Kerko: a
Kalosh Çeliku: Dr. Ibrahim Rugova na priti në sofër me bukë e kripë
E merkure, 11.06.2025, 04:59 PM
DR. IBRAHIM RUGOVA NA PRITI
NË
SOFËR ME BUKË E KRIPË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Kurrë,
nuk mund ta harroj një mikpritje të Dr. Ibrahim Rugovës, gjatë Mitingut të
Poezisë në Gjakovë. Nuk e mbaj as vitin e organizimit të atij Manifestimi
Kulturor Tradicional të Poezisë, në Gjakovë. Vetëm, e di, se ka qenë pas
këthimit tim në Shkup (Maqedoni, (1979/ ’80)). Kur, sipas ftesës të Shoqatës të
Shkrimtarëve të Kosovës, përcjellur Shoqatës të Shkrimtarëve të Maqedonisë. Nje
ftesë, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë më ishte dërguar edhe mua si
shkrimtar shqiptar, së bashku me një shkrimtar maqedonas. Ende, për mua ishte i
panjohur, nuk më kujtohet sot as emëri me të cilin do të udhëtoja së bashku për
në Mitingun e Poezisë Tradicional, në Gjakovë (Kosovë). Pakrëndesi ka kjo për
lexuesin si emër. Shkaku, se: ai, nuk jeton më. Dhe, nuk është ende i gjallë.
E
kam njohur Dr. Ibrahim Rugovën, që nga studimet e mia në Prishtinë. Edhe,
shumicën e poetëve dhe shkrimtarëve të Kosovës, gjatë viteve të studimeve dhe
punës në Kosovë. Librat e tij të studimeve. Edhe, kam pi me të edhe kafe, në
Prishtine. Jo, edhe me vonë si politikanë në Shkup, kur udhëtonte përmes
Shkupit për në Tiranë.
Perçudi,
Sot: e kam të qartë, pse: bashkëudhtari im maqedonas shkrimtar, gjatë gjithë
rrugës më pyeste: se, sa larg është kufiri me Shqipërinë, dhe Kosovën? I them:
vetëm, disa metra Larg nga Gjakova. Edhe, ai biente në gjumin e tij provokues
policor gjatë rrugës për në Kosovë me përgjigjen time “politike”.
I
kaluam ato Tri Ditë të Poezisë në Gjakovë. Edhe, ai gjatë gjithë manifestimit
poetik, nuk u nda nga unë?! Asaj Kohe, ende ishte kryetar i Shoqatës të
Shkrimtarëve Kosovës: Dr. Ibrahim Rugaova. Dihet, gjithë kohën e kam pasur me
vete pas shpine. Nuk mu nda gjatë Manifestimit Kulturor, Mitingu i Poezisë, në
Gjakovë. E njohtoja me miqtë e mi poetë, dhe shkrimtarët e Kosovës. Befasuese,
Dr. Ibrahim Rugova na e la edhe në disponim shoferin e tij personal me gjithë
makinë udhëtimi.
Ditë
më vonë, kur këthehem në Shkup gjatë një takimi rasti ia rrëfej gjithë ngjarjen
e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, mikut tim shkrimtarit për fëmijë, Mehemedali
Hoxhës, se: me cilin poet maqedonas kam qenë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë.
Qeshi.
Po, ai me të cilin ti ke qenë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë, ka qenë
dëshmitari im gjatë gjykimit në Shkup, kur në sistemin komunist më rrasën edhe
në burg, se: Unë kam pi konjak “Skenderbeu”. Dhe, kam thënë për dritare para të
pranishmëve me shishe në dorë konjak “Skenderbeu”, se: do të vijë koha, kur ju
“maqedonasit” do t’i fshini rrugët e Tiranës?!…