| E shtune, 15.11.2025, 06:56 PM |
Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën!
Shkruan:
Florim Zeqa
LDK pa
asnjë fitore në zgjedhjet nacionale nga shkuarja ne amshim e presidentit
Rugova, me rënje të vazhdueshme edhe në nivelin lokal, me humbjen e
njëpasnjëshme të bastioneve në komunat e Kosovës, dhe prapë disave ju pëlqen të
thonë se i kemi punët mirë!
Mos u trembni nga këshillat dhe
sugjerimet e një rugovisti të përbetuar
Unë si ish veprimtar i orëve të para
dhe pjesë e strukturave drejtuese të Forumit Rinor Dega në Klinë (nënkryetar)
nuk mund dhe nuk do të jemë i kënaqur derisa ta shohë LDK-në vendin që e
meriton.
Sikurse
në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal po vazhdon katandisja e vlerave
demokratike në LDK.
Nuk
ka të ndalur katandisja në Klinën time, qe nga vrasja tinzare e Ismet Rracit!
Nga ajo kohë e deri në zgjedhjet e fundit lokale, Dega e LDK-së në Klinë
asnjëherë nuk e ka shijuar kënaqësinë e fitores!
Mirëpo,
edhe përkundër humbjeve serike, yryshniket e pushtetit në krye të këtij
subjekti politik si humbës të zgjedhjeve iu vardisen në vijimësi partive rivale
në pushtet!
Për
ironi të faktit, disa naivë politik po më akuzojnë, kinse unë e paskam dëmtuar
LDK-në me shkrime kritike!
Këshillat,
sugjerimet dhe kritikat me vend dhe në kohën e duhur janë të shëndetshme për
një subjekt politik në rënje e sipër!
Andaj,
shkaktarët e rënjes së LDK-së janë drejtuesit e paaftë dhe të papërkushtuar
ndaj LDK-së e jo shkrimet e mia dhe kujtdo tjetër që e don me shpirtë LDK-në!
Sikur
të ishin përfillur me kohë këshillat dhe porositë e mia përmes shkrimeve, LDK
që moti do të ishte kthyer në partinë e parë në nivel vendi, në Klinë në
veçanti!
Gjatë
këtyre ditëve një simpatizant i LDK-së më kritikoj për mos konsistencë të
qëndrimeve ndaj LDK-së!
Duke
filluar nga drejtuesit e partisë, militantëve dhe simpatizantëve ju pëlqejnë
vetëm lëvdatat pavarësisht suksesit apo dështimit të partisë në zgjedhje!
Kjo
është praktikë e aplikuar në të gjitha subjektet politike, jo vetëm në LDK!
Lideri është "kryezoti",
elektorati skllëvër në shërbim të tij!
Simpatizantët e flaktë janë shpirti i
dështakëve partiakë, të cilët edhe kur i humbin zgjedhjet dalin e buzëqeshin
sikur të ishin fitimtar, kurse militantët i duartrokasin dhe brohorisin
"rroftë lideri"!
Kështu
liderët po rrojnë të lumtur sepse po i gëzojnë të gjitha privilegjet, po e
shijojnë luksin në shtetin e varfër me paratë e buxhetit të shtetit!
Pavarësisht
a ju pëlqejnë apo jo shkrimet e mia, unë do të vazhdoj të mbetem konsistent me
shkrimet e mia, duke e thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, i pavarur
dhe i pa ndikuar nga konjukturat partiake.
Sikurse që nuk kam asgjë personale me
liderin e partisë, nuk kam as me kryetarin e Degës së LDK-së në Klinë, djalin e
bashkëveprimtarit tim të viteve të '90-ta, kryetarit historik Ismet Rraci!
Kur jemi në këtë segment, sikur
kryetari aktual i Degës së LDK-së në Klinë, z. Alban Rraci t'i kishte përfillur
këshillat dhe sugjerimet e mia të para dy viteve, tani në zgjedhjet e fundit
lokale, jo vetëm që LDK do të kishte dalë partia e parë në qytezën e Klinës,
mbase edhe pa balotazh do t'i fitonte zgjedhjet në përballje me partitë e
tjera, dikur minore në Klinën e Ismet Rracit.
Në fund të këtij shkrimi autorial, me
modesti dhe pa ambicie personale dëshiroj ta jepë një zotim publik para
qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, se nga tani e deri në zgjedhjet e
ardhshme komunale, LDK-në do ta ngrisja në piedestal, fillimisht në Klinë, e më
pas në mbarë Kosovën.
Me sinqeritet dhe dashuri për vendin.