Kerko: a
Tahir Bezhani: Mikpritje madhështore për Helena Kadarenë në Gjakovë
E enjte, 05.06.2025, 06:55 PM
Nga aktiviteti i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë
MIKËPRITJE
MADHËSHTORE E HELENA KADARESË NË GJAKOVË
(“
Zëri i heshtur i letërsisë dhe kujtesës shqiptare”)
Nga
Tahir Bezhani
Me 04. qershor, 2025, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, në bashkëpunim me Rotary Club Gjakova, organizuan një takim të shumëpritur e të mirëpritur me figurën madhore të lerave shqipe, zonjën Elena Kadare, bashkëshortja e te ndjerit, Ismail Kadare. Takimi u organizua në sallën e bukur të Shkollës së Muzikës në Gjakovë, në orët e pasdites, për arsye të temperaturave të larta që dominuan këto ditë në qytetin tonë. Interesimi i qytetarëve ishte tejet i lartë sa që nuk kishin mbetur vende të zbrazëta në sallë. Figura madhore e zonjës Elena Kadare, kishte zgjuar interesim tek qytetarët e Gjakovës e jo vetëm, duke e ndier si privilegj prezencën e saj në mesin e tyre. Në fillim u lexuan citate nga librat e z. Elena, përcjellë me flaute dhe piano nga nxënësit e kësaj shkolle.
Këtë
manifestim të veçantë në Gjakovë, e begatoi edhe prezenca e ministres në detyrë, znj. Arbrie Nagavci, e
cila, me fjalë të ngrohta, falënderoi
znj. Helena Kadare për prezencën e saj në Gjakovë.
Fjalën
për hapjen e këtij manifestimi e mori kryetari i SHI. “Jakova”,z. Ruzhi Sefa, i
cili potencoi vlerat e rralla
letrare e jetësore të zonjës
Elena Kadare, duke cilësuar atë si “Zëri i heshtur i letërsisë dhe kujtesës
shqiptare”. Më tutje, Ruzhdi Sefa, Elena Kadare, e cilësoi si një ”simbol që
qëndron përballë stuhive-një grua që ka
ditur të mbajë ekuilibrin përkrah një gjeniu si Ismail Kadare.” Qyteti i
Gjakovës, qytet i dijes, i rezistencës dhe i kulturës ,i ka dhënë gjithmonë zë
gruas që mendon, krijon dhe qëndron. Në këtë frymë, kjo mbrëmje është më shumë se një ngjarje letrare-është
një akt simbolik, ku gratë e këtij qyteti takohen me një tjetër grua që për
dekada ka mishëruar vlerat më të thella të qëndrueshmërisë, finesës dhe
kujtesës sonë kolektive, ceki z. Ruzhdi Sefa.
Ruzhdi
Sefa me fjalën përshëndetëse.
Me
rastin e ndarjes së mirënjohjes nga Shoqata e Intelektualëve nga Shoqata e
Intelektualëve të “Jakova”,z. Ruzhdi Sefa, me respekt të thellë dhe emocione
dëshirash, iu drejtua z. Eelena Kadare me këto fjalë:” Mirë se erdhe znj.
Helena Kadare, dhe faleminderit që e nderon me praninë tënde këtë natë që i
përket fjalës, kulturës, kujtesës dhe vlerës”. Nga të pranishmit në sallë,
fjalët e z. Ruzhdi u përcjellën me duartrokitje të gjata, duke iu bashkangjitur
respektit dhe konsideratës për praninë e znj. Helena Kadare në Gjakovë.
Në
Mirënjohjen e ndarë nga SHI.”Jakova” për znj. Helena Kadare, motivacioni i
cekur reflekton gjithë respektin dhe dashurinë e qytetarëve të Gjakovës, ndaj
kësaj figure madhore të letrave shqipe. Shkruhet:” Për zërin e saj të qetë, por
të fuqishëm, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe, dhe për
dritën që i ka dhënë fjalës, kujtesës
dhe shpirtit të kulturës sonë”.
Me
rastin e marrjes së Mirënjohjes nga ana znj. Elena Kadare, ajo iu drejtua z.
Ruzhdi dhe publikut me fjalët tejet të ngrohta duke thënë:
“Faleminderit
për ftesën! Shoqata juaj meriton çdo fjalë vlerësimi-për vizionin, guximin dhe
përkushtimin që tregoni në promovimin e kulturës, mendimit dhe fuqizimit të gruas në shoqëri.
Iniciativa si kjo e bëjnë Gjakovën dhe gjithë hapësirën shqiptare më të pasur
shpirtërisht”. Përsëri duartrokitje të gjata nga audienca.
Në
vazhdim të këtij manifestimi të rrallë
në Gjakovë, pjesa tjetër i kaloi për moderim Prof. Teuta Lama-Hoda, e cila,
ulur përballë znj. Kadare, iu drejtua me disa pyetje të ndjeshme për jetën dhe
veprën e saj, vështirësitë dhe sfidat jetësore, duke u bazuar në biografinë e
lexuar dhe veprat e shkruara, duke u ndërlidhur me murin e disa nga citatet
e nxjerra nga veprat e saj. Shkrimtarja
e mirënjohur, znj. Elena Kadare, iu
përgjigj me mjaft shkathtësi shumë pyetjeve të prof.. Teuta Lama-Hoda, si për
kujtesën, heshtjes në letërsi dhe përvojës personale. Ishin të mahnitshme
përgjigjet e saja dhe shpesh krijonte atmosferë me të qeshura, kur ndërlidhte
punën krijuese me të madhin Ismail Kadare.
Prof.
Teuta lama- Hoda me Elena Kadarenë
Ishte
mjaft interesante dhe indikativë prezenca e një makine shkrimi, disa gjëra që
rikujtojnë një kohë të kaluar, një shami, një qiri, një kuti bizhuterie ku
ruhen gjërat e kujtesës ndër vite. Në
këtë rast, znj. Kadare Kujtoi kohen kur
me aso makine shkruante me gishtat e saj
librat e Ismal Kadares së famshëm, ndërsa shamia, siç ceki ajo, ia kujtonte
kohën e nënës kur i thoshte që të punoi me dorë qëndisje e gjëra tjera të
nusnisë . Edhe sot jam e irrituar nga gjilpëra, tha ajo!... Ndërsa qiri i
ndezur e emocionoi duke ia kujtuar kohët në errësire dhe vuajtjet e popullit pa drita në
Shqipëri.( Duartrokitje të gjata nga audienca në sallë).
Prezenca
e znj. Helena Kadare në Gjakovë, u përcoll
nga disa mjete të informimit publik, si TV Syri, RTK,TV-21 etj. që
tregon mjaft për interesimin e publikut në organizimin e manifestimeve të
tilla.
Gjakova
din, mundet dhe vepron në momentet e
duhura për ta kënaqur shijen e qytetarëve të saj, sepse, është e njohur për
dinamizmin e jetës kulturore dhe shkathtësitë në shumë fusha të jetës në përgjithësi.
Gjakovë,
05.06.2025