E enjte, 24.07.2025, 10:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Vladimir Shyti

E enjte, 17.10.2024, 06:44 PM


VLADIMIR  SHYTI

PA DASHURI JETA NUK VLEN

Pyesni veten, mos nguroni,

Çfar dashurie duhet të kërkoni,

Lakuriqsinë, apo hyjnoren,

Ballkanike apo perendimore,

Matrejale me shumë ndarje,

Apo shpirtërore deri në vdekje,

Dashuria nuk ka etiketa,

Ajo është e thjesht e pastër,

Në çdo zemër sjell ujin e jetës,

Ti s’je trup, as zemër balte,

Shih vetëm bukurinë hyjnore,

Harro pikëllimin, rrezato dashurinë,

Virtytin e marrë nga të parët,

Dhe fytyra jote do jetë madhështore,

Zemra që përmban nje detë,

Nuk të le të përplasesh në breg,

Kur tërheq gjembat nga zemra,

Dhe endesh në fushat me lule,

Si dielli që i jep frymë hënës çdo natë,

Mos shiko pasurinë, por zemrën,

Jemi të gjithë mysafirë në këtë botë,

Për të mësuar fshehtësinë e lumturisë,

Ku s’ka dashuri jeta nuk ka vlerë.

Mos e humb shpresën!

Mrekullitë vijnë nga e padukshmja,

Leri shpirtërat të hyjnë e të dalin,

Ti nuk je vetëm një bukuri trupore,

Je shpirti që jeton brenda tyre,

Ti je një lule që jep aromën,

Ti nuk ke fe.Fe ke dashurinë,

Ku bota gjujëzohet, ndizen qirinjtë,

Pastaj trokit në zemër tënde!

Dhe do të largohen të gjithë pengesat,

Ku do të çojë në bërthamën e jetës.

FAMILJET NE RENIE

Njerzit dashurohen, më pas veniten,

Lajkat hipokrizia, një kafshat e embël,

Një zjarr i fshehur i padukshëm,

Që shpojnë shumë zemra, le rrënoja.

Martesa kthehet në vdekje shpirtërore,

Dhe, dashuria nuk mund të bind veten,

Vetëm lotë, nuk ka mëshira hyjnore,

S’gjëndet ilaç dhe pikëllimi të mbërthen.

Familja, një emërues, kryefjala botërore,

Psherëtima, zemra të thyera, të djegura,

Në detin e dashurisë shkrihen si kripa,

Mallkimi ka rënë mbi ne, humbi dashuria.

Familja është si shiu që bie mbi tokë,

Rrit jetë, gjelbëron gjithë botën,

Një përrua i fuqishëm, i dalldisur,

Që në kopshtin e universit, krijon njerinë.

Njeriu, i shumë veprave mizore,

Që nëpër botë ju kërkoni mirësinë,

Po, ju jeni thesaret në këtë xhungël,

Ndriçoni llumin t’ju shërohen dhimbjet!

Vdekja është martesa me përjetësinë,

Ku rrjedh uji jetës dhe mëshira hyjnore,

Burra dhe gra largohuni nga çdo synim!

Vlerësojeni beslidhjen, detyrën fillestare.

Shkenca mund të krijoj njeriun rrobot,

Por,  nuk u përgjigjet emocioneve të shpirtit,

Dashuria hyjnore ështe proces gjyqsor,

S’ është një gurë, por një perlë është i florinjt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx