E enjte, 01.05.2025, 08:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Fluturim mbi Roganë

E merkure, 22.01.2025, 06:59 PM


Atdhe Geci

FLUTURIM MBI ROGANË

Roganë, je  dashuria  dhe ëmbëlsia ime

vendlindja  e   fëmijërisë  dhe  e  rinisë

koha e të gjitha kohëve të mia, arti  im

mendimi i Gurit të gjatë dhe trëndafilit.

Rogana i ngjan  ëndrrës  me disa epoka

dhe i ngjan prushit  që di ta ndez flakën

Rogana di t´i shquaj rilindësit e kombit.

Natyrën e Roganës  e kam në qenie, atë

e barti me vete në Berlin, Romë e Paris,

e barti në kohë    keqe  e  kohë të mirë

Natyrë e Roganës  vjen  me mua në çdo

vend, ajo më shoqëron si bashkudhëtare

me të jam në mision  me  bijtë e atdheut.

Koha  një  fryt  i  jetës  dhe i ekzistencës

herë  e  plleshme   dhe   herë  shkretëtirë

i ndien rrotat e qerres    saj  tek lëvizin

ndan  shkëmbijve  dhe  udhëve   me  ura.

Shndërrimi  i  së kaluarës në kohë arti të

ardhshëm, do  ishte  një  mrekulli e jona

do  ishte  gëzim  i  natyrës  dhe  i himnit,

gëzim   nga  Nëna e fshehtë e Shqipërisë.

Roganë, të  nxehtë  e ke lotin e dhimbjes

ar e flori e ke dashurinë  për  të dashurin

pyll pishash në  furtunë  i  ke  flokët  tua

vetullat dhe ballin  i  ke  si  yje  kozmosi

e dashur, Libri  sot  ia  fshimë lotin Gurit

që vajza me sy  pylli      mos  dënes,

poezia, një shok udhe tek ti e ka fillimin!...

Atdhe Geci - Roganë, Prishtinë, 2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx