E enjte, 08.05.2025, 02:00 PM (GMT+1)

Kerko: a

Petrit Dibrani: Cikli për vlerat kombëtare...

E marte, 31.12.2024, 07:49 PM


Petrit Dibrani:

Cikli për vlerat kombëtare-gjithfarë është e jona, i të jetuarit e vepruarit Shqiptarisht dhe ekzistencës tonë, duhet të përsëritet pambarimisht.

Feja-besimet fetare.

Mënyra, forma më e suksesshme për tjetërsimin e ndarjen dhe përçarjen e shqiptarëve, nga armiqtë tanë shekullor.

Diskutimet për besimet fetare, në forma të ndryshme dhe thuajse të përditshme, nxiten nga shërbime të caktuara, që kanë punuar e punojnë për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe zhdukjen e vlerave tona kombëtare.

“Asnjëherë nuk ndodh asgjë rastësisht, ngase askush nuk kërkon dhe vepron, diçka paarsye”.

Qëllimi i armiqve shekullor, ishte dhe mjerisht po vazhdon, ndarja e përqarja dhe sundimi.

Ndalimi i arsimimit të shqiptarëve, arsyeja e vetme pse shqiptarët historikisht, i drejtuan kah kultet fetare.

Prandaj; në çdo debat për fenë në Kosovë, e sidomos në debatet aktuale me nofka dhe anonime në disa portale, ku gjuha e urrejtjes është shumë më e shpeshtë sesa, diskutimet njerëzore të argumentuara dhe racionale, me akuza, sharje, shpifje, kërcënime dhe anatema të shpeshta, që në taboret debatuese i shpërfaqin dhe përsërisin.

Andaj!

Është e domosdoshme me lexu dhe kuptu, “Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Kosova është Republikë Parlamentare dhe shtet laik.

Shteti është neutral ndaj çdo besimi fetar, pavarësisht nga proporcioni i njërës apo tjetrës fe dhe të pafesë.

Feja është kategori kushtetuese në aspektin e jo-diskriminimit, sikurse që janë edhe raca, ngjyra, gjinia, gjuha, mendimi politik, prejardhja kombëtare e shoqërore, gjendja ekonomike e pronësore, orientimi seksual, apo aftësitë e kufizuara, neni 24 i Kushtetutës.

Vetëm atëherë kur të lexohet e kuptohet dhe respektohet nga t’gjithë padallim, “Kushtetuta e Kosovës” dhe kushdo që vepron kundërligjshëm, të dënohet, tregojmë pjekuri qytetare, aftësi shtetërore dhe gatishmëri për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Nëse nuk mësojmë nga e kaluara, jemi të dënuar që ajo t’na përsëritet, mirëpo edhe nëse nuk e ndryshojmë të ardhmen, jemi të dënuar ta durojmë të keqen, mjerimin e tjetërsimin dhe shkombëtarizimin!

Dhe prandaj duhet folur, shkruar e vepruar për të kujtuar çfarë ka ndodhur, në mënyrë që mos të përsëritet më. Ngase gabimi më i madh është të heshtësh dhe të paraqitesh, sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

Ju dua të bashkuar, shqipe….??



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shefqet Dibrani: Hafiz Gagica - LDK-në edhe në këto zgjedhje do ta mallkojë injorimi që ia bënë diasporës Idriz Zeqiraj: Doktrina "Rebus Sic Stantibus", mundëson anullimin e marrëveshjes të Asociacionit Florim Zeqa: 2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë! Petrit Dibrani: Pse jam veç shqiptar, shkurt e troç dhe shqip?! Gjon Keka: Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, për t'i hyrë në qejf dikujt Florim Zeqa: Iluzionet e Albin Kurtit dhe dëshirat e opozitës! Petrit Dibrani: Mos e admiro kopjen, ngase “plagjiatura” është veçse një homazh Asllan Dibrani: Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme: Hapi i Duhur në Luftën Kundër Korrupsionit Enver Bytyçi: I tmerruar, i shfazuar, i dëshpëruar dhe i poshtëruar si Erion Veliaj! Adil Fetahu: Miti serb për Kosovën synon ‘’Trepçën’’ dhe pasuritë tjera të Kosovës Gjon Keka: Dardaninë e mori turku dhe e la në terr edhe në shekullin XXI Kalosh Çeliku: Fadil Curri i “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët” Argetina Tanushi Aquino: Shqipëria në Udhëkryq - Premtimet dhe Sfidat në 2025 Albert Zholi: Pesticidet tek mandarinat, flasin Habilaj, Susaj, dhe Balla Fritz Radovani: Fjala e Hafiz Ali Krajës n'vorrimin e At Gjergj Fishtës Idriz Zeqiraj: Rithemelimi i Nëndegës së LDK-së në Nürnberg të Bavarisë gjermane Enver Bytyçi: Vuçiq rrëzon alibinë - Nuk e njeh Kosovën që të fitojë Rusia në Ukrainë! Petrit Dibrani: Do të vazhdojmë bashkarisht Florim Zeqa: Kryeministri merr rolin e gjykatësit! Luan-Asllan Dibrani: Klan Kosova dhe Degradimi i Vlerave: Big Brother...

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx