E enjte, 15.01.2026, 02:27 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian

E diele, 14.09.2025, 05:57 PM


ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian

Nga Gjon Keka

Mbështetja e madhe e ShBA ndaj Kosovës është ë dëshmuar historikisht në të gjitha proceset e Kosovë deri në pavarësinë e Kosovë në vitin 2008 dhe njohjen e saj nga shumë vende, si dhe në ndërtimin e vendit në të gjitha fushat.

Pra marrë në tërësi historia e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës nuk mund të mendohet pa ShBA-n.

Kushdo që tenton të prish këto lidhje, këtë miqësi, këtë aleancë me veprime të tij të papërgjegjshme dhe me kryeneçësinë, injorancën e tij si dhe papjekurinë e tij në politik e qeverisje apo udhëheqje, do të thotë se po tenton ta prish edhe shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj.

Ama asnjë ditë, e lërë më më tepër nuk mund të qëndrojë Kosova si shtet pa ShBA në rast të konfliktit apo ndonjë lufte me armiqtë e saj, këtë duhet ta dijnë të gjithë sepse ne ende jemi shtet në ndërtim e forcim dhe kompletim të shtetësisë e njohjes ndërkombëtare.

Është e habitshme se si mendojnë pushtetarët e sotëm dhe ata që e mbështesin këtë pushtet se ata mund të bëjnë edhe pa ShBA, kjo në fakt është çmenduri, por edhe marrëzi të dëgjosh gjëra te tilla absurde, kur dihet se Kosova si shtet asnjë ditë nuk mund për momentin të qëndrojë në këmbë pa mbështetjen e ShBA dhe vendeve mike europiane si dhe NATO/KFOR në Kosovë që ruan paqen dhe stabilitetin.

Nëse pushtearët e sotëm kan pak atdhetari në gjak duhet të mendoj me arsye dhe t'i kthehen lidhjeve të natyrshme e speciale më miken tonë ShBA dhe t'ia mundësojnë SHBA të bëjë Kosovë sëbashku shtet demokratik, të lirë, ku respektohen të drejtat e të gjithëve padallim religjioni, etnie, ngjyre etj dhe t'i mundësohet që sëbashku ta mbështesë Kosovën në udhën e integrimit në Bashkimin Europian, NATO dhe në Këshillin e Europës etj.

Është parë gjatë gjithë mbështetjes së saj se ShBA dëshrionë të na ndihmojë, të na bëjë qytetar të lirë e demokratik dhe shtet të vërtetë brenda familjes europiane.

Prandaj pezullimi i dialogut dhe pakënaqësit e SHBA me pushtetarët e sotëm Kosovës tregojn se ajo po pengohet t'i ndihmojë Kosovës si shtet që të bëhet vërtetë shtet demokratik dhe i lirë e europian.

Me pak fjalë është koha që të reflektojnë të gjithë dhe t'i kthehet Kosova si shtet në gjirin e SHBA që të ndihet sërish e sigurtë, sepse vetëm më ShBA shteti i Kosovës është shtet demokratik dhe me të ardhme të sigurtë.

Me pak fjalë, ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet dhe të njihemi ndërkombëtarisht nga e gjithë bota demokratike. Poashtu ajo dëshiron të na ndihmojë të integrohemi në familjen europiane dhe në organizatat ë ndryshme ndërkombëtare me rëndësi të madhe për vendin tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Gjon Keka: Festa e 4 Korrikut dhe miqësia e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova me SHBA Gjon Keka: Kosova ka mbetur në vendnumëro! Gjon Keka: Me mund të mësojmë´edhe sot nga Skënderbeu, Tereza, Rugova e Bogdani Gjon Keka: Kombi ynë nuk i ka themelet në ndonjë ideologji fetare Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Gjon Keka: Koha për t'u zgjuar shteti i Kosovës ose bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Vetëm Gjergj Kastrioti arriti të bëjë e mbajë shtet (mbretëri) dhe ta bëjë të respektuar kudo Gjon Keka: Ideologjia islamike si ''kali i Trojës'' për Kosovën Gjon Keka: T'i ruajmë si sytë e ballit - Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën Gjon Keka: SHBA po i rikthehet Testamentit të presidentit Washington, Kosova, dhe politika e jashtme amerikane Gjon Keka: Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s Gjon Keka: Dera e të ardhmes europiane të popullit të Kosovës Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin Gjon Keka: Kosova e ka vetëm një rrugë të sigurtë, rikthimin në familjen europiane Gjon Keka: Fundi i botës sipas mashtrimit të një predikuesi fetar Gjon Keka: Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, për t'i hyrë në qejf dikujt

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx