E enjte, 01.05.2025, 09:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhelku Maksuti: Emigracioni shqiptar nga Maqedonia perëndimore në Rumani

E hene, 09.02.2009, 06:29 PM


Xhelku Maksuti
Xhelku Maksuti
EMIGRACIONI SHQIPTAR NGA MAQEDONIA PERËNDIMORE RUMANI

 

Nga Dr. Xhelku Maksuti

 

Konstatojmë me kënaqësi faktin se studimet e ballkanologjisë kanë njohur viteve të fundit një kthesë të rëndësishme, me tema gjithnjë më nxitëse e më kurreshtare. Këtë herë po e prekim njërën ndër to, një subjekt aktual sot e kësaj dite. Fjala është për një libër të jashtëzakonshëm i Seadin Xhaferit, Mustafa Ibrahimit dhe Baki Ymerit: Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani  (Interlingua, Shkup, 2004). Në 160 faqet e tij bëhet fjalë për emigrantët e arrdhur në Rumani përgjatë shekullit XX-të, me veçanti nga zona perëndimore e Maqedonisë, një regjion i banuar me mazhorancë shqiptare, duke patur për qendra të rëndësishme Shkupin, Kumanovën, Manastirin, Strugën, Dibrën, Kërçovën, Gostivarin dhe Tetovën. Në këtë kontekst, nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët e qendrave të tjera, të vendosur në Bukuresht, Plojesht, Krajovë, Konstancë, Xhurxhiu, Kluzh/Napokë, Piatra Neamc, etj., vala më e fuqishme duke qenë e regjistruar pas 1 Dhjetorit 1918, kur Rumania e realizoi bashkimin e madh kombëtar, të huajtë duke ardhur këtu si pasojë e mikpritjes dhe intensifikimit të procesit të industrisë dhe tregtisë.

          Libri në fjalë e pa driën e  botimit me përkrahjen e Agjencisë së Emigracionit të Republikës së Maqedonisë, duke patur për recensentë profesorët universitarë Mark Tirta nga Tirana dhe Hamit Xhaferi nga Tetova. Përmes shfrytëzimit të një numri të konsideruar dokumentesh, librash dhe publikimesh, shumica të botuara në vendin tonë, autorët dëshmojnë pjekurinë e kurorëzimit me sukses të një vepre të suksesshme. Hulumtimi është meritor për qartësimin e problemeve të shumta që ndërlidhen me motivet e emigrimit, funksionimin e lobit shqiptar në Amerikë e gjetiu, bashkëpunimin me kombet e tjera, sidomos me arumunët, integrimi i tyre në shoqërinë rumune, lidhjet e tyre me vendlindjen, rolin e tyre në zhvillimin e shkencës, kulturës, tregtisë, qëndrimin ndaj disa evenimenteve nacionale e internacionale, etj. Autorët dëshmojnë intenca fisnike dhe përpjekje të sinqerta për afrimin e popujve dhe afirmimin e shpirtit shqiptar në mërgim, pa marrë parasysh faktin se disa nga këta kanë lënë vepra të botuara, siç është rasti i dr. Ibrahim Temos, apo disa të tjerë, si Rexhep Novosella, Daut Memishi, Lazim Rexhepi, Xhemile Susliu dhe shqiptarë tjerë që kanë dhurruar nam parashë për funksionimin e shoqërive shqiptare dhe botimin e librave e të revistave, para dhe pas periudhës së diktaturës komuniste.

          Emigrantët e ardhur nga Maqedonia, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, konfesionale apo rajonale, kanë qenë të mirëpritur në Rumani, sidomos ata që formojnë objektin e këtij studimi, duke qenë të shkrirë në gjirin e komunitetit të këtushëm shqiptar. Duhet të përkujtojmë me këtë rast faktin se shqiptarë të shumtë nga zona perëndimore e Maqedonisë kanë qenë personalitete të shquara në fusha të ndryshme, duke u shquar ndër ta dy përfituesit e Çmimit të Nobëlit: Nënë Tereza që shkriu jetën për më të varfërit në Indi, dhe prof dr. Ferid Murati në Amerikë, fitues i Çmimit Nobel për mjeksi, por edhe ata që erdhën në nga Struga, Kërçova e Tetova, siç ishte dr. Ibrahim Temo, udhëheqsi shpirtëror i shqiptarëve të Dobruxhes, pjesmarrës në revolucionin e Turqve të Rinj, i ndjekur nga autoritetet turke, i shpëtuar nga një grup studentësh arumunë, luftëtar i shquar në armatën rumune në kohën e Luftës së parë botërore, i dekoruar me gradën e kapitenit-mjek, apo tregtari Rexhep Selim Novosella, flamurtar i shquar i qytetit të Plojeshtit, apo Daut Memishi, burri i Gjulies nga Liseci i Tetovës, njëri nga atdhetarët më të shquar të Rumanisë me prejardhje nga Ollovjani i Gostivarit.

          Si historian dhe pjesbërës i Komunitetit Shqiptar, kemi patur rastin që në 70 vitet e fundit të njohim pjesën dërmuese të shqiptarëve të Rumanisë, sidomos ata që kishin ardhur nga Maqedonia. Është ky njëri nga motivet që më shtyri ta pranojmë me kënaqësi dhe interes të veçantë këtë monografi, një shembull brilant që nxjerr në dritë fakte të reja mbi historinë e diasporës shqiptare.  Autorët shfrytëzojnë burime të rëndësishme dokumentimi, ndër të cilat vënd qëndror zënë edhe autorët rumunë të një prestigji të lartë, si Nikolla Jorga, Bogdan Petriçeiku Hashdeu, Grigore Brënkush, shkrime të historianëve dhe shkrimtarëve shqiptarë si Vehbi Bala, Rexhep Qosja, Ismet Dërmaku, Rexhep Ismajli. Portretet e shqiptarëve të Rumanisë janë ndriçuar me korektësi. Mikro-biografitë janë komentuar në mënyrë diskrete dhe me kompetencë, edhepse, në këtë drejtim mund të rezultojnë punime të tjera shkencore, me inkorporimin e këtyre personaliteteve, disa më shumë e disa më pak të njohura në kontekstin historik të shqiptarëve të këtij vendi, që nga koha e Kongresit të Berlinit (1878) e deri në prag të Pavarësisë së Kosovës, kur ekziston nevoja për njohjen sa më të mirë të realiteti, duke i dhënë një kujdes më të madh studimit të historisë së Gadishullit Ballkanik në kontekstin e historisë universale.

          Në konditat e sotme të aspiratave të integrimit europian, monografitë e këtilla janë të mirëseardhura, dhe në konkurencë me përpjekjet që po bëhen për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve kombëtare, për vendosjen e relacioneve ndërmjet popujve, në bazë të mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit, për evitimin e konflikteve rascste, interkonfesionale dhe interetnike. Shekulli XX ka qenë definitor për kristalizimin e Maqedonisë së sotme, multietnike, si shtet i pavarur, me shtigje të hapura ndaj integrimeve europiane, duke patur parasysh aspiratat e Kryengritjes së Krushevës (1903), kur qe themeluar një Qeveri e përbërë prej një përqindjeje të barbartë mes bullgarëve, shqiptarëve dhe arumunëve, me një Kuvend prej 60 përfaqsuesve (të të njëjtave përmasa proporcionale etnike), për të pasuar pastaj gllabërimi i Maqedonisë nga ana e hegjemonisë serbe (1913), inkorporimi Maqedonisë në kuadrin e Jugosllavisë komuniste (1945-1991), pavarësia e republikës, kryengritja dhe aspiratat e shqiptarëve për një kushtetutë të barabartë me arumunët dhe sllavët, në të gjitha pikëshikimet, përmes Marrëveshjes historike të Ohrit (2001).

          Në përmbyllje, duhet theksuar faktin se librit ia shtojnë vlerën ilustrimet e pasura, realizimi i tyre artistik, fotografitë që e kompletojnë tekstin e librit në mënyrë substanciale, duke patur parasysh faktin se disa botohen për herë të parë, kontribut elementar duke patur në këtë drejtim Baki Ymeri, bashkatdhetari ynë që sakrifikon ditët e netët për afirmimin e Kosovës në Rumani dhe të kombit shqiptar në botë. Presim me interesim kompletimin e këtyre informacioneve të vlefshme, me vëllime të reja, me përmbajtje shkencore, të dobishme për të gjithë hulumtuesit e historisë së kulturës dhe civilizimit ballkanik, por edhe të publikut të gjerë, sidomos të pasardhësve të atyre që e përbëjnë objektin e këtij libri, duke u uruar sukses të plotë autorëve për realizimin e qëllimit të propozuar, për të prezantuar një shëmbëltyrë sa më komplete të diasporës shqiptare në Rumani.

Kërçovarët e Bukureshtit me Sefedin Kërçovën në mes, në kohën e Mbretërisë Shqiptare
Kërçovarët e Bukureshtit me Sefedin Kërçovën në mes, në kohën e Mbretërisë Shqiptare



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx