E merkure, 30.04.2025, 08:50 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Kosova në zgjedhjet e radhës ka nevojë për ndryshime rrënjësore

E merkure, 30.10.2024, 07:57 PM


Kosova në zgjedhjet e radhës ka nevojë për ndryshime rrënjësore,  e jo sikur është qeverisur deri më sot

Nga Gjon Keka

Asnjë ndryshim thelbësor nuk u bë edhe gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, vetëm se u vazhdua avazi i vjetër aty ku e patën lënë ata të mëparshmit ai e vazhdojë, me disa modifikime por në thelb asnjë ndryshim i qartë dhe që e bënë Kosovën më shumë të sigurtë, më të lirë, dhe afër Bashkimit me familjen europiane. Nisur nga kjo, mendoj se një ndryshim i vërtetë mund të vijë vetëm me anë të daljes së një fryme të re, të një elite të re apo sikur thoshte At Zef Pllumi se „pa iu ndërru truni këtij populli, e truni ndërrohet në shkolla kryesisht dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë."

Prandaj, Kosova ka nevojë për një çetë të re intelektualësh dhe ekspertësh të fushave të ndryshme me orientim të vërtetë europian dhe që e bënë ndryshimin e domosdoshëm, respektivisht që e bënë Kosovën shtet vërtetë të lirë demokratik dhe europian.

Duke parë se asnjë ndryshim rrënjësor nuk u bë, atëherë arsyet pse nuk mund të votohet më Vetëvendosja dhe Albin Kurti në zgjedhjet e radhës mendoj se janë këto si më poshtë:

Gjatë qeverisjes së tij marrëdheniet me miken tonë ShBA ranë në nivelin më të ulët.

Mungesa e koordinimit, punëve dhe e lidhjeve të ngushta me ShBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR-in, ngase ai i bëri të gjitha lëvizjet e gjërat krye në vete duke i vendos në pozitë të vështirë dhe të rrezikshme ShBA-t dhe ndërkombëtarët në përgjithësi në Kosovë.

Mungesa e njohjeve të Kosovës nga vendet tjera përgjatë këtyre viteve të qeverisjes,

Lojërat me Mitrovicën pa u koordinuar më ShBA, miqtë tjerë europian dhe KFOR-in, edhe pse në shikim të parë duket se në Mitrovicë po sundon ligji e rendi, por në faqen tjetër aty e gjithë kjo bëhet me forca të shtuara të policisë që rrezikojnë edhe jetën e tyre dhe të përfaqësuesve të KFOR-it, sepse shihet tepër qartë se problemi në Mitrovicë nuk është zgjidh përfundimisht.

Premtimet se do ta luftonte korrupsionin, krimin dhe dukuritë negative nuk u realizuan, në fakt edhe vetë ata i futën duart në korrupsion dhe u bënë pjesë e skandaleve dhe e dukurive negative.

Në dialog nuk arriti ta nxjerrë Kosovën në favor, por vetëm sa i futi të gjitha marrëveshjet e mëparshme të atyre që i kishin nënshkruar më parë dhe disa që u shtuan gjatë tij në një kuti apo paketë, dhe nuk u implementuan në tërësi, prandaj paketa apo kutia nesër mund të shndërrohet në kuti të Pandorës,

Nuk e luftojë radikalizmin islamik që ka lëshuar rrënjë në Kosovë dhe hoxhallarët që sulmonin dhe njollosnin figurat kombëtare si atë të Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit etj, dhe ata që flamurin kombëtar e quanin arnë dhe të pavlerë etj etj,

Radikalët islamik që e patën votuar atë me këshillën e disa hoxhallarëve arritën të ngrisin kokën lartë dhe të kenë ndikim në institucione dhe fusha tjera, sa që këto rryma radikale islamike edhe mediat i kanë pushtuar.

Sigurisht se edhe partitë tjera që patën qeverisë më herët kanë pas luajtë mjaftë lojëra të përbashkëta me radikalët islamik për qëllime të votave dhe patën lidhë vëllazëri me Turqinë, por në kohën e atyre që qeverisën më parë nuk kishte shumë radikal islamik brenda institucioneve as ndikim sa kanë tani në qeverisjen e partisë që tani është në pushtet,

Nuk arriti ta anëtarësoj Kosovën në Këshilin e Europës në momentin e saj të favorshëm dhe humbi shanset për anëtarësimin e radhës në NATO.

Me politikat dhe veprimet e gabuara Serbia u shpëtua nga sanksionet ndërsa Kosovës iu vendosën masa apo sanksione dhe kështu u ngadalësua zhvillimi dhe procesi në rrugën e integrimit në institucionet euroatlantike.

E vetmja gjë që u bë ishte liberalizimi i vizave edhe kjo nuk ishte merit e plotë e kësaj qeverie që tani është, por e gjithë qeverive të mëparshme sepse procesi kishte mbetë me pengesa në rrugë, megjithëkëtë ishte rasti i mirë që u shfrytëzua dhe Kosova fatmirësisht gëzon liberalizimin e vizave.

Krejt në fund, në Kosovë aktualisht nuk ka asnjë parti apo frymë e re me mendësi të vërtetë europiane që e orienton Kosovën drejt familjes europiane, sepse në të gjithë partitë që sot janë, ishin, apo aty këtu kanë qenë pjesë e pushteteve pothujse secila nga to kështu që edhe në këto zgjedhje që po vijnë nuk mund ta gjeshë një parti që do të mund ta bënte Kosovën shtet të vërtetë europian dhe të sigurtë ku liria, të drejtat e njeriut dhe e mira të mund të bëhen apo të jenë të mishëruar në atdheun tonë Kosovën.

Sidoqoftë në këto zgjedhje uroj të ftojnë ata që sado pak i ruajn marrëdhëniet e veçanta me miken tonë të madhe ShBA dhe vendet mike europian si dhe në një partneritet të ngushtë me NATO/KFOR, si dhe kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës, pstaj të një Kosove më të sugurtë, më të lirë, më liberale, më demokratike, dhe plotësisht europiane.

Këtë shkrim po e përfundoj me proverbën e Aristotelit:„E dua mikun tim Platonin, por më shumë e dua të Vërtetën."



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Llesh Ndoj: Kur s'dëgjon askënd e s'djen për asgjë, një hap larg është Diktatura Blerim Rrecaj: Me pamje kah parku Enver Bytyçi: Shqipëria dhe Kosova në renditjen globale për lirinë! Aurel Dasareti: Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës Fahri Xharra: Veriu pellazgjik i Afrikës Petrit Dibrani: Etike dhe jetike e domosdoshme, për shqiptarët! Gjon Keka: Këta ishin miqtë e vërtetë të kombit tonë Dardano-Arbëror europian! Fahri Xharra: "Biblioteka shqiptare në Kosovë, fryt i atyre që i quanim tradhtar" Kalosh Çeliku: Me një ka zgjedhe nuk lërohet ara e Babait Blerim Rrecaj: Ç'kuptim kanë reklamat pa hesap Gjergj Kabashi: Turqia, Serbia dhe Rusia po bëjnë të pamundurën për krijimin e nacionalislamizmit nga radhët e shqiptarëve Gjon Keka: Lëvizja Kombëtare e Deçanit - Leva e zhvillimit dhe vetëdijes kombëtare dardane Kalosh Çeliku: Dita e nesërme nuk është larg Enver Bytyçi: Si Edi Rama e korruptoi Ilir Metën dhe Aleksandër Vuçiq korruptoi Edi Ramën?! Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?! Gjon Keka: Vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare nuk kanë asnjë vlerë për kombin tonë Klajd Kapinova: Ikona e anti Krishtit me petkun e bardhë është sot një radikal i kuq marksist Skender Jashari: Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës Xhafer Leci: LDK do t'i bënte nder vetes dhe demokracisë me pritjen meritore Fadil Gecit Fritz Radovani: Gjuha Shqype prej At Gjergj Fishtes

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx