Kerko: a
Albert Vataj: Secili nga ju, sonte mund ta shkërmoqi gjeopolitikën diskriminuese të gjykimit të Eurovision
E shtune, 17.05.2025, 02:58 PM
SI NJË THIRRJEN PËR ZGJIM KOMBËTAR
Secili nga ju, me të drejtë vote, sonte mund ta
shkërmoqi gjeopolitikën diskriminuese të gjykimit të Eurovision
Nga
Albert Vataj
Sonte,
në natën finale të Eurovision 2025, Bazel, Zvicër, përfaqësimi i Shqipërisë me
“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike, kanë mbi supe, në shpirt dhe në vetëdijen
artistike, barrën e rëndë të kombit, të një historie mijëvjeçare që thërret
shpirtrat në këtë zgjim të zjermët, për t’i treguar botës përmes së bukurës,
përmes shpirtit krijues, përmes artit, se meritojmë, sepse vijmë nga mitologjia
me aktin kryengritës të Prometeut, të sjellim zjerm në natën e ftohtë të
mosbesimit.
Kjo
tashmë është një betejë e shpallur për shqiptari, një “luftë”, në të cilën kemi
hyrë për të fituar dhe do të fitojmë, nëse duam që ta meritojmë të jemi dëshmitarë
të këtij akti të lartë vetëdijeje.
“Zjerm”
dhe Shkodra Elektronike, sonte nuk do të jenë thjeshtë të fundit në garën e
ethshme të konkurrimit të Eurovision 2025. Përmasat e interesimit që ka
rrëmbyer grupi shkodran, janë tregues domethënës i një rizgjimi i egos sonë
kombëtare, janë e drejta jonë për të hyrë në një garë, jo vetëm për të treguar
se vijmë të sjellim risi dhe vlera krijuese, nivel të lartë artistik dhe për të
qenë befasi në një kompeticion kaq gjigand të këngës dhe muzikës, dhe thjeshtë
për të fituar, por për ta merituar fitoren.
Kurrë
sfida në Eurovision nuk ka qenë një ndeshje e barabartë, e aq më pak të ketë
dhënë shembullin, qoftë për një herë të vetme, se ka zbatuar me rigorozitet
kriteret artistike dhe estetike të vlerësimit dhe përzgjedhjes.
“Zjerm”
i Shkodra Elektronike dhe secili nga ju, sonte do të ndryshojnë vullnetbindës
mënyrën se si arti vjen të komunikojë, qaset si një marrëdhënie, ofrohet si një
blatim i shenjtëruar në shpirtin krijues dhe dëshirimin për të bashkëndarë përmes
fjalës, harmonisë së tingujve, vokalit dhe teatralitetit shprehës, dashurinë
për jetën në një botë që na përket të gjithëve njësoj.
Siç
është e vërtetuar tashmë, dhe lehtësisht e perceptueshme në një botë të
përbindshme algoritmi, “Zjerm” i Shkodra Elektronike, ka rrëmbyer një
interesimin e jashtëzakonshëm, gjithëshqiptarë dhe jo vetëm, derimsot të
pagjasë, për të qenë dhe për t’u ngulitur në kujtesën e kohës si kënga që
mblodhi bashkë të gjithë në një epikë, në një thirrje që vjen nga thellësia e
kohës dhe zgjon tashmërinë e çdo vullneti dhe etjeje për zjarr dhe krenari
kombëtare.
“Zjerm”
ka arritur të ndezi zjarrin në shpirtin e çdo përfshirjeje dhe përjetimi, si
asnjëherë më parë, duke qenë befasi dhe njiherash ngjarje artistike, që vërshon
në gjakun e kohës për t’u shndërruar në një energji rimishërimi të atij shpirti
epik, që shkroi me germa zjarri qenësinë arbër në historinë e botës.
“Zjerm”
i Shkodra Elektronike është një akt etern që ndodh, është një mrekulli që merr
nga zemrat e secilit nga ne shkëndijën e një shpërthimi drite, që do të
shpërthejë në Bazel për të ndriçuar gjithë botën shqiptare.
Si
asnjëherë më parë, arti ynë, tradita jonë e këngës dhe muzikës, lartësimi i
talentit dhe rikthimi te rrënjët, nuk ka patur një tjetër përfaqësim të Shqipërisë
më të lakuar, diskutuar, vlerësuar, glorifikuar, hiperbolizuar, mediatizuar,
diskutuar, merituar, e “...uar” pafund, sa “Zjerm” i Shkodra Elektronike, aq sa
thua se më në fund, duhej arti, duhej ky zjerm me na ndez në këtë të drejtë për
të vendosur dinjitetshëm përkatësinë tonë, pasurinë e kahmotshme shqiptare, të
pasurisë shpirtërore, në një botë kaotike.
Por
a mjafton e gjithë kjo?!
Si
gurisht që jo!
Ne
jemi të vetëdijshëm se Eurovision, dhe mënyra e gjykimit ka qenë dhe do të
mbetet gjeopolitikë, një garë çokash, pa sens kritik dhe pa thelb artistik, por
fjalën e fundit e thotë publiku, kjo është kleçka, ky është shansi ynë.
Dhe
gjithëne që kemi sa e sa ditë që po fluturojmë në qiellin e dehjes së fitores,
duhet të zbresim me këmbë në tokë, dhe me votimin masiv, me mbështetjen e
pakursyer, me pasionin nacionalist, të mund ta themi ne këtë fjalë të fundit,
për “Zjerm”, për krejt shqiptarinë që Beatriçe dhe Kola po e përfaqësojnë me
profesionalizëm dhe akt domethënës estetik, me dinjitet dhe origjinalitet, me
thjeshtësi dhe vetëbesim.
Në
fund të fundit ne nuk mund të ndryshojmë mënyrën se si shtet gjykatore zgjedhin
të tyret dhe vlerësojnë përfaqësimin, si më të mirët, pavarësisht kritereve
artistike, por askush nuk na e heq të drejtën, që me solidaritet dhe me votë,
të tregojmë se nuk jemi viktima të një identitet nacional, ndaj të cilit
historia ka qenë e padrejtë, por kemi qenë dhe do të jemi një komb më rrënjë të
thellë në kohë dhe në histori, një identitet nacional që po i dëshmojmë botë
çdo ditë, se kemi një shpirt të pasur, në zemër të zjarrtë dhe të drejtën për
të qenë të përfaqësuar denjësisht dhe triumfues.
Sonte,
gjithçka vendoset sonte!
Dhe
këtë e keni në dorë secili nga ju, ju që ëndrra për një jetë më të mirë, për
një të ardhme më të begatë ju ka hedhur në krahët e atij fluturimi shtegtarë,
për të ndërtuar mrekullinë e jetës në çdo cep të botës, duke qenë dhe mbetur
shqiptarë në zemër dhe në shpirt, në gjak dhe përjetim.
Sontë
ndizeni “Zjerm” me Shkodrën Elektronike, Bazelin dhe gjithë shqiptarinë, botën
krejt!