Kerko: a
Xhevahir Cirongu: Vetmi e stolit në park
E premte, 13.06.2025, 06:51 PM
Poezi nga Xhevahir Cirongu
VETMI
E STOLIT NË PARK
Vështrova
tutje në parkun e qytetit tim
Sa
çudi,atë çast edhe era ndaloi aty,
Zgjata
dorën të kapja një gjethe peme
Nuk
munda dot, atje s’kishte asnjë njeri!
Një
re e bardhë sillej rrotull lart në qiell
Edhe
ajo s’kishte buzëqeshjen në sy,
Në
heshtje edhe zogjtë nëpër pemë
Këngën
e trishtimit padashur e lanë aty.
Nga
ajo re e nxirë filloi të binte shi
Vështrova
lart qiellin e ‘’Putha’’ retë,
Tek
ai park i qytetit s’kishte njeri
Të
vetëm unë e stoli bënim shoqëri.
Qyteti
i zbrazur pa këngën e rinisë
Rrugëve
të kurbetit psherëtima e lot,
Tek
ai stol m’u shfaq flokbardhë një nënë
Zgjati
duart drejt meje e më puthi fort!
Vetmia
e stolit të heshtur atje tek ai park
Mbrëmjeve
xixëllonjat bëjnë edhe dritë,
Tek
ai stol lotin lash si një gjethe të flinte
Një
zë fëmije këngën e jetës po e qëndisë.
Durrës, më 13 Qershor
2025