Kerko: a
Florim Zeqa: Kot e keni, mërgimtarët nuk do t'ju votojnë!
E merkure, 18.12.2024, 07:49 PM
Kot e keni, mërgimtarët nuk do t'ju votojnë!
Shkruan: Florim Zeqa
Shtyrjet
e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë, janë tregues për
numrin tejët të vogël të atyre që janë regjistruar në KQZ si votues nga
Diaspora. Regjistrimi i deritanishëm i mërgatës në formën 'e-diaspora' është
shumë i vogël në krahasim me numrin e votuesve që jetojnë në shtetet
evro-perëndimore.
Rënja
e interesimit të mërgatës për votim
Edhe
përkundër propagandës së ministres së Punëve të Pashtme dhe Diasporës,
njëkohësisht edhe zv. Kryeministre e vendit, znj. Donika Gërvalla-Schwarz për
kinse rritjen e numrit të regjistruesve të rinjë nga mërgata, ky numër është
simbolik.
Arsyet e rënjes së interesimit të
mërgatës për të votuar janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme, duke filluar
nga mospërmbushjet e premtimeve elektorale të pushtetarëve, injorimi i të
riatdhesuarve në vendlindje dhe deri tek mos trajtimi dinjitoz i mërgimtarëve
në listat zgjedhore të partive politike.
Si rezultat i zhgënjimit të qytetarëve në
të gjitha qeveritë e deritanishme, e kemi një rritje enorme të numrit të
mërgimtarëve, të cilëve mund t'iu flasësh për çdo gjë dhe të dëgjojnë me
vëmëndje, por për politikën dhe politikanët e Kosovës në përgjithësi as që duan
të dëgjojnë për ta.
"Shkaku i tyre e braktisëm Kosovën,
ia kthyem shpinën shtëpisë dhe familjes, i nxorëm fëmijët nga shkolla, i
ndërpremë studimet, i braktisem vendet e punës e erdhëm këtu në Dhe të huaj për
një jetë më të mirë dhe më dinjitoze. Ngase atje, në vendin tonë, shteti nuk na
sigurojë asgjë, as kontrata pune dhe as sigurime shëndetësore, as zhvillim
ekonomik dhe as mirëqenje, madje edhe ndihmat sociale (lëmoshën) na ofrojnë
vetëm në kohë fushate zgjedhore dhe përseri na harrojnë. E këtyre që na
trajtuan në këtë mënyrë, jo votën, por as surratin nuk duam t'ua shohë
më", e përfundojë rrëfimin mërgimtari 48 vjeçar, baba i katër fëmijëve të
lindur dhe shkolluar në Kosovë!
Ky është vetëm një nga mijëra rrëfime të
tjera akoma më rrënqethëse të ish ushtarëve të UÇK-së, i famijëve të dëshmorëve
dhe invalidëve të luftës për të cilët shteti nuk bëri asgjë, dhe ata në mungesë
të përkujdesjes shtetërore u detyruan t'ia kthejnë shpinën vendlindjes dhe
varreve të baballarëve dhe familjarëve të tyre të vrarë në luftën e fundit
çlirimtare!
Ju
politikan me ndërgjegje të vrarë, më mirë mos ia mësyni Diasporës, se mund të
ndesheni me pakënaqësi të shumta të mërgatës sonë. Kërkimi i votës nga ana e
juaj, është ofendimi më i madh për ta! Të paktën leni të qetë e mos ua ngacmoni
'plagët e lirisë'. Rënkimi i tyre do të jetë mallkimi më i madh për ju.