E marte, 06.05.2025, 07:13 AM (GMT+1)

Kerko: a

Aurel Dasareti: Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

E enjte, 20.03.2025, 07:51 PM


Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazëri. Një unitet gjithëkombëtar të pathyeshëm, të mbështetur në qëllimet e interesat e përbashkëta. Bashkim të fortë dhe të pandashëm, kudo që gjendemi, pavarësisht nga ndryshimet e parëndësishme që janë plotësisht normale në të gjitha vendet.

Ne kurrë nuk do t'i harrojmë ata që gjatë dekadave dhe shekujve sakrifikuan jetën e tyre në rrugën tonë për liri, dhe ne do të mbajmë vullnetin për sakrificë, kështu që brezat e ardhshëm të mund të jetojnë në Shqipërinë për të cilën kanë luftuar paraardhësit e tyre të guximshëm. Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e miliona bashkatdhetarëve të tyre do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues. Ishte guximi, vendosmëria dhe virtyti i tyre që na kujtoi neve dhe pjesës tjetër të njerëzimit një të vërtetë universale që shumë shqiptarë duket se e kanë harruar: Fuqia e kombit do të jetë gjithmonë më e fortë se njerëzit në pushtet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx