovën.

Me sinqeritet dhe dashuri për vendin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shefqet Sulmina: Lufta e Trojës? Apo Lufta e Iiridës? Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura'' Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx