Kulturë
Përparim Hysi: Në ditëlindjen e Migjenit
E merkure, 16.10.2024, 06:48 PM
MIGJENI në vargjet e mia
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Në ditëlindjen e
MIGJENIT*
Ja...
u mbushën 100-vjet, pse më dukesh prapë i ri?
Prozator,
por dhe POET(më të bukur s'kish se ti)
Ti
i bëre mushkëritë copë, për punëtorin dhe fshatarin
ZEMRA
JOTE SA NJË BOTË( NË TË GJEJE QYTETARIN)
Realitetin
vizatove si piktor, por pa penel
Dhe
mjerimin e dënove gjer në rranj e ca më thellë.
Ngrite
zërin si trimosh, zëri yt u bë kambanë
Ndaj
më je aq bukurosh (ndaj të gjithë MIGJEN, të duam.)
Ti
me shkrime promotor, në gjithë shkrimet si risi
Ishe
gjithë si meteor, i bekuar nga PERËNDI
Sot
u mbushën 100-vjet(do kalojnë vjete e shekuj)
PROZATOR
dhe POET:kurrë nuk ke për të vdekur.
*shkruar më 13 tetor
2011
2.Thirrje MIGJENIT
Nëma
grushtin tënd, të ligjshëm, MIGJEN!
T'u
bie mu në surrat politikanëve
T'i
shoh si dridhen në Parlament
Ku
bëjnë si qensallhane.
Hajde
bashkë me mua në Parlament
Të
shohësh se ç'sehir!
Sikur
vinë nga tjetër planet
Të
gjithë me një fytyrë.
Askush
tek ne që u dhamë votën
Nuk
vjen qoftë dhe për një hall
Të
"lodhur" janë, gjezdisin botën
Në
Parlament bëjnë rrumpallë.
Nëma
grushtin tënd, të ligjshëm MIGJEN"
T'i
heqim nga "arena"
Se e kthyen PARLAMENTIN, MIGJEN!
Si
arenë kur përleshen "dema".
Nëma
grushtin tënd, të ligjshëm, MIGJEN!
T'I
godasim fortë!
Mos
i shohim të"lozin" si në skenë
SE
ndryshe po kthehen në skortë.
3.Poetët që vdesin të
rinj
Janë
me dhjetra POETËT që kanë vdekur të rinj
Dhjetra
plagë mua më janë hapur në shpirt.
Më
dridhet zemra dhe kam dhimbshuri
Sa
herë që i kujtoj(edhe sot, çuditërisht)
Ndjeva
dhimbje.kur në duel u vra PUSHKINI,
Në
duel dhe LERMOTOVI, ndërsa SHELLI u mbyt në liqen
Lot
lëshova kur vari veten ESENINI
Por
dhembjen më të madhe, kur ndërrove jetë
MIGJEN!
RRESHPJES
"i veshën këpucë të reja"
NDOC
GJETJA dha shpirt në"shtëpi të botës"
Është
mirë që shkaktarëve mu mbi kokë t'u bjerë rrufeja
Nga
dhimbja po më luan çarku i kokës.
Vargu
i tyre, mjerisht është i gjatë
Dhe
të gjithë nuk i qan dot në një vjershë
POETËT
që vdesin të rinj, më hapin plagë
Çdo
plagë rri e hapur dhe rrjedh.
4.Bukuria vazhdon e vret
*
KOZETA
15-vjeçare nga Vermoshi vdes nga apendisiti
Hiqe
dekoratën.kryeministër!
Se
vdiq KOZETA 15-vjeçare në VERMOSH.
Shkele
me këmbë dhe ti shëndetësisë ministër!
Të
vdesësh në këtë moshë( a nuk është paradoks?)
Po
ku është shteti, ky gjumshi i neveritshëm
Që
s'kujdeset për shtetasit, po fle e bën pallë.
Kujt
i kapërdisesh me dekoratë kryeministër
Bashkë
me ministrin e shendetësisë turpin e kini mbi ballë.
Bukuria,
siç duket, prapë po vret
Si
në kohën tënde, i pavdekshmi, MIGJEN!
KOZETA
e bukur, përmendore e turpshme, për ty shtet!
KJo
martire e pafajshne për ju si anatemë.
Se
emër tjetër hiç nuk meritoni
Kur
shtetasit i lini në dorë të fatit
Pushtein
që kini e turpëroni
Kambanë
i bëj vargjet prej inatit.
* ka ndodhur më 5 mars
2003 dhe, që të nesërmen, me paturpësi,
Presidenti dekoroi edhe kryeministrin NANO, por edhe ministrin e shëndetësis Mustafa
Xhani.
5. Kur Enveri
"vodhi OSO BAKALLIN" *
Enver
Hoxha e "vodhi Oso Bakallin"
Dhe
urdhëroi:-"Të çelen arkapija!"
Të
ruajmë, -tha, - të pastër moralin
SE
moral të pastër ka partia.
-A
e patë se ç'ndodhi në Tepelenë?
Dy
të rinj komunistë ranë"therorë"?!
Kjo
ndodhi veç nga një"thashëethemë"
Të
vihen "thashëethemexhinjtë" në
terror.
Të
ngrihemi të gjithë e t'i këputim kokën
Atyre
që me gjuhën eligë na bëjnë pis
Si
mund të hedhin baltë mbi kohën,
Mbi
kohën e"ndritur" të partisë?
Urdhëroi:- Të ruhet i patër morali
Armiqtë
t'i ndëshkojë rreptë partia
Dhe
ashtu si OSO BAKALLI
Enveri
çeli "arkapija"
*Oso Bakalli- personazh
i Migjenit
Në Tepelenë dy të rinjtë
vranë veten.
Tiranë, 14 tetor 2024