| E marte, 31.12.2024, 07:49 PM |
Petrit Dibrani:
Cikli
për vlerat kombëtare-gjithfarë është e jona, i të jetuarit e vepruarit Shqiptarisht
dhe ekzistencës tonë, duhet të përsëritet pambarimisht.
Feja-besimet
fetare.
Mënyra,
forma më e suksesshme për tjetërsimin e ndarjen dhe përçarjen e shqiptarëve,
nga armiqtë tanë shekullor.
Diskutimet
për besimet fetare, në forma të ndryshme dhe thuajse të përditshme, nxiten nga
shërbime të caktuara, që kanë punuar e punojnë për nxitje të urrejtjes,
përçarjes dhe zhdukjen e vlerave tona kombëtare.
“Asnjëherë
nuk ndodh asgjë rastësisht, ngase askush nuk kërkon dhe vepron, diçka paarsye”.
Qëllimi
i armiqve shekullor, ishte dhe mjerisht po vazhdon, ndarja e përqarja dhe
sundimi.
Ndalimi
i arsimimit të shqiptarëve, arsyeja e vetme pse shqiptarët historikisht, i
drejtuan kah kultet fetare.
Prandaj;
në çdo debat për fenë në Kosovë, e sidomos në debatet aktuale me nofka dhe
anonime në disa portale, ku gjuha e urrejtjes është shumë më e shpeshtë sesa,
diskutimet njerëzore të argumentuara dhe racionale, me akuza, sharje, shpifje,
kërcënime dhe anatema të shpeshta, që në taboret debatuese i shpërfaqin dhe
përsërisin.
Andaj!
Është
e domosdoshme me lexu dhe kuptu, “Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Kosova
është Republikë Parlamentare dhe shtet laik.
Shteti
është neutral ndaj çdo besimi fetar, pavarësisht nga proporcioni i njërës apo
tjetrës fe dhe të pafesë.
Feja
është kategori kushtetuese në aspektin e jo-diskriminimit, sikurse që janë edhe
raca, ngjyra, gjinia, gjuha, mendimi politik, prejardhja kombëtare e shoqërore,
gjendja ekonomike e pronësore, orientimi seksual, apo aftësitë e kufizuara,
neni 24 i Kushtetutës.
Vetëm
atëherë kur të lexohet e kuptohet dhe respektohet nga t’gjithë padallim,
“Kushtetuta e Kosovës” dhe kushdo që vepron kundërligjshëm, të dënohet,
tregojmë pjekuri qytetare, aftësi shtetërore dhe gatishmëri për anëtarësim në
strukturat euro-atlantike.
Nëse
nuk mësojmë nga e kaluara, jemi të dënuar që ajo t’na përsëritet, mirëpo edhe
nëse nuk e ndryshojmë të ardhmen, jemi të dënuar ta durojmë të keqen, mjerimin
e tjetërsimin dhe shkombëtarizimin!
Dhe
prandaj duhet folur, shkruar e vepruar për të kujtuar çfarë ka ndodhur, në
mënyrë që mos të përsëritet më. Ngase gabimi më i madh është të heshtësh dhe të
paraqitesh, sikurse nuk ka ndodhur asgjë.
Ju
dua të bashkuar, shqipe….??