E enjte, 01.05.2025, 07:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Liman Zogaj: Pa ty (Cikël poetik)

E merkure, 11.02.2009, 07:55 PM


Liman Zogaj
Liman Zogaj
LIMAN ZOGAJ
 
PA TY

Pa ty
kenga e zogut
me duket vaje kukuvajke
shpirti sa nuk pelcet në heshtje
yjet duken si plage te pergjakura.

Pa ty
Vullkaneve u shperthen magma e kallur
e unë
një copë guri në shkretirë.

Pa ty
vetem une
muk di me cilin ngjyre
ta ngjyrose vetmine.

Pa ty
Jam vetem unë
duke e pritur
një yllë nëpër terr.

Të kërkova
te Drini i bardhe
në ujin si loti
shpirti i vrarë nga dhimbja
mu bë dallgë.

Zog pa fole mbeta
algat e bleruara u thane
qyqe rremi
duke te pritur
kur ktheheshe nga harrimi.

HIJA E ZEZE

Kurr mos me thuaj as urate
me gjuhen e djallit,
E endrrat le te përkundën
Të pa fjetura nëpër furtuna.

E kam nënshkruar
edhe vdekjen
krejt njësojë është
kur vrasin lugeterit.

Kur të vdesë
Mi këpusni zingjirët
I vdekur bile
Të jetojë pa pranga..


BUZEQESHJET E SKAMNORES

Sa dimer i eger sivjet
në duart e mëdhiera
I' a lashë një buk,
Më urojë për arat, parmenden, farën...

Blerinës me blerimin e kallur
I fala një luledielli,
Më urojë
për dritën e syve.

Kur i dhashë një laps
E pikturoj
diellin në lindje,
Sikur u ngohë dhe buzëqeshi.

Një brushë dhe nje leter ia dhashë
Eh sa bukur i pikturojë:
Në qepë dhe kripë deti,
një bukë misri e pjekur
sofrën pre guri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx