Mendime
Idriz Zeqiraj: LDK, dëshmoje institucionalizmin tënd rugovian!
E diele, 26.10.2025, 06:54 PM
LDK, DËSHMOJE INSTITUCIONALIZMIN TËND RUGOVIAN!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Vendimi i LVV të mos lejojë kthimin e
krimit dhe të kriminelëve në pushtet, është thellësisht parimor dhe kombëtar.
Akuza e LVV së "brekëgrisurit dhe zbatharakët e djeshëm, por
milionerë të sotëm, vranë kundërshtarët politikë luftëbërës, uzurpuan me dhunë
e përgjakje pushtetin dhe vodhën e shkatërruan Kosovën"!
Mburrja e subjekteve politike,
PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, se ndërtuam rrugë dhe infrastrukturë, u
përgjigjemi me pyetjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë gjermanë: "Ku
mbetën 5 (pesë) miliarda euro dhuruar Kosovës, për rimëkëmbjen e ekonomisë të
saj?!" Po mjaftohem vetëm me kontributin gjerman, pa përmendur Amerikën e
deri ke Japonia e largët.
Refuzimi që i bëri Albin Kurti dhe LVV
e tij PAN-it, për bashkëqeverisje, është tërësisht bindshëm e justifikueshme.
Kriminalizimi i këtyre subjekteve politike, është aq i skajshëm, sa duhet një
një katarsis i brendshëm për t`u pastruar. Përndryshe, përfshirja në qeverisje,
është vazhdim i jetës kontaminuese, helmuese të shoqërisë dhe rrënim i
mëtejshëm të Kosovës tonë hallemadhe. Kanceri nuk shërohet duke e lyer me
balsam, por kërkon bisturinë spastruese. I tillë është edhe PAN-i për Kosovën
në përbërjen aktuale.
PAN-i ka pushtuar, pothuaj se, të
gjitha mediat. Qendrat e tyre sajojnë një shpifje për kuadrot e pozitës dhe ato
vazhdojnë t`i përsërisin të gjithë, si në kor, pavarësisht, se demantimit të
bërë, nga të përfolurit-viktima, është bindës. Pra, shpif, shpif, se diçka
mbetët! Për objekt shpifjesh kanë filluar me Donika Gërvallën, Albin Kurtin,
për të vazhduar me Mimoza Kusarin, Albulena Haxhiun, Demal Bashën dhe, së
fundi, me Faton Pecin. Por, kanë dështuar turpshëm.
PAN-i humbjet e përsëritura në
zgjedhje, ngulmojnë t`i kompensojmë me protesta, kinse, për mbrojtjen e shefave
të tyre në Hagë, por, në fakt, po provojnë të dëshmojnë forcë dhe shumësi
elektorale. Krejt ngjashëm vepronin pas luftës, kur i promovonin
"gjeneralët" dhe të "bëmat" e tyre.
Zgjedhjet e 2021 dëshmuan për lodhjen,
deri në asfiksim të popullit të Kosovës me partitë-brenda të koalicinuara në
PAN. Mjerisht, e pësoi edhe LDK-ja, madje meritueshëm. Sepse klani i Isa
Mustafës ishte vënë në shërbim të Hashim Thaçit dhe bandës së tij politike. Me
largimin e tyre në bllok, nga pushteti, me votën demokratike të popullit,
filloi një frymëmarrje e lirë, me shpresë ndryshimi i shumëpritur, do ta
këndellë të paktën, LDK-në: "Popullit dhe gruas nuk u falet, nëse i
dorëzohen aventurierit të parë",- thoshte Marksi.
Dhe, vërtet, LDK-ja mësoi nga pësimi,
bëri Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, nga ku doli Lidershipi i ri. Në
zgjedhjet e radhës të shkurtit të këtij moti LDK-ja shënoi sukses me ngritje
afro 18 %, por jo edhe aq sa pritej. Megjithatë, Lidershipi i ri është zotuar
që LDK-ja serishmi do të bëhet kryezonjë, me 51 % të votave. Urojmë të mos
zhgënjehemi!
Që nga shkurti kanë kaluar 8 muaj që
Kosova nuk po arrin ta krijojë qeverinë, për mungesë të 5 (pesë) votave.
Shoqëria kosovare është dukshëm e kontaminuar, sidomos klasa politike.
PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, tashmë, është konfirmuar me procese
gjyqësore përtej një çerek-shekulli, përfshirë edhe me akuzën kulmore, për
krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të organizuar në Ndërmarrjen e
Përbashkët Kriminale.
Të vetmet parti parlamentare të pa
inkriminuara janë LVV dhe LDK. Partia fituese, e ngarkuar me krijimin e
qeverisë, ka përzgjedhë LDK-në për bashkëqeverisje. Por, kjo e fundit e refuzon
ofertën, me kërkesën e një qeverie teknike apo diç të ngjashme, pa Kurtin të
parë. Një pretendim i tillë nuk ka gjetur mbështetje, sepse po humbet kuptimi i
procesit të zgjedhjeve.
Refuzimi i Lidershipit aktual i LDK-së,
për bashkëqeverisje me LVV, nuk ka dhënë arsye bindëse:
1) Kurti ka fyer LDK-në, duke e quajtur
"hajvana!" Realisht, kjo emërtesë, edhe pse nuk është e standardit të
kryeministrit, megjithatë, mashtrimi, gënjeshtra e madhe, me premtimet boshe
elektoratit, partitë-banda: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-it, ishte
adekuate. Pra, emërtesa -hajvana- u faturohet: Bedri Hamzës, Ramush Haradinaj
dhe Fatmir Limaj.
Rrjedhimisht, LDK-ja u bë hisedare
vullnetare me PAN-in, për ta lehtësuar atë, njëherësh, për afrim me PAN-in,
pavarësisht, konfirmimit edhe ligjor, se ai përgjaku LDK-në, duke listuar
ngeshëm dhe ekzekutuar ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe
kuadrot e veprimtarët e LDK-së! Pse themi -hisedare vullnetare-, sepse LDK-ja,
e prirë nga kryetari Lumir Abdixhiku me Kryesinë dhe strukturat e partisë, bëri
një fushatë të shkëlqyer e dinjitare, me premtime të matura dhe burimet
mbulesë, për realizimin e tyre, gjë që ishte tërësisht ndryshe nga megallomania
e PAN-it kriminal.
"Ka ikur koha e hajvanatit",
- thërriste i ekzaltuar nga fitorja lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Dhe,
ai jo vetëm që nuk fyente popullin, elektoratin, përkundrazi, bazuar në
rrjedhën e kohës, e vlerësonte dhe e mbronte atë, nga çfarëdo fyerjesh që mund
t`ia bënte ndokush, për interesa personale, grupore e fushatore.
Ndërsa anëtarësia, elektorati, por edhe
strukturat e LDK-së, përfshi edhe shqiptarët vendorë dhe të përbotshëm,
përjashto ndoca militantë të partive të kriminalizuara nga torishta e PAN-it,
kanë mirëpritur bashkëqeverisjen e mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.
Është manipuluar shumë, madje vazhdon
të manipulohet, gjoja, se "LDK-ja e provoi bashkëqeverisjen më LVV, por,
dështoi, sepse nuk mund të qeveriset me LVV"! Kjo është njëra nga intrigat
e shumëta të PAN-it, për të "futur pyka", në mes të LDK-së dhe LVV,
nga frika e një koalicioni, si dy parti të vetme parlamentare të pa kriminalizuara,
që do ta "nxirrnin jashtë lojës" pushtetare, madje për gjatë kohë,
PAN-in rrastë të kriminalizuar.
E vërteta është se koalicioni LVV-LDK,
në Qeverinë Kurti 1, ishte ideal dhe funksiononte "si sahati
zviceran", pa asnjë të çarë. Por, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte
premtuar ndarjen e Kosovës. Andaj, duke shfrytëzuar Pandeminë Covid 19, provoi
ta shpallte -Gjendjen e Jashtëzakonshme-, për t`ia marrë disa nga kompetencat
kryeministrit Kurti, për t`i pasur duart e lira ta përshpejtonte procesin e
pazareve me Vuçiqin, për ndarjen e Kosovës. Ndërkohë, hetimi i fshehur i
Hashimit, për krimet faktike, kishte filluar. Për çudë, kishte nisur të
denonconte disa krime tek disa njerëz, që informonin Shërbimet Informative të
huaja, në veçanti, amerikane, kryesisht, për komandantët zonalë. Kishte një
premtim që ai nuk do të prekej!
Pra, koalicionin LVV-LDK e prishi
Hashimi, Grenell, Vuçiq dhe Rama. "Aminin" ia bëri Isa Mustafa.
Përjashtimin e ministrave të LDK-së, Albini e bëri pasi mësoi komplotin e
banditëve të cituar më lartë. Kjo është e vërteta absolute dhe është hipokrizi
e palëve, LVV dhe LDK, që nuk e denoncojnë poshtërsinë, deri në krim, të bandës
sa kriminale, aq edhe rrugaçërore. Dëmi shkaktuar Kosovës ka qenë i madh. Për
këtë krim nuk duhet heshtur. Së pari, duhet informuar, madje deri në detaje,
Presidentin Donald Trump, për intrigimet e agjentit të paguar të Serbisë,
Richard Grenell. Sepse dikur do të bëhet vonë dhe Kosova është në procese
delikate me Serbinë. Ndërkohë, PAN-istët janë palë me binomin Grenell-Serbi.
Dhe, së fundi, nëse ka porosi nga
njerëz të administratës amerikane, "bllokohet koalicioni me LVV",
duhet bindur ata se është "lojë" e rrezikshme me fatin e Kosovës.
Dhe, nëse e pengon ketë koalicion
"klani Mustafa", i përket ta zgjidhë Këshilli i Përgjithshëm i
LDK-së, gjithnjë me votën e fshehtë demokratike dhe jo me votimin aklamativ, të
hapët, fiktiv, të rrejshëm, metodë dhe praktikë komuniste dhe fashiste, e
pëlqyer fort nga autokratë e diktatorë të tipit Stalin, Hitler, Enver Hoxha,
Pol Poti me soj sorollopin e tyre, për të sunduar me dajak e plumb, deri në
cofjen e tyre.
Andaj, e diela e pritshme është prova e
madhe, e ndoshta, ndër më të mëdhatë e dekadës, për ta pranuar bashkëqeverisjen
e saj me LVV. Arsyet janë numerike: Zhbllokimi i krijimit të qeverisë të
Kosovës, nga e cila janë në pritje një serë procesesh kombëtare dhe
ndërkombëtare. Ndër to nisma e afrimit drejt Evropës; pranimi i shumave
shumë-milionëshe nga BE-ja; pranimi në disa organizma evropiane dhe
ndërkombëtare, e tjera. Aprovimi i buxhetit shtetëror nga Parlamenti
Madje, së fundi, kursimi i disa
milionave shpenzime për procesin e rizgjedhjeve; mijëra ditë pune të
humbura, nga një armatë e tërë të angazhuar në fushatën dhe procesin zgjedhor.
Shqiptarët kanë konsideratë dhe besim
në ndjeshmërinë Institucionale të LDK-së të Presidentit Rugova, respektivisht,
faktor mbështetëse të themeluesit të shtetit të Kosovës Presidentit historik
Dr. Ibrahim Rugova.
Kryetar Lumiri, provoni votimin e
fshehtë, kupolë e demokracisë, në Këshillim e Përgjithshëm të LDK-së, për
rastin e koalicionit LVV-LDK, duke marrë përgjegjësinë kolegjiale për
vendimin.. Dhe, kjo do të ishte sa lehtësuese për Ju, si kryetar, njëherësh,
një kontribut i madh institucional e kombëtar, e mbi të gjitha, nismë e
spastrimit të klasës politike të Kosovës nga krimi dhe kriminelët.









