E marte, 06.05.2025, 06:47 PM (GMT+1)

Kerko: a

Fadil Sahiti: Pse njerëzit i nënshtrohen ideologjisë populiste

E shtune, 22.02.2025, 01:55 PM


PSE NJERËZIT I NËNSHTROHEN IDEOLOGJISË POPULISTE

Nga Fadil Sahiti

Shpesh dëgjojmë të thuhet se shumica e njerëzve nuk e duan lirinë sepse liria do të thotë përgjegjësi dhe shumica e njerëzve tmerrohen nga përgjegjësia. Nuk dihet nëse kjo thënie vlen për shumicën e njerëzve, por ka diçka të vërtetë në të. Të marrësh përgjegjësinë për jetën tënde do të thotë të marrësh vetë vendimet dhe, më e rëndësishmja, të pranosh pasojat kur ato rezultojnë të gabuara. Kjo ndjenjë është e frikshme, është alarmante. Shkenca e psikologjisë thotë se në secilin nga ne ka diçka infantile: duam dëshpërimisht ta heqim këtë barrë nga supet tona. Frojdi thotë se instinkti më i fortë i njeriut është ai i mbijetesës, ndërsa nevoja jonë më e fortë është nevoja për siguri. Ky instinkt dhe kjo nevojë na shtyn të kërkojmë një ideologji, një dikë (mundësisht 'babë') që pranon të heqë barrën e përgjegjësisë për jetën dhe të ardhmen tonë. Dhe, i varfëri njeri gëzohet kur mendon se ka gjetur dikë që është 'më i mirë' se ai, që ofron siguri; që bën më pak ose aspak gabime.

Frika mund të jetë e ndryshme: frika nga të huajt, nga vdekja, nga pasojat e veprimeve tona, etj. Por secila frikë e ka burimin në të panjohurën. I varfëri njeri kërkon një garanci se e panjohura dihet, dhe beson se vetëm "baba i madh" mund ta di atë që s'dihet. Pranon ideologji dhe doktrina politike irracionale, përqafon fetë që garantojnë se nuk do të vdesë, apo filozofi politike që garantojnë se shoqëria do të bëhet e përsosur në të ardhmen, madje shumë shpejt.

Ne kosovarët themi shpesh se para luftës e kemi dashur njëri-tjetrin më shumë se sot. E kujtojmë me nostalgji një kohë kur s'kishim asnjë të drejtë civile, por duheshim dhe solidarizoheshim me njëri-tjetrin shumë më tepër se sot. As dhashnia e as solidarizimi i jonë i atëhershëm nuk e kanë pasur burimin në emancipim, por në frikë. Kishim frikë nga shfarosja kolektive dhe kjo na bënte më njerëzorë, më solidarë, na mbante të bashkuar. Kur fituam lirinë (në kuptimin e lirisë negative të Isaiah Berlin), dashuria dhe solidariteti fisnor u venitën. Kjo ka ndodhur edhe me popujt e tjerë. Por siguria fisnore është zëvendësuar me të menduarit kritik.

Kjo nuk po ndodh me ne. Ne vazhdojmë t’u besojmë populistëve, atyre që na kanë vjedhur dhe keqqeverisur; t'u besojmë teorive utopike pa asnjë rezon politik. Kurse mendimi kritik mbështetet në tjera vlera. Refuzon të marrë të mirëqenë ato që thuhen nga 'baballarët' politik apo fetar; përdor arsyen personale si 'test litmues' i gjithçkaje. Por, kjo mënyrë e të mënduarit ka kosto. Lirinë mendore e blen duke hequr dorë nga siguria; barazinë dhe solidaritetin human e blen duke hequr dorë nga kërkesat egoiste; dhe së fundi, vetëdijen kritike e blen duke hequr dorë nga qetësia e rreme e mendjes dhe e shpirtit.

Rrallëherë gjen njerëz që janë në gjendje t'i blejnë këto 'mallra'. Shumica nuk i blejnë fare. I pari që ishte i gatshëm të paguante çmimin e lirisë, të mendimit kritik, të barazisë dhe solidaritetit mes njerëzve, besohet të ketë qenë Sokrati. Ai u thoshte tjerëve, "më mirë të jeni si unë, Sokrat, i pakënaqur, sesa një derr i kënaqur". Por çmimi që pagoi për lirinë personale ishte kapital: e pagoi me vdekje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Eshref Ymeri: Leksiku i turpshëm i Ramës në Sheshin Skënderbej dhe mjerimi i bujkrobërve socialistë Kalosh Çeliku: ''Hajvanë'' politik Luan Asllan Dibrani: Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih Kastriot Myftaraj: RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt Sadik Bejko: Erion Veliaj, je sjellë si llagëm, si legen Florim Zeqa: Kush e bëri dasmën me të mirë!? Florim Zeqa: "Rruga e Re" e dërgoi në theqafje LDK-në! Fritz Radovani: Kush t’vrau pafaj o At Anton Harapi? Luan-Asllan Dibrani: Bashkëqeverisja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i Vetmi Version politik Petrit Dibrani: Gënjeshtrat dhe urrejtja e hoxhës Mustafë Bajrami ndaj Presidentit amerikan dhe admirimi për organizatën terroriste “Hamas”! Klajd Kapinova: J.D. Vance - “Bashkimi Europian tani kontrollohet nga një regjim totalitar, antidemokratik” Llesh Ndoj: Kur djalli ngre meshë, besimtarët duhet të ikin Arbana Xharra: Përkrahësit e diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz Luan-Asllan Dibrani: Pavarësia e Kosovës dhe Bojkoti i Veteranëve të UÇK-së Aurel Dasareti: Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët Sevdail Hyseni: Ismail Ismaili - angazhimi i pashuar për çështjet shoqërore dhe politike në vendlindje dhe diasporë Nue Oroshi: Na ishte njëherë një politikan i barkut dhe jo i mendjes Gani Qarri: Urim me gjithë zemër - Dardanisë Llesh Ndoj: Ekuilibër po, por vetëm sipas ligjit Fadil Sahiti: Çfarë e bën një politikan populist tërheqës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx