Kerko: a
'Kastriot Myftaraj': Burgosja e Veliajt ishte kuptuar që para 1 viti
E hene, 17.03.2025, 07:55 PM
Kastriot
Myftaraj*:
BISEDAT/
Miqësia e brishtë, Llagami e KLGJ-së kupton që Bushka e kishte gënjyer për
emërimin në GJK. Burgosja e Veliajt ishte kuptuar që para 1 viti: “Lali nuk e
ngrys këtë vit...”
Javët
e fundit “Ora News” ka sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet e deputetes së
Partisë Socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit
Parlamentar të Ligjeve, me çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, dhe veçanërisht
me këtë të fundit. Madje Bushka është thirrur edhe nga SPAK-u për të dëshmuar
mbi hetimet e çiftit Veliaj-Xoxa dhe rolin e saj, ku prokurorët e posaçëm kanë
dyshime të forta se ajo ka ndikuar në këto hetime përmes intimidimit të
dëshmitarëve dhe helmimit të provave. Publikisht Bushka nuk e ka mohuar lidhjen
e fortë me Ajola Xoxën, por po ashtu ajo është shfaqur në takime private me
përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe
ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureida Llagami, apo dhe
kreun e ILD-së Artur Metani. Qëndrimi me të tillë persona në takime private në
parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të ndodhë, por mes Bushkës dhe
Llagamit kemi parë që takimet janë zhvilluar herë në zyrën juridike të Ajola
Xoxës, e herë në ambientet e restorantit tek “Shallvaret”, ku shfaqeshin duke
ngrënë krudo, pirë verë dhe cigare puro madje.Por miqësia mes Bushkës dhe
Llagamit duket se ka qenë një marrëdhënie e mirëfilltë interesash të
përmbledhura me lajtmotivin: “Më jep, të të jap”. Dhe në këmbim të ndihmës që
Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në
Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në
sistem.
Në
këtë kuptim Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së,
duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që
bëhet përmes Kuvendit.Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është
Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda
Bushka.Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë
pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte i gënjeshtërt.Një
gjë e tillë dëshmohet edhe në disa biseda të siguruara nga “Ora News” që
Llagami zhvillon përmes aplikacionit “Signal”, që janë dhe lehtësisht të
verifikueshme nga strukturat hetimore.Bisedat në fjalë i përkasin muajve nëntor
e dhjetor 2023, si dhe janar të vitit 2024.
Interesante
është se në momentin kur dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare
e Gjykatës Kushtetuese, Llagami shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka
gënjyer disa herë. Ndërkaq, një tjetër gjë po aq interesante është fakti se në
gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm
çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Nereida
Llagami: Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në
fund.
Klotilda
Bushka: Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.
BISEDA
17 dhjetor 2023
Këtej
më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka). - Ehu. Pse
mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë,
prandaj ta kërkova ty.
BISEDA
10 janar 2024
Nereida
Llagami: Më thotë që Lali (Erion Veliaj)...
-
Filloi prapë...
Nereida
Llagami: Nuk e ngrys këtë vit...
-
T’i bojmë gati qelinë.
Nereida
Llagami: I ka thënë...
https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966
*