E enjte, 01.05.2025, 03:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Edmond Shallvari: Ju flas me poezi?

E merkure, 11.02.2009, 08:14 PM


Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari

Ku shkon, moj Tokë?
 
E preka qiellin
Ai u bë, Unë
Ngadalë filloi thithjen, mushkëria e Tokës.
Jashtë i vetëm
Brenda më shumë
Kërkoj përmasën e tretë të kohës.
 
Avash, Ajnshtajn
Nuk të konkuroj
Formulën e shpejtësisë, s'ta kam zili!
Një tjetër formulë
Njerëzore kërkoj
Si të lindë Njeriu e të vdesë, Njeri!
 
Diellin e preka
Unë u bëra, Ai
Sa shpejt më tërheq, Toka e lakuriqtë.
Ku shkon moj Tokë
Nëpër çmenduri?
Roite formulat, bashkë me perënditë!
 
Kryqëzuar
 
Mbetëm kryqëzuar
Udhëve të jetës
Vërtetash dhunuar
Për hir të gënjeshtrës.
 
Nëse një her’ Krishti
Kryqëzuar mbeti
Toni kryqëzimi
Ndjekur brez pas brezi.
 
Nëse veç një her’
Krishti u ringjall
Ne jetojm’ në ferr
Ai në qiell lart.
 
Ç’presim ne të mjerët
Jetën e amshuar?
Kryqëzuar mbetëm
Krishtit ja kaluam!
 
Ironia e jetës
 
Lindi më parë se jeta
Më shpejt se jeta u rrit
Pa u rritur mirë e gjeta
S’e mora vesh si m’u ngjit.
 
Penguar sa herë kam ecur
Në rrugët me gurë, me asfalt
Ajo ka thirrur, ka qeshur
“I pafat, i pafat, i pafat!”
 
Dhe kur rrugës pa rrugë kam ecur
Një rrugë timen të shtroja
Ironinë e jetës e shkela
Trotuar ishte bërë, s’i shpëtova!
 
Mos prit!

 
Mos prit të të thot’ koha, “Lëviz!”
Ajo as vetë s’e di ku shkon
E humb toruan nëpër hapësir’
Penguar nga planeti Tok’!
 
Mos prit të të japë hapësira hapësirë
Ajo dhe vetë u nguc në univers
Qysh kur e mbushi me tepricë njerinë
Dhe ky prap se prap, plehravinash e ngjesh!
 
Mos prit të të tregojë dielli ditën
Ai dhe vetë u kthye në miop
Qysh kur në Tokë shpirtzinjt’ lindën…
Mos prit duke pritur, o i gjor’!
 
Kohë konvertimesh

 
Javë e konvertuar në ditë
Ditë e konvertuar në orë
Pres të dielën të vijë
Konvertimin një çast të ndalojë.
 
E nis me ndalimin e parë
Pik-pik vonoj pirjen e kafesë
Përmbys pastaj fatin në filxhan
Të gënjej veten si fallxheshë.
 
Vazhdoj më tej ndalimin
Me copra gazetash në duar
Horoskopesh kërkoj shpëtimin
Dhe qesh me fatin e shkruar.
 
Kuzhina më sjell erën e gjellës
E veçantë kjo drekë, sigurisht
Pu, puuu, iku gjysma e së djelës
Dhe mua s'po më kënaq, hiç!
 
Në dorën tënde e dashur, gjysma tjetër
Mbushma si gotat me verë perëndish
Ç'të bëjmë, kjo kohë na konvertoi jetën
Mos lemë ta konvertoj dhe dashurin!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx