E enjte, 01.05.2025, 09:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Stavri Trako: Tragjedia e çiftit Makbeth - pervijon humanizmin shekspirian

E diele, 08.02.2009, 02:34 PM


TRAGJEDIA  E  ÇIFTIT  MAKBETH –PERVIJON   HUMANIZMIN   SHEKSPIRJAN.

Nga Stavri Trako

Imzot  F.S.Noli e konsideron tragjedinë  Makbeth si një  gjëmë  të madhe  ,si tragjedinë  më të tmeruar që ka  dalë nga pena e Shekspirit .

           Gjithkush është  intriguar nga  fakti i ekzistencës së    te madhërishmes  në këtë kryevepër të letërsisë  botërore ; i  simpatisë që të përvjedhin çifti Makbeth , që e harxhojnë  tërë  heroizmin e tyre  sipas  imzot Nolit , për të shtypur të tjerët dhe për të vrarë  vetveten.

           Duke respektuar gjithë  ata që u përpoqën për të zgjidhur këto  enigma  letrare po i afrojmë lexuesit   interpretimin tonë.

           Nuk është e rastit  që Shekspiri  parapëlqen   kastën e Glamsit   për heronj të tragjedisë së  tij , duke   e  konsideruar  shtresën e mesme    të  shoqërisë    si inicuesen  e   vlerave re reja   njerëzore   .

 Ishte  fisnikëria e mesme  aktive , që  kërkoi e provoi   të udhëprinte në epokën e re .

 Në këtë kuptim    tragjedia  Makbeth  është historia  e  fisnikut anglez  , që tenton të shpërbëjë  strukturën  e murosur  shpirtërore ,morale  e jurudike  të kupolës   mesjetare   :    apatike,parazitare ,  të asaj  hijene gjakpirëse , që ndodhej në udhëkryq .

Për ta shpërbërë  atë  kupolë  , Shekspiri   rikrijon mitin e dioskurëve  Makbeth- Banko, binomin e sfidës së kundërshtarëve të denjë  Makbeth- Makdaf ,shfaq një  mendësi te pazakontë  të  çifti Makbeth dhe risjell mitin  e   tri fatthënave pellazge(sipas të lashtëve jeta e njeriut  ndjek rrjedhen e një filli që: fillimisht  zgjatet , pastaj pështjellohet dhe dikur të pritet  , si ta parathonë tri mojrat (te mirat)ku : e para e tjerr  fillin e jetës , e dyta e pështjellon dhe e treta e pret atë) Me këto  modele   letrare  parathuhet   fundi  i     qerthullit   mesjetar  të tradhëtive , helmimeve ,vajit në vesh, kamës në gjumë ,si dhe nxitet   katarisi  shpirtëror  te  sprektatori  për të pranuar  e gjetur shembëlltyrat  alternative  humane ,që na  i   propozon  Shekspiri   në  tërësinë  e   mozaikut   të personazheve  të tragjedisë.

        Gjenia shekpirjane  ka kuptuar  se : epoka e re  kërkon  individ  aktiv ,të lirë ,imponues  e të barabartë në kontribut pa dallim  gjinor  dhe  shoqëror.Dioskurët Makbeth Banko, antipodët    Makbeth -Makdaf  jane  sfidues  te mesjetës parazitare të Dunkanit.  Por  sfida  e  epokës   së re kapitaliste padyshim   është  Ledi Makbeth  , heroina e pare në  gjininë dramatike  , figura e femrës potente,  jetësore,  inspiruese  e gjithpushtetshme  e pavarur  aktive ,e cila  rezëllen     afirmim ,barazi dhe pushtet  sensual tek   Makbethi,  bashkëshorti  dhe patriarku tipik, që zë fill në letërsi me  28   shekullorin  Uliks  famëmadhin(1180 pere  TROJA -1603  ere  ).

       Heronjtë e Shekspirit  veprojnë në  situata   apokaliptike, ku kurora  verbon  arësyen,dhe si të tillë, ata  shëndrohen në  pishtarë  të ndezur me gjenialitet , për  të ndriçuar monopatet  e ferrtë të mesjetës të mbytur  në  qerthullin e gjaktë . Gjenialiteti shekspirjan  është në gjendje të konturojë të ardhmen edhe atje ku mund të duket e pamundur .Për këtë , ai  sjell ,në skenë,  heronjë  me  individualitete  të spikatura dhe  që janë   vetvetja e pa përsëritshme , që  përpiqen me çdo kusht  të mbrijnë  diku ,  por  spektatori  e sheh  qorsokakun  e  heronjve dhe nuk çuditet   nga    fundi  i gremintë   i  tyre.

      Një spektator  i vemendshëm  sheh se, subkoshienca është e përbindshme , kur   nuk ka ndrojtje  të shfaqet si virtyt   te  heronjtë e tragjedisë..

     Makbethit  ia tronditin  natyrën njerëzore mendimi i vrasjes   . Në  fillim   , mendimi  i tij e kërkon si  fat kurrorën, pa lëvizur fare. Mendimi për kurorën nuk e le ore e çast të qetë. Të   qënit princ i Kemberlendit është si një gurë që i zë udhën , që e përmbys , po se kaperceu.Lakmite  e zeza  e të  thella kërkon t’i fsheh nga syri.Dora duhet të mbarojë veprën ,që  syri druhet ta  shikojë.

Zonja Makbeth   fillimisht prezantohet si një zemer  tepërplotë  me qumështin e zemërbutësisë njerëzore ..Ambicja për tu bërë  mbretëreshë,pas profetësisë së fatthënave  ,   përcillet  prej saj  me ligësi. Ledi Makbeth   e përballon me kurajon e nje gruaje qëllimin  për të arritur qarkun e Artë  duke përjashtuar  me gjuhë të ashpër , çdo gjë që e  ndalon.

Zemërngurtësuar,gjakmpiksur  ndaj mëshirës  e dhemsurisë  njerëzore ,ajo kërkon:

        - Nga kraharori femër –mermëni qumështin dhe  nemni  vrrerin ,nemni natën e errët  të veshur  me tymin me të dendur te skëterrës  që të mos shoh  thikën që  plagën shpon ,

          -ajo këshillon : Për të gënjyer kohën ,duku  sipas  kohës  ;në sy në dorë  e në gjuhë  kij mikpritjen; duku  si delja e pafajshme  , por  ji gjarpër i fshehur  nën gur;  fajëso të tjerët,bërtit,çirru dhe vajto për  viktimat  e krimit tënd...

          Ledi  Makbeth  , për mendimin  tonë ,është heroina më komplekse  dhe njëherazi dhe  brilanti më rezëllues i universit shekspirjan.Thëniet e saj  i kalojne kufijtë e sensuales ,brishtësisë, pafajsisë,ëngjëllit të dashurisë toksore , ripërtëritëses së jetës ,që duhet  ta karekterizojnë  si femër.                                                    Fillimisht e      kujton se është  një fatthënese e katërt e tragjedisë dhe kur e nxit të shoqin në krim e kujton si  një shpirt të  së keqes.Dhe për imazhin  negativ që të krijon  mendon, për një çast,  se do të dalë shumë  shpejt  nga skena .  Por jo  ,është  e pamundur.  Arësyeja ? Nga akti në akt kupton se   është  ajo ,që i  ve në lëvizje  subjektin   e tragjedisë  duke u  përplotësuar  në planin  shoqëror.

Na bën përshtypje fakti  që ka një dashuri të panjollë dhe të pa tronditur ndaj të shoqit.Endërra e saj ishte  kurora mbretërore  e jo brinjtë e turpit  në kokën e te shoqit.Plotëria   e planeve shoqërore në figurën e ledit Makbeth   përvijohen në një atmosferë kaosi ; ku pabesia ,dhuna e krimi   ishin   modeli  jetësor dhe   ushqimi  shpirtëror   për këdo brenda atij qerthulli.Për shkallën e  emancipimit dhe të ndërgjegjësimit  të  Ledit   Makbeth   , përgjegjëse  është shoqëria e kohës  së saj.Figura e saj nuk idealizohet .  Jo rastësisht,asaj i mungon plani nënës ,të cilën ja plotëson  skematikisht  ledi Makdaf . Si inspiruese e të shoqit në  krim , ledit Makbeth , i mohohet të riprodhojë jeten  sepse kohës së re nuk  i lipsen  trashigimtar pëbindësha  -njerivrasës.E zotëruar nga instikti, ajo është  dëshmitare e vazhdueshme në krimet e të shoqit.Shekspiri na bind se asaj  , hap pas hapi , i zgjohet ndërgjegja ,por kjo nuk mjafton .Imazhet e krimit ja kanë  helmuar shpirtin në atë masë sa ,sëmuret nga samnabulismi dhe vdes   çdo natë nga pak  e  çmendurisht.

Kur ambicja për pushtet  tek Makbethët  i kalon  kufijtë   e ferrit  me  vepra tmeruese , atëhere  vetedija  e tyre   kalon në  drejtësi se paanshme   :

     -   Na  zgjat  kupën , të  pimë  helmin ,që përgatitëm vet ; të  vrasësh  gjumin  e pafajshëm ,që  ripërtërinë  jetën  e largon vdekjen ,si banjo pas lodhjes  kapitese ,si balsam  për shpirtin e plagosur,si gjellë e dytë  që ushqen dasmën e jetës - ke tradhëtuar vetveten.Dorën  vrasëse  nuk e lan  dot uji i oqeanit ,ajo  skuq e përgjak  të gjitha  detet.

       -Makdafi-Sketera  ka  bëre  kryeveprën ,vrasja  sakrilegje  hyri tinës në  tempullin e Zotit të bekuar dhe  vodhi jetën nga altari.

-Makbethi – Vdiq  nderi dhe fama ,vera e jetes rrodhi dhe mbeti  vetem krund i fundërisë.

Makbethi  , pas kësaj , shndërrohet në nje kriminel hakmarrës  e  për  poshtërimin që i bëri jetës , ai zotërohet nga ndjenja  e të lodhurve nga mjerimi dhe të shtypurve nga fatëkeqësitë.Për të tradhetia është  nje hije  tmerruese . Për një burrë  është më mirë te ndeshet  me një ari   Rusie,rinoqeront a tigër  Hirkanije ,të  ndeshet me shpat në mes te shkretirës, pa ju drithëruar  shpirti  si një doç  kurve.

    Tragjedia shekspirjane nuk përfundon këtu.  Ajo përplotësohet   ne  dialogun Malkolm –Makdaf.

   Malkolmi—Jam  shartuar me çdo bërthamë  vesi e ligësie  ,që kur të lulëzojnë , do ju duket Makbethi  i zi  më i bardhë se dëbora ,si shqerrë  e ëmbël  pranë një  kuçedre .Vërtetë   Makbethi  është  gjakatar ,kurvar,avar,dinak e i pabesë ,gjakënxehtë e zemërligë i përmbytur në mëkate e vese  që kanë një emër.Por pusin e asganllëkut tim të   pafund nuk e mbushin gratë dhe vajzat  tuaja. Dëshira  ime nuk njeh asnjë kufij.Më mirë mbret Makbethin   ,se sa në fron një njeri si unë .Avar i pangopur    si   unë   , rrezikoni  çifligje e kështjella të të parëve ,xhevahire ,dhe shtëpi e nderin .Sa më shumë  vjedh   aqa më shumë   më  rritet    urija ,dita  ditës.Kjo avaricje është vesi më i egër që ka  rrënjë më të thella  dhe  më  të rrezikshme se asganëria  pranverore .Kjo është shpata që u pret  kokën mbretërve. S’kam asnjë hir që i ka hije  mbretit si:drejtësi,besnikëri e masë, qëndrim madhështor e mirësi ,durim ,kurajo e zemërmadhësi. S’kam gjurmë prej këtyre ,por jam plot me vese e krime lulëzuar ,që u rritën e stërvitën gjer në kulm ,po dhe sikur te kem fuqi në dorë  hedh  mjalten  e pajtimit  ne sketerrë  dhe i ve pishtarin(flakën)  paqes së përbotshme dhe çdo bashkëri të dheut e shkallmoj. 

     Plotësohet  në këtë dialog   pak a shumë  thelbi epokës   mesjetare , që  domosdoshmërisht  duhej  larguar.   Shekspiri  risjell në skenë heronj të tipit homerian  si :  Makbeth –Banko   dhe  e   hap  tragjedinë e tyre  në një situate  fantastike ,  kur ju parathuhet  e ardhmja nga fathëneset.

    Dihet tashme se Makbethi qe një nga figurat  reale të historisë e së  Skocisë (1110) që mbretëroi për 25 vjet  , ndërsa Banko  është sozia  e tij   artistike .I  pari na  shfaqet  si vezullim i fundit i mesjetes dhe i dyti na propozohet si model i mundshëm i  i kohës së re  . Dallohen  prej njëri tjetrit nga  ajo  çka fati u rezervon kur  u pritet    filli i jetës.  Mabethi pas medyshjes së fillimit, priret nga egoja për kurordhe  zgjedh  rrugën  e krimeve  , pas  parathenies së   fatave   dhe  inspirimi që i bën  Ledi Makbeth  . A  nuk ju  kujton çifti Makbeth  bashkëshortët  ideal ,model për këdo që beson vërtet  tek besnikëra bashkëshortore.

    Bankoja u bë  viktima e parë se,qe dëshmitar  në parathënien e Fatit të  Makbethit . 

    Sipari i vetasgjesimit   brenda  llojit ,fataliteti i zhdukjes se  njeriut nga njeriu ,si  kufiri   i apokalipsit të pritshëm  , ishte hapur. Bankoja i nënshtrohet fatit për hir të të bijëve, që sipas të thënave ,  do të ishin  trashigimtar të fronit mbretëror.

     Makbethi  për kurrorën  vret  Dunkanin dhe njëherazi  gjumin dhe qetësinë e tij, vret  mikun e tij Bankon  dhe   njëherazi  vret sigurinë,  vret   Ledin Makdaf me fëmijet e saj  ,pra      pafajsinë   dhe njëherazi   vret dhe të drejtën  për të sjellë  në jetë   trashigimtarin e tij..  Egoizmi i vret  atij    lumturinë  e  në këtë kuptim , egoizmi ekstrem është vetasgjesues.

   Një  gjë është e vërtetë që,  pse   në përfundim të  tragjedisë pushtohesh nga ndjenja e keqardhejes për  çiftin Makbeth?  Shfaqja    realist  si i   vlerave dhe i egoizmit  ekstrem te heronjë e tragjedisë na bën ne të mos i shohim ata  vetëm bardh e zi .Ashtu si në jetë  të mirën dhe të keqen një çast i ndan.  Mund të kërkosh modelin tënd  dhe do ta gjesh   brenda këtij   mozaiku vlerash  e  instiktesh  te të gjithë  heronjtë e tragjedisë dhe nuk mund të përjashtosh     qoftë edhe njerin  prej tyre , në  se të duhet  të   strukturosh modelin human ,që kërkon të ngjiz tek ty Shekspiri.

Individin   aktiv do ta gjeni te    Makbethi e Bankua ,hierarkun  pompoz tek Dunkani,bashkëshortësinë ideale  te çifti Makbeth,vendosmërim shpaguese tek Makdafi ,pafajsinë te ledi Makdaf dhe te femijtë e saj,inspiruesen e pushtetshme të pa epurën të vendosurën per kurorën e lavdinë te  ledi Makbeth.

Ajo që duhet të përjashtosh e   të mos   bëhesh pjesë,në  këtë  tragjedi , është; kaosi mesjetatar , ku    pabesia,  krimi   e  instikti i përvjedhin jetën  heronjve  Kryefjala a tragjedisë është : Kush mbjell  vdekjen , gjen  prehje tek ajo.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx