Kerko: a
Neshat Mehmedi: Memetali Zenuni, veprimtari i palodhur në Velika Goricë - Kroaci
E premte, 28.03.2025, 07:55 PM
Kurrë s’e kisha menduar, e asnjëherë s’e kisha marrë me mend se një ditë do të jem pjesëmarrës personalisht në karnavalet që organizohen në qytetin e Velika Goricës. Me thënë të drejtën as që kisha dëgjuar apo lexuar më parë për këtë organizim shumë madhështor që organizohej nga Drejtoria e Bashkësisë Turistike dhe nga qyteti. Asnjëherë s’e kisha ëndërruar më parë se një ditë do më bëjë ftesë që personalisht të marrë pjesë në këto karnavale tetovari, humanisti, frymëzuesi dhe atdhetari Memetali Zenuni.
MEMETALI
ZENUNI, VEPRIMTARI I PALODHUR
NË
VELIKA GORICË – KROACI
Nga
Neshat Mehmedi
Më
12 shkurt 2023, ora 15:33 më shkruan: “Mirëdita z. Neshat! Shpresoj të jeni
shëndosh e mirë Ju me gjithë familjen Tuaj!
Më
18.02.2023, këtu, në rrugën kryesore kalon defileu i karnavalit të këtij
qyteti, ku punojmë ne familjarisht në Velika Goricë afër Zagrebit. Këtë
karnaval e organizojnë Bashkësia Turistike qytetit së bashku me komunën. Ky
manifestim është njëditor.
Unë
kam biseduar me drejtoreshën e turizmit znj. Maja Toth, që vitin e ardhshëm
2024 të merrni pjesë Ju me shoqatën “Karnavalet Ilire”.
Kur
të keni kohë më thirrni në telefon dhe të bisedojmë më hollësisht rreth
karnavaleve.
Ju
përshëndet miqësisht, Memetaliu!
Pasi
lexova shkrimin, menjëherë e thirra në telefon Memetaliun, edhe pse e kam mik
në FB, po kurrë më parë s’kemi biseduar e as që jemi takuar fizikisht. Pasi u
përshëndetëm, biseduam më hollësisht për organizmin e karnavaleve.
Neshat,
unë mendoj se është mirë të vini dy a tri ditë përpara, më 18.02.2023 të
shikoni nga afër se si organizohen karnavalet këtu dhe në këtë ditë do të kemi
një takim me drejtoreshën Maja Toth, për të biseduar për “KARNAVALET ILIRE”, që
organizohen në Bozovcë dhe Tetovë.
Unë
nxora biletën kthyese te agjencioni turistik Hisar Turist. Nisja nga stacioni i
autobusëve në Tetovë, të premten, pas dite, më 17.02. 2023, ora 16:00. Nëpër
kufinj s’kishte shumë udhëtarë e as ngarkesë komunikacioni. Memetaliut i
telefonova në ora 04:00 në mëngjes afër Zagrebit, për t’u takuar më ora 4:30 min.
Aty më priste Memetaliu, një njeri shumë modest. Buzëqeshja e tij flet shumë
bashkë me mikpritjen dhe bujarinë janë vlera të traditës shqiptare të
trashëguara brez pas brezi deri në ditët tona. Pra, Memetaliu është mik i
dashur, veprimtar me nxitje të mëdha, është frymëzues i kalitur, është shembull
se si çmohet atdheu e si respektohen etnitë tjera!
Mirësjellja
e tij është shkalla më e lartë e moralit. Një qytet i tërë e nderon dhe e
respekton, kudoqoftë. E respektonin dhe nderonin gjatë rrugës pleq e plaka,
burra e gra, të rinj e të reja, edhe vogëlushët E tërë kjo është fryt i
thjeshtësisë dhe bujarisë së tij familjare.
E KUSH NUK DËSHIRON TË
JETË SI MEMETALI ZENUNI
Aq
modest, i urtë, i kompletuar dhe intelektual! Largpamës si shqiponja, durimtar
si lisat gjatë stinëve, tolerant, bashkëpunues, humanist, mikpritës e bujar,
sakrifikues e mbi të gjitha guximtar e atdhetar! Për të gjitha këto flasin
veprat e tij anembanë trojeve tona.
Zoti
të bekoftë familjarisht!
INICIUESI I TAKIMIT-
MEMETALI ZENUNI
Më
18 shkurt 2023, me iniciativë të veprimtarit Memetali Zenuni u mundësua takimi
me znj. MAJA TOTH, Drejtoreshë e Bashkësisë së Turizmit, në Velika Goricë. Pata
nderin të bisedojmë për manifestimin madhështor që do organizohej në këtë qytet
në të njëjtën ditë, si dhe për KARNAVALET ILIRE. Drejtoresha u interesua më
shumë për strukturën e karnavalit, aktiviteti dhe periudha kohore e
organizimit. Unë i dhashë sqarime për të gjitha këto në mënyrë të detajuar. Në
shenjë respekti ia dhurova një kopje të librit tim “KARNAVALET ILIRE”.
Drejtoresha më falënderoi për bisedën konstruktive, për librin e dhuruar si dhe
për praninë time për të marrë pjesë në Manifestimin Kulturor që do organizohet
në këtë ditë në orën 14:00. Ajo na ftoi që vitin e ardhshëm 2024 të jemi pjesëmarrës
në Manifestimin e Karnavaleve të Velika Goricës.
Pas
përfundimit të bisedës, drejtoresha na shoqëroi deri te objekti përballë
rrugës, ku ishte i stolisur dhe na ftoi bashkë me z. Memetaliun të hipim në
katin e parë dhe të shikojmë nga ballkoni, ku duken më mirë karnavalistët që do
të parakalojnë.
KARNAVALET NË VELIKA
GORICË- KROACI, më 18 shkurt 2023
Falënderoj
mikun tim z. Memetali Zenunin, humanistin e përmasave mbarëkombëtare,
dashamirin e kulturës, arsimit, sportit dhe vlerave të trashëgimisë, falë
iniciativës dhe këmbëngulësisë së tij, unë personalisht arrita të jem pjesë e
këtij manifestimi madhështor që u organizua në qytetin e Velika Goricës.
Edhe
pse ishim të njoftuar se në sa ora do të fillojë parada “defileu”, rastësisht
duke bredhur rrugës, aty pash një grup të karnavaleve që shkonin në vendin e
paraparë ku do të grumbullohen, edhe nga kureshtja ecja me ta dhe bëja foto. Të
gjithë grumbulloheshin në oborrin e një shkolle, këtu mu dha mundësia të bëjë
foto të shumta e të bukura, individuale në grupe dhe të shoqatave veç e veç.
Shumë grupe të shoqatave nuk u futën fare në oborrin e shkollës, por qëndronin
në rrugë. Të them të drejtën u mahnita nga ky organizim madhështor. Nga këtu
vazhdova rrugën për te qendra ku do të parakalonin karnavalistët. Nga ballkoni
shikohej shumë mirë dhe shumë larg. Moderatori i prezantonte të gjithë shoqatat
në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në
këtë manifestim madhështor, përpos karnavalistëve nga Kroacia, kishte edhe
karnavalistë nga Bullgaria.
RESTORANI “MEMY”
Qytetarët
e Velika Goricës, sipas traditës, konsumonin ëmbëlsirën shumë të preferuar
"Krofne", që e përgatiste ëmbëltorja me traditë shumë të gjatë mbi 77
vjeçare "MEMY", pronë e Memetali Zenunit. Këtu në “MEMY”, qytetarët
prisnin në radhë për të blerë ëmbëlsirën shumë të preferuar “krofnen”. Kjo
ëmbëlsirë është simbol i këtij qyteti në këtë manifestim. Shumë ngjashëm edhe
me Elbasanin, ku qytetarët atje, për nderë të “DITËS SË VERËS”, përgatisin
"BALLOKUMET" si ushqim tradicional, kurse ne, gjatë manifestimit
“Karnavalet Ilire” përgatisim ushqim tradicional: mish qengji, fli, kaçamak
(bakërdar), kos delesh apo ushqime vendore tradicionale.
Memetaliu
punën e ka mision. Në restorantin e tij shiten edhe dy ëmbëlsirat shumë të
preferuara nga vendorët – kroatët BAKLLAVAJA KROATE – Hërvatska bakllava prej
çokollate, shumë e shijshme me vlera ushqyese dhe KROFNE LEDI shpikje të
Memetaliut dhe të licencuara nga shteti kroat.
Në
restorantin e tij punonin dymbëdhjetë punëtorë e punëtore, shpeshherë ndodhte
gjatë punës ditore Memetaliu të bëhet punëtori i trembëdhjetë. Mbi të gjitha
dallohej për mikpritjen e ngrohtë të klientëve: Mirëmëngjesi! Mirëdita!
Mirëmbrëma! Mirëserdhët! Ju bëftë mirë! Mirëupafshim!
Memetaliu
në këtë qytet vjen në moshën 8 tetë vjeçare në vitin 1963, nga Tetova katundi
Sedllarcë, Para luftës së dytë botërore vjen axha i tij, më 1946 vjen bashkë me
babin e Memetaliut dhe vazhdojnë jetën këtu në këtë qytet. Është e çuditshme
dhe shumë e vërtet, picën e parë e ka pru këtu në Velika Goricë, Memetaliu para
43 katërdhjetë e tre vitesh, pra në vitin 1980.
VIZITË NË SHQITARJEVO
Në
këtë vendbanim, katund të Velika Goricës, në hyrje të tij, has në pllakatin ku
shkruhet Shqitarjevo, vendbanim i pasur me zbulime arkeologjike iIlire. Në
hyrje të katundit gjendet kisha “Shën Martinit” që daton nga v iti 1334, e cila
është shkatërruar nga osmanlit dhe është rindërtuar në vitin 1642. Së bashku me
Memetaliu, mjaft ambicioz, arritëm në këtë katund, ku është zbuluar ky vend
arkeologjik. Gjatë rrugës më tha: “ Të vish në Velika Goricë, e mos e vizitosh
vendbanimin ilir të zbuluar në këtë katund, është mëkat!” Për fatin e mirë
Televizioni “Top chanel” ka bërë një dokumentar ku flet Memetali Zenuni. Jep
sqarime të detajuara për këtë vendbanim të lashtë ilir. Në këtë vendbanim
arkeologjik bëmë disa foto. Aty afër këtij katundi kalonte lumi “Sava”, të
cilin shkuam për ta parë më për së afërmi.
NË ZAGREB U FESTUA DITA
E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Më
18 shkurt 2023, në qytetin e Zagrebit në Kroaci, shoqata kulturore shqiptare
“SHKËNDIJA” për nderë të Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, organizoi
manifestim kulturor, ku ishin të pranishëm mërgimtarë, veprimtarë e
personalitete anë e mbanë trojeve shqiptare. Në këtë manifestim ishin të
pranishëm edhe ambasadorët: nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe
Maqedonia Veriore.
Falënderoj
veprimtarin Memetali Zenunin, që ma mundësoi të isha pjesëmarrës në këtë
manifestim madhështor.
PËRCJELLJA DHE SHËTITJA
NËPËR ZAGREB
Të
dielën pas dite me Memetaliun u nisëm për në Zagreb nga Velika Gorica, pasi u
përshëndetëm sipas traditës tonë shqiptare me familjen e tij. Rrugës Memetaliu
po më tregonte për fëmijërinë e tij si kishte lëvizur me biçikletë, shitjen e
akulloreve nëpër këta vendbanime , afër këta objekte që shikoni këtu, dikur
ishin fushë, ndryshimet janë shumë të mëdha. Pasi arritëm në Zagreb, parkoi
veturën në parking dhe vazhduam të shëtitim nëpër qendrën e Zagrebit. Rrugët e
qeta, ndërtesa me arkitekturë të moçme. Restorantet në qendër të qytetit
punonin, shumë prej tyre ishin me pronar shqiptarë të rrethinës së Tetovës e të
Kosovës. Kaluam atypari në rrugën ku pash mbishkrimin në një plak mermeri Dr.
Milan Shuflai, i cili një jetë ia kushtoi Albanologjisë. Në anën e djathë të
pllakës së Shuflait ishte një pllakë ku shkruhej Avokat Damir Mikuljan. Në
qytetin e Tiranës një rrugë është emërtuar me emrin tij, në shenjë mirënjohje i
cili ka ndihmuar për të hequr vizat Shqipërisë!
Pasi
shëtitëm nëpër rrugët në qendër të Zagrebit aty afër orës 18:00, pritshim
autobusin që të nisemi për në Tetovë. Para se të hipim në autobusi Hisar
Turist, u përshëndetëm si miku me mikun dhe më premtoi se do të jem i pranishëm
në Karnavalet Ilire në Tetovë.
Memetali
Zenuni erdhi enkas nga Velika Gorica për të ndjekur manifestimin Kulturor
Karnavalet Ilire. Ai ishte me ne nga shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn”
deri në sheshin ILIRIA të Tetovës. Aty përshëndeti të pranishmit dhe
manifestimin kulturor. Në shenjë respekti ia dhuruam mirënjohjen “KARNAVALET
ILIRE”.