Kulturë
Atdhe Geci: Shqipëria më e madhe se Shqipëria
E enjte, 17.10.2024, 06:49 PM
SHQIPËRIA MË E MADHE SE SHQIPËRIA
- Poemë recital
*
Sami Frashëri,
libri, „Gjeografia e
Çamërisë“,
Stamboll, 1889
Republika
e Çamërisë ( Epiri ) njihej që në lashtësinë e hershme, Republikë. Epiri i
Çamërisë qysh në shekullin e VI-të p.e. r. fitoi kuptimin politik, Republikë.
Thesprotianët e vjetër i përkasin thjesht popullit pellazg. Ata ishin të një
gjaku dhe kishin të njëjtën gjuhë me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Për
shumë kohë Republika e Çamërisë ( Epirit ) u qeveris nga krerët e tyre dhe
pastaj për një periudhë u qeverisën në formën e Republikës.
Epiri
atë kohë banohej nga shumë fise, ndër të cilët kryesorë ishin thesprotët,
kaonët dhe molosët. Me gjithë disa veçori të jetës kulturore e politike, këto
popullsi ishin etnikisht të një trungu me pellazgo-ilirët. Pra pellazgët janë
shqiptarët e sotëm.Vend jeta e Shqipërisë antike në tokën e saj; në Atikë,
Dodonë dhe More.
Sami Frashëri,
libri, „Gjeografia e
Çamërisë“,
Stamboll, 1889
-
Figurat në poemë janë numra:
1
.
Për
çdo shqiptar, Shqipëria është më e madhe se Shqipëria. Pavarësia e Çamërisë nga
Greqia është udha që duhet ta bëjmë!...
Atdhe
Geci, Vlorë, 2016
HIMN
I ÇAMËRISË - Teksti i Himnit të Çamërisë këndohet me zë:
Çamëri
tokë pellazgjike
Pallë
Epiri në lashtësi
Je
stërgjyshe e shqiptarëve
Në
Dodonë e Iliri
Gjokset
tua të përgjakura
Drejt
fitores në lavdi.
Refreni:
Çamëri
vend i bekuar
Plot
me vuajtje e histori
Çamëri
vend i uruar
Ngrite
flamurin Kuq e Zi.
Ti
je gjaku i Janinës
Ti
je dritë e Shqipërisë
Plagët
tua shekullore
Ndritën
zjarrin e lirisë
Këngët
tua nuk shterojnë
N
?zemrat tona të rinisë.
Refreni:
Çamëri
vend i bekuar
Plot
me vuajtje e histori
Çamëri
vend i uruar
Ngrite
flamurin Kuq e Zi.
Çamëri
fole shqiponjash
Brinjët
tua i ke shpatë
Jatagan
mbi fustanellë
Vendit
tonë i dalim zot
Mëmëdheu
po na pret
Gjithandej
deti buçet.
Çamëri,
e jona Çamëriiii!
Tekstin; Atdhe Geci,
Muzikën; Izet Kallaba,
Soliste e Himnit;
Ylberina I. Avdyli
1
.
Të
paktë janë ata njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin çam ose arban.
Aristidh
Kola
2
.
Ne
nuk kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut tonë me Çamërinë, kur atë e ka qepur
vet perëndia, - Shqipëria deri në Prevezë e më përtej!... ( A. Geci )
3
.
Rritu
bimë e gjuhës dhe e fjalës
ti
që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji
shpërthim i flakëve të shpirtit
je
lavdi e popullit të përgjakur!...
4.
Çamëri,
fati ynë është gjuha shqipe. Kryevepra që shqip flisnin dhe komunikonin
perënditë. Zeusi, Apolloni, Thoti, në gjuhë pellazgo-shqipe shkruanin e
komunikonin. Të tri këto perëndi meshën e bënin në gjuhën shqipe, në gjuhën të
perëdisë. Në faltoret e Dodonës, Athinës, Atikës e Moresë, bari, pemët, gurët,
fryma e ajrit, muret e rrënojave edhe sot në gjuhën shqipe të Zeusit flasin.
Çamët dhe Arbanitët në tërë Greqinë identifikohen me Pirro Shqiponjën, Papa
Eleuterin dhe me Gjergj Kastriotin !...
Atdhe Geci – Xarrë,
Mesopotami, 2017
2
.
Ekziston
populli ndaj ekzistojmë dhe né
Ekziston
populli ndaj ekziston dhe gjuha
Ekziston
populli ndaj egziston dhe kënga
Ekziston
populli ndaj ekziston Shqipëria
3
.
Shqiponja
shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë në bark tek Nëna
në udhën për në Çamëri!...Lexojmë në ditarin e mësuesit dhe patriotit çam, Musa
Demit, i rënë
me
tërë familjen për çlirimin e Çamërisë.
2
.
Nuk
ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk
ka më shqip se shkrimi saj
Nuk
ka më shqip se pellazgo-iliri
Nuk
ka më shqip se sa Çamëri...
(
Behar. Pasdite e fundgushtit. Frymë e detit krijon dridhje ullinjësh. Sipas
legjendave, kjo është një këngë e lashtë e erërave. Një çam dhe një çame
shfaqen nën pemë ulliri. Jo rrallë ullinjtë bashkëbisedojnë mes veti! )
4
.
Jam
popull gjysh i gjuhëve të lashta
popull
gjysh i gjuhëve të Evropës
Shqiptar
jam, kur s´ kishte Greqi
Shqiptar
jam, as kur s´kishte Athinë.
5
.
Perënditë
tona, Thoti, Zeusi e Apolloni, janë gjaklindësit e shqiptarëve. Shqiptarët,
s´jemi të ardhur në More, Atikë, Dodonë e Kretë. Ne jemi etnikët, të parët
njerëz të lindur në këtë tokë. Atdhe, Çamëria është lindur nga prindër,
pellazgo ilir.
-
Teksti i këngës popullore „ Mall për Çamërinë“
3
.
- Çamëri moj Çamëri
Copa
copa
Vende
-vende
Ti
me atë anë
Unë
me ketë anë
Amanet
pleqtë na lanë
Varret
ti leme ne vatan,
Çamëri
moj Çamëri na mbeti loti ne si
Gjithë
jeten pa të parë
Mbetëm
rrugëve të ndarë
S'ka
një varr për te qarë
Çamëri
moj Çamëri
Se
te brodha nuk e di
Si
ti spashë në gjithë dynjan
Po
ta dish o Çamëri
Jesh
dhe mbetesh Çamëri
2
.
Njëgjakësh
jemi shqiptarët, një e folur dhe një gjuhë e shkruar. Lufta për liri dhe
Pavarësi të Çamërisë është udha që duhet të bëjmë. Populli shqiptar flet gjuhën
shqipe të tre perëndive shqiptare: Thotit, Zeusit dhe Apollonit.
Dallgë
e verbër, memece,
zhurmën
tënde e ndiej;
ta
ndali nuk mundem,
ta
mbërthej , se bëj d ot...
4
.
Qysh
kur toka ishte fëmijë né jemi të këtij dhéu, të kësaj toke dhe, të tre detërave
pellazgo-ilir. Burra! Njerëz! Çamëria është tokë Shqipnie, tokë e Atdheut tonë.
Adhoan, jam Morea, jam shqipe me gjak e me gjuhë! Jam shqiptare që nga
embrionimi , pellazgo-ilir. Më duaj, më puth, më përqafo!
2
.
Tre
Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
tre
Drina bartin flamuj të ndryshëm
tre
Drina flasin me pasaportë mes veti
tre
Drina i thërrasin ndërgjegjes sonë
5
.
Lidhja
midis Çamëve dhe Arbanitëve është çelësi i zgjidhjes të ngatërresave me
Greqinë!..Vetëm të bashkuar çam dhe arbanit mund ta ngremë flamurin pellazgjik
të Pirros dhe të Zeusit.
3
.
Në
Çamëri, dhe gjithandej Prevezës
dritë
bën gjuha shqipe, fjala e nënës
Në
Greqi, Shqipëria ka një Shqipëri…
5
.
Shqiptar
të të gjitha trojeve
në
Epir e gjithandej atdheut
nuk
ka fushë buke, dhe as
grykë
mali, e as breg lumi,
dhe
as oxhak të shtëpive
pa
një të rënë të bukur për liri!...
6
.
O
Adhoan Molosi, Morea kam nevojë të më përqafosh!Shpirt, a e ndien që jemi bijë
hyjnorë të Thotit, Zeusit, Thesprotit, Gjergj Kastriotit dhe të Adem Jasharit!
Nuk
ka paqe për lumin me vaj
Nuk
ka paqe për lumin e ndarë
Çamëri
bëje dorën grusht, me
ty
Shqipëria është Shqipëria!…
2
.
Atdhe,
kthimi i Çamërisë në gjirin e Shqipërisë, ia kthen emrin atdheut emrin e vet,
Iliri! Rroftë Republika e Çamërisë! Rroftë Çamëria Shqiptare!
6
.
Krejt
brenda kraharorit
zemërimi
i bie daulles
trishtimi
i bie kitarës
e
liria, një kënge me zë….
3
.
Teksti
i shpalljes së pavarësisë së Çamërisë: Den Hag, 30 tetor, 2016, Hoteli
“Ambasador”, ora 14-të: Ditë me diell:
1
.
Ne,
përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të
aneksuara nga Greqia,pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një
shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të shtypur dhe të
diskriminuar në aspektin human,gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm
që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të
vetëm të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive
përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e
Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë
të Kuvendit Gjithëpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, me propozimin tim e tuajin,
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime
z.
Xhani!
Rroftë
Republika e Çamërisë! Rroftë Çamëria Shqiptare!
Atdhe
Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit
Gjithëpërfshirës
çam dhe arvanit, Hagë, 30
tetor,
2016, Hoteli “Ambasador”, ora 14-të
-
Valle epike çame!...
5
.
Çamëria
s´lypet, Çamëria merret!
-Vallja
e Osman Takës:
7.
Shqipëri,
të këndojmë me gjuhën më të parë të tokës, me gjuhën shqipe të Thotit, Zeusit,
Eskilit, Homerit…
5
.
Hapi
krahët flamur shqiptar
I
lavdëruar i luftës e i paqës
Flamur
i pellzgëve, i Ilirëve…
flamur
kuq e zi i dardanëve
flamur
kuq e zi i Çamërisë
flamur
kuq e zi i Iliridës
flamur
Kuq e zi i Ulqinit
për
ty jemi betuar për jetë
flamur
i shenjtë i Atdheut!...
5.
Shqiptar:
Ne s´ kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut tonë me Çamërinë, kur atë e ka
qepur vet perëndia, - Shqipëria deri në Prevezë e më përtej!...
2
.
Atdheu
bën pa gjithsecilin prej nesh, por atdheu nuk bën pa Çamërinë! Pa Krahinën e
Mollës së Kuqe, pa Ulqinin, Iliridën dhe Kotorrin!
10
.
Në
ç ?drejtim po lëviz kombi ynë?Mbi Prizren ende ka ré të zeza! Ky qytet
njëkombësh i shqiptarëve, shkruan Gjirokastra për Prizrenin, është përtej 7
mrekullive të botës, Prizreni ujin e vet e njeh nga etja. Kosova Çamërinë e ka
motër gjaku të zemrës!Shqipëri, njih Çamërinë Republikë!
6
.
A
do ta bëjë këtë histori populli ynë
që
Preveza e Prishtina të bashkohen?
Retë
në qiell mund të kenë rrufé,
por
çasti e do këngën me e mprehë!...
(
-Zërat; Çamëria Republikë! Çamëria Shqipëri! )
1
.
Republika
e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Holandës, u lind 15 mijë
vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festit, dhe Gurit të
Lemnit, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros dhe 600 vjet pas Princit të
Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, - Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në
këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë, Çamëria shqiptare, jo pa të
drejtë quhet fole e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria
pellazgo-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i dhanë vepra
të çmuara Atdheut dhe kontribuan në qytetërimin gjithë botëror.
4
.
Epiri
i Ilirisë – Çamëria, i dha botës Njëperëndinë, i dha Papë Eleuterin, e figura
të çmuara njerëzimit. O të mirët e mi! Të gjakut e kam Zeusin, Thotin e
Apollonin, Aleksandrin e Pirro Burrin, Platonin, Sokratin e Eskilin, Safon e
Herodotin, Papa Eleuterin e Hoxhë Tahsinin, Elena Gjikën e Muharrem Rushitin,
Alush Taken e Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenon, Faik Konicën,
Abaz Dojakën e Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e Aristidh Kolën, Festim Laton, e
sa e sa të tjerë.
DEKLARATA E PAVARËSISË
SË ÇAMËRISË
- 30 tetor, 2016, Den Hag
Duke
u nisur nga vullneti i shprehur nga ana popullit të Çamërisë, për organizimin
politiko- shtetëror, në territorin e Çamërisë, Kuvendi i Republikës së
Çamërisë, si organ përfaqësues, kushtetutëdhënës dhe i vetëqeverisjes në
Çamëri, solemnisht shpall;
KUVENDI ME KËTË
DEKLARATË
KUSHTETUESE SHPALL REPUBLIKËN
E ÇAMËRISË NJËSI TË BARABARTË NË RAPORT KONFEDERAL ME GREQINË SI FAZË KALIMTARE
DERI NË ZGJIDHJEN
PËRFUNDIMTARE NË
PËRFILLJE TË VULLNETIT POLITIK TË POPULLIT TË ÇAMËRISË.
1.
Me
këtë deklaratë, Kuvendi shpreh dhe shpall vullnetin politik të popullit të
Çamërisë si akt i vetëvendosjes politike.
2
.Ky Kuvend, duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij, Çamërinë njësi
të barabartë dhe në raport konfederal me Greqinë, si fazë kalimtare, në bazë të
principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të popullit çam
dhe arvanitas, në Çamëri, pret konfirmimin e këtij akti kushtetues në
Kushtetutën e Republikës së Greqisë. Me Membështetje të plotë të opinionit
demokratik çam dhe arvanit në Greqi dhe të qendrave te vendosjes ndërkombëtare,
Kuvendi shpall si gjuhë zyrtare të Republikës së Çamërisë, gjuhën shqipe dhe
gjuhën greke ( po edhe ajo shqiptare ), flamurin kombëtar me emblemën e
mbretërisë së epirotëve mbi kokë të shqiponjave, stemën e
shtetit
të Çamërisë.
3.
Ky
Kuvend, Çamërinë dhe pozitën e re kushtetuese të
saj,
e konfirmon si bashkësi dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të
shtetasve të Çamërisë, ku shqiptarët çamë dhe arvanitas, si shumicë e
popullsisë së Çamërisë shpallen popull autokton dhe shtetformues
në
trojet e veta.
4.
Në
ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese,
Kuvendi dhe organet e
pushtetit
të Çamërisë marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Greqisë i mbështesin në
vullnetin e popullit shqiptar, çam dhe arvanitas, të shprehur në këtë
Deklaratë, me ç'rast i kërkohet Greqisë heqja e“Ligjit të Luftës” me Çamërinë
dhe Shqipërinë.
5.
Deri
në miratimin e Kushtetutës së re të Republikës së
Çamërisë,
tash e tutje Kuvendi do të komunikojë publikisht në aktivitetin e vet dhe në
marrëdhëniet ndërkombëtare me emërtimin zyrtar “Republika e Çamërisë”.
6.
Me
miratimin e kësaj Deklarate, shpallet segregativ dhe jolegjitim çdo dokument
diskriminues për popullatën çame në territorin e Çamërisë.
Për
Kuvendin Gjithëpërfshirës Çam dhe Arvanit
Festim
Lato, Hagë, 30. 10. 2016.
7
.
Në
Çamëri dhe në gjithë atdheun as toka, as uji nuk kanë qetësi! Çamëria lexon
vetëveten s´është metaforë por dhimbje. Pavarësia e Çamërisë është udha që
duhet ta bëjmë. Ky amanet për Republikën e Çamërisë është mision i së ardhmes,
mision i pakthyeshëm! Çamëria s´lypet, Çamëria merret!...
6
.
Në
degë ulliri e kam lidhur fjalën
tek
më e fismja pemë e natyrës;
Çamëri,
shembja çatinë Greqisë
lufta
për l iri është e pandalshme!...
10
.
Shtetet
dhe perandoritë ngrihen e bien, popujt mbeten. Shtetet janë organizma gjeo-politikë
të përkohshëm, ndërsa popujt janë të përjetshëm. Republika e tretë shqiptare në
Ballkan, Republika e Çamërisë, është çelësi i Shqipërisë së Bashkuar. Populli
çam në Çamëri dhe gjithandej Greqisë e në More edhe në kohën tonë identifikohet
me Pirron dhe Gjergj Kastriotin. Identifikohen shqiptar!
6
.
Në
degë ulliri e kam lidhur fjalën
tek
më e fismja pemë e natyrës;
Çamëri,
shembja çatinë Greqisë
lufta
për liri është e pandalshme!...
8
.
Ëndërr
e çamit çasteve zgjërohet
posi
një det me valë të trazuara,
ai
s ?ndalon tek ura e mendimeve
por
ai hyn thellë gjithësisë së tij
ëndërr
e çamit s ?është vogëlimë,
por
bubullimë e të gjithë atdheut!...
4.
Fol
Shqipëri, fol Kosovë, fol Iliridë! O folni të gjithë, se në Çamëri, heshtja
dhimbjen më nuk e mban!...
9.
HIMN I ÇAMËRISË -
Recitim
Çamëri
tokë pellazgjike
Pallë
Epiri në lashtësi
Je
stërgjyshe e shqiptarëve
Në
Dodonë e Iliri
Gjokset
tua të përgjakura
Drejt
fitores në lavdi.
Refreni:
Çamëri
vend i bekuar
Plot
me vuajtje e histori
Çamëri
vend i uruar
Ngrite
flamurin Kuq e Zi.
Ti
je gjaku i Janinës
Ti
je dritë e Shqipërisë
Plagët
tua shekullore
Ndritën
zjarrin e lirisë
Këngët
tua nuk shterojnë
N
?zemrat tona të rinisë.
Refreni:
Çamëri
vend i bekuar
Plot
me vuajtje e histori
Çamëri
vend i uruar
Ngrite
flamurin Kuq e Zi.
Çamëri
fole shqiponjash
Brinjët
tua i ke shpatë
Jatagan
mbi fustanellë
Vendit
tonë i dalim zot
Mëmëdheu
po na pret
Gjithandej
deti buçet.
Çamëri,
e jona Çamëriiii!
Tekstin; Atdhe Geci,
Muzikën; Izet Kallaba,
Soliste e Himnit;
Ylberina I. Avdyli
Atdhe Geci – Vlorë,
Firencë, Den Hag, 2016-2019