| E merkure, 30.10.2024, 06:57 PM |
Kosova në zgjedhjet e radhës ka nevojë për ndryshime rrënjësore, e jo sikur është qeverisur deri më sot
Nga
Gjon Keka
Asnjë
ndryshim thelbësor nuk u bë edhe gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, vetëm se u vazhdua avazi i vjetër aty ku e
patën lënë ata të mëparshmit ai e vazhdojë, me disa modifikime por në thelb asnjë ndryshim
i qartë dhe që e bënë Kosovën më shumë të sigurtë, më të lirë, dhe afër Bashkimit me familjen europiane. Nisur
nga kjo, mendoj se një ndryshim i vërtetë mund të vijë vetëm me anë të daljes
së një fryme të re, të një elite të re
apo sikur thoshte At Zef Pllumi se „pa iu ndërru truni këtij populli, e truni ndërrohet në shkolla kryesisht dhe pa
u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në
Europë."
Prandaj,
Kosova ka nevojë për një çetë të re intelektualësh dhe ekspertësh të fushave të
ndryshme me orientim të vërtetë europian dhe që e bënë ndryshimin e domosdoshëm,
respektivisht që e bënë Kosovën shtet vërtetë të lirë demokratik dhe europian.
Duke
parë se asnjë ndryshim rrënjësor nuk u bë, atëherë arsyet pse nuk mund të
votohet më Vetëvendosja dhe Albin Kurti në zgjedhjet e radhës mendoj se janë
këto si më poshtë:
Gjatë
qeverisjes së tij marrëdheniet me miken tonë ShBA ranë në nivelin më të ulët.
Mungesa
e koordinimit, punëve dhe e lidhjeve të
ngushta me ShBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR-in, ngase ai i bëri të
gjitha lëvizjet e gjërat krye në vete duke i vendos në pozitë të vështirë dhe
të rrezikshme ShBA-t dhe ndërkombëtarët në përgjithësi në Kosovë.
Mungesa
e njohjeve të Kosovës nga vendet tjera përgjatë këtyre viteve të qeverisjes,
Lojërat
me Mitrovicën pa u koordinuar më ShBA, miqtë tjerë europian dhe KFOR-in, edhe pse në shikim të parë duket se në
Mitrovicë po sundon ligji e rendi, por në faqen tjetër aty e gjithë kjo bëhet
me forca të shtuara të policisë që rrezikojnë edhe jetën e tyre dhe të
përfaqësuesve të KFOR-it, sepse shihet
tepër qartë se problemi në Mitrovicë nuk është zgjidh përfundimisht.
Premtimet
se do ta luftonte korrupsionin, krimin dhe dukuritë negative nuk u realizuan, në
fakt edhe vetë ata i futën duart në korrupsion dhe u bënë pjesë e skandaleve
dhe e dukurive negative.
Në
dialog nuk arriti ta nxjerrë Kosovën në favor, por vetëm sa i futi të gjitha marrëveshjet e
mëparshme të atyre që i kishin nënshkruar më parë dhe disa që u shtuan gjatë
tij në një kuti apo paketë, dhe nuk u
implementuan në tërësi, prandaj paketa apo kutia nesër mund të shndërrohet në
kuti të Pandorës,
Nuk
e luftojë radikalizmin islamik që ka lëshuar rrënjë në Kosovë dhe hoxhallarët
që sulmonin dhe njollosnin figurat kombëtare si atë të Gjergj Kastriotit, Nënë
Terezës, Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit
etj, dhe ata që flamurin kombëtar e quanin arnë dhe të pavlerë etj etj,
Radikalët
islamik që e patën votuar atë me këshillën e disa hoxhallarëve arritën të
ngrisin kokën lartë dhe të kenë ndikim në institucione dhe fusha tjera, sa që
këto rryma radikale islamike edhe mediat i kanë pushtuar.
Sigurisht
se edhe partitë tjera që patën qeverisë më herët kanë pas luajtë mjaftë lojëra
të përbashkëta me radikalët islamik për qëllime të votave dhe patën lidhë
vëllazëri me Turqinë, por në kohën e atyre që qeverisën më parë nuk kishte
shumë radikal islamik brenda institucioneve as ndikim sa kanë tani në
qeverisjen e partisë që tani është në pushtet,
Nuk
arriti ta anëtarësoj Kosovën në Këshilin e Europës në momentin e saj të
favorshëm dhe humbi shanset për anëtarësimin e radhës në NATO.
Me
politikat dhe veprimet e gabuara Serbia u shpëtua nga sanksionet ndërsa Kosovës
iu vendosën masa apo sanksione dhe kështu u ngadalësua zhvillimi dhe procesi në
rrugën e integrimit në institucionet euroatlantike.
E
vetmja gjë që u bë ishte liberalizimi i vizave edhe kjo nuk ishte merit e plotë
e kësaj qeverie që tani është, por e
gjithë qeverive të mëparshme sepse procesi kishte mbetë me pengesa në rrugë, megjithëkëtë
ishte rasti i mirë që u shfrytëzua dhe Kosova fatmirësisht gëzon liberalizimin
e vizave.
Krejt
në fund, në Kosovë aktualisht nuk ka
asnjë parti apo frymë e re me mendësi të vërtetë europiane që e orienton
Kosovën drejt familjes europiane, sepse në të gjithë partitë që sot janë, ishin,
apo aty këtu kanë qenë pjesë e pushteteve pothujse secila nga to kështu që edhe
në këto zgjedhje që po vijnë nuk mund ta gjeshë një parti që do të mund ta
bënte Kosovën shtet të vërtetë europian dhe të sigurtë ku liria, të drejtat e
njeriut dhe e mira të mund të bëhen apo të jenë të mishëruar në atdheun tonë
Kosovën.
Sidoqoftë
në këto zgjedhje uroj të ftojnë ata që sado pak i ruajn marrëdhëniet e veçanta
me miken tonë të madhe ShBA dhe vendet mike europian si dhe në një partneritet
të ngushtë me NATO/KFOR, si dhe kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës, pstaj të
një Kosove më të sugurtë, më të lirë, më liberale, më demokratike, dhe plotësisht europiane.
Këtë
shkrim po e përfundoj me proverbën e Aristotelit:„E dua mikun tim Platonin, por
më shumë e dua të Vërtetën."