Mendime
Idriz Zeqiraj: -PISA- penalizon krerët pisa të SBASHK-ut!
E marte, 12.03.2024, 07:49 PM
-PISA- penalizon krerët pisa të SBASHK-ut!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Ndër
vite vazhdojnë shantazhimet dhe kërcënimet e krerëve të SBASHK-ut dhe të OVL të
UÇK-së, ndaj shtetit të -memzi-pamë- të Kosovës. Të dyja këto Shoqtata kanë për
padron organizatën ilegale kriminale SHIK. Sa herë që PAN, krijesë e partive
banda, PDK-AAK-NISMA, donë të rrëzojë qeveritë, qoftë edhe atë të vetën, duke
qenë në qeverisje, siç bëri vite më parë Hashim dallaverja, ndërsen herë
njërën, herë tjetrën Shoqatë. Dhe, ato koordinohen, për të sulmuar gjahun, në
llogari të padronit SHIK.
Kuadri
veteran i arsimit, drejtor shumëvjeçar i Gjimnazit "Xhevdet Doda", në
Prishtinë, Binak Ulaj, ish i burgosur politik dhe kuadër i Shoqatës të
Burgosurve Politikë të Kosovës, duke përkujtuar pishtarin e arsimit, shokun
tonë të ilegales dhe të burgut politik, Kadri (OS)Manin, për përvjetorin e
amshimit, foli edhe për përmasën e degradimit të SBASHK-ut, përkatësisht, edhe
të mësuesve të manipuluar. Ai, duke ua kundërvënë horrakëve të sindikatës
njeriun e idealeve të mëdha, Kadri (Os)Manin, punën e tij në kushte e rrethana
të mangësive elementare dhe të përndjekjes sistematike të pushtetit jugosllav,
i qorton rëndë dhe faktueshëm, për gjendjen e krijuar në sistemin arsimor.
PAN
përzgjodhi kohën, kur presioni i Serbisë, përmes Listës Serbe ishte kulmor, për
ta aktivizuar bandën e SBASHK-ut, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë Kurti.
PAN-i me SHIK-un e tij ishte dhe është brenda SBASHK-ut, kuadrot e SHIK-ut
Reshat Kushaj, Imer Imeraj e tjerë, të cilët komandojnë kukullën e tyre, Rrahman Jasharin, Rrahman grevën.
Kërcënimin me grevë, e kushtëzonin me ngritjen e pagave dhe kërkesa të tjera,
deri në përmbushjen e tyre.
1)
Opozita PAN-iste, me kallauz SHIK-un, ishte guidë dhe nxitëse e drejtëpërdrejtë
e SBASHK-ut të lazdruar marrëzishëm. Kreu i katapultuar Jashari, shtoi dozën e
provokimit të vrazhdët ndaj Qeverisë dhe popullit të Kosovës: "Testimi me
shkrim i mësimdhënësve në Kosovë, nuk do të bëhet kurrë, sa të jam unë kryetar
i SBASHK-ut", - thotë dhe e përsëritë Rrahman greva! Dhe, vazhdon "arsyetimin"
marroq, ky karaxhoz e sharlatan: "Mësimdhënësit nuk frikësohen nga testi e as unë, por testi është degradues
dhe nënçmues, ngase këta mësimdhënës kanë kryer shkollë të mjaftueshme, deri
edhe masterin dhe janë testuar dhjetra herë në fakultete..."! Reshat Kushaj,
shef i Këshillit grevist të SBASHK-ut, thotë: "Kush duhet me na testu?! Me
të gjitha metodat do ta kundërshtojmë testimin e mësimdhënësve. Ministria të
gjejë mënyra të tjera!"
Kjo
është një ndërhyrje e egër, sa e turpshme, aq edhe rrugaçërore. Një shtet
ligjor duhej t`i zinxhiroste, me akuzën shantazh shtetit dhe sabotim të
procesit mësimor. Testimi mësimdhënësve, madje i të gjitha niveleve, është i
natyrshëm dhe ligjor. Është e drejtë ekskluzive e institucioneve shtetërore,
përkatësisht, e Ministrisë të Arsimit dhe assesi i sindikatës apo i
organizatave tjera joqeveritare. Sindikatat nuk mund të marrin vendime në
kundërshtim me ligjet.
Shembull
konkret: Në Gjermani, një mësues gjimnazi duhet të studjojë, pas Gjimnazit,
plot 6 (gjashtë) vjet, pandërprerë. Dhe, dy vitet e para të mësuesisë, paguhet
me gjysmë rroge, sepse është nën monitorim dhe rrogën duhet ta ndajë me
monitoruesin. Testimi i mësuesve është i vazhdueshëm dhe i përhershëm. Është
ligj shtetëror dhe organizohet në bazë të rregullores të drejtorisë komunale,
gjithnjë nën monitorimin e Ministrisë të Arsimit.
Në
Evropë mësuesi është nëpunës i shtetit. Mësuesit i kërkohet përgaditje me
shkrim për mësim-dhënie. Prindërit, përmes fëmijëve, kontrollojnë mësuesit.
Dhe, dobësitë e mësuesve denoncohen në shkollë. Drejtori, pavarësisht numrit të
nxënësve, ka orë të caktuara në mësim-dhënie, për të mos u shkëputur nga
procesi mësimor, gjë që në Kosovë kjo, paradoksalisht, përjashtohet, drejtori
mbetet "elektron i lirë!" Madje, në përgjithësi, kontrolli i
mësimdhënësve është formal, pothuajse, inekzistent.
Edhe
pse Kosova ka aplikuar sistemin e Bolonjes, zbatimi në praktikë lënë për të
dëshiruar. Hartimi i teksteve shkollore ka çaluar më parë dhe vazhdon të çalojë
edhe sot. Nga përvoja personale, si mësues në Kosovë dhe Shqipëri, këtu janë
përkthime të dobëta nga gjuhët sllave. Për shembull, tekstet e matematikës
ishin aq konfuze, sa edhe mësuesi mezi i kuptonte ushtrimet, ndërsa në Shqipëri
ka qartësi profesionale.
Mendoj
se Kosova duhet ta këtë -Shtëpinë botuese të teksteve shkollore-. Kujtoni
fillimin e vitit shkollor 2023, kur për disa lëndë mungonin tekstet elementare!
Hartuesit e teksteve në Evropë janë me autorë gruporë dhe, kryesisht, me tituj
shkencorë. Puna e tyre është, zakonisht, honorar.
Edhe
literatura shkollore për minoritetet, duhet të jetë konformë ligjeve vendore
dhe të kontrolluara nga shteti. Është absurde që Serbia vazhdon të këtë qasje
në arsim dhe shëndetësi, nën maskën e financimit, për minoritetin serb në Kosovë.
Kosova nuk duhet të jetë shtet i lëmoshës, aq më pak nga Serbia armike. Tjetër
është bashkëpunimi kulturor dhe shkencor me shtetin amë të minoriteteve, por
gjithherë pa cenuar ligjet e shtetit ku kanë lindur dhe jetojnë. Shqiptarët
kurrë nuk do ta kenë sjelljen me minoritetin serb, qysh e kanë pasur
bashkëkombasit e tyre pushtues me shqiptarët.
Pushimet
verore për mësimdhënësit në Gjermani, janë 21 ditë, plus fund-javët e atij
muaji. Kohën tjetër duhet të jenë në shkollë dhe të ndihmojnë mjeshtrit në
përgaditjen e shkollës, për të qenë e gatshme për mësim. Në Kosovë, Shkolla
"Hivzi Sylejmani", me 700 nxënës, u vonuan në fillimin e vitit
shkollor me kohë, sepse tualeti ishte i dëmtuar! Ose, ende ndoca shkolla nuk
ishin lyer dhe nxënësit prisnin në shtëpi! Kjo është jo vetëm e turpshme, por
edhe kriminale, sepse është sabotim i mësimit. Komunat, përkatësisht,
drejtoritë arsimore e kanë përgjegjësinë direkte.
2)
Mësimdhënësit vazhdonin grevën. Kuadri i SHIK-ut koordinoi edhe me disa krerë
të këshillave të prindërve, natyrshëm, militantë partiakë të PAN-it, krejt të
papërgjegjshëm. Mësuesja e Gjimnazit të Prishtinës, Florije Rusinovci,
kritikoi, qortoi, publikisht kolegët dhe apeloi për ndërprerjen e grevës. Pati
edhe disa kolege, të cilat e mbështetën, edhe pse u kërcënuan nga militantët
mujëshorë dhe të çoroditur.
Por,
kryetari Rrahman greva, në emër të SBASHK-ut, kërcënoi: "Nuk lejoj hapjen
e shkollave!" Qeveria i plotësoi disa kushte dhe premtoi përmbushjen e
përshkallëzuar të kërkesave tjera, me aprovimin e ligjit për pagat.
Edhe
pse e morën pagën mujore, pa punuar asnjë ditë, në kundërshtim me ligjin në
fuqi, megjithatë, sindikata e kapur nga SHIK-u, nuk lejonte ndërprerjen e
grevës, sepse nuk e kishin hallin e pagave, por donin kokën e Qeverisë!
3)
Ministria bëri një marrëveshje, për zëvendësimin e ditëve të mësimit, duke
hartuar edhe planin përkatës, për procesin mësimor ditëve të shtunave.
Kryetari, Rrahman greva, me intrigimet me disa prindër militantë partiakë të
PAN-it, manipuluan Këshillin e prindërve dhe e dështuan planin e Ministrisë të
Arsimit. "Po lodhën nxënësit vetëm me një ditë pushim javor",-
"arsyetuan" dështimin e zëvendësimit të ditëve të humbura përgjatë
muajit të grevës.
Krejt
njësoj sikur "justifikohen" shumë prindër në Mërgatën shqiptare:
"Nuk i sjellim fëmijtë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sepse po u
përzihet me gjuhën vendore", (p.sh. gjermanisht, anglisht, frengjisht,
italisht etj.)! Ndërkohë që, shkencërisht është provuar se një fëmijë shkollarë
mund të mësojë 4-5 gjuhë - njëherësh, pa u penguar fare. Një rast të tillë e
kam parë, në vitet `60-a, në Prishtinë, vajza e Profesor Ahmet Kelmendit,
Preveza, e apasionuar në gjuhë të huaja.
-PISA-,
Programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve, më 5 dhjetor 2023, e nxjerr
Kosovën në vendin e 77 nga 80 shtete. Në fakt, asgjë nuk kishte ndryshuar nga
vitet paraprake, nga vendi 76 ishte ngritur në 77. Dhe, për këtë filloi sulmi
koral kundër ministres Arbrie Nagavaci, që kalonte çdo normë dhe etikë njerëzore.
Kërkesa për dorëheqje u bë moto, por kryeministri, me të drejtë, shpërfilli
zërat e çjerrë të opozitës hipokrite dhe skajshëm destruktive.
Kryetar
Rrahmani dhe kryesia e tij SHIK-iste ankohen se ministrja nuk i takon, nuk i
përfillë ata. Sjellja e saj është e drejtë, korrekte dhe dinjitoze. Krerët e
SBASHK-ut janë hiç më pak se kuadro të organizatës kriminale SHIK. Andaj duhet
injoruar, deri sa sindikalistët e vërtetë të këndellën dhe ta shporrin nga
kryesimi i tyre bandën aktuale, e cila me shantazhet dhe kërcënimet
rrugaçërore, kanë pjesën e tyre në përkeqjen e arsimit në Kosovë.
Tandemi
SBASHK-OVL të UÇK-së, janë pjesë e aleancës mafioze në shërbim të partive-banda
të PAN-it. Vazhdojnë zëshëm e zellshëm përçarjen ndërshqiptare. Në këtë mision
rrënues e kanë edhe besimin e Beogradit dhe kjo u dëshmua me dorëzimin e
dosjeve të Hagës, me qëllimin e qartë për përgjakjen e sërishme ndërshqiptare.
Prandaj, kryeministri duhet të distancohet nga "OVL të UÇK-së"
PAN-iste, sepse krerët e saj falsifikatorë kriminelë, kanë shitur plot 40 mijë
-Dëshmi të Veteranit- të rrejshme, duke abuzuar milionat e buxhetit të Kosovës.
Janë,
pikërisht, këto dy krijesa fantomë, të cilat me intrigime mafioze, po e joshin
edhe Sindikatën e Policisë të Kosovës, për të grevuar për ngritjen e pagave, në
masën plus gjysmën e rrogës aktuale. Policia, qoftë ajo Speciale, qoftë e ajo
normale, gjithherë janë të ekspozuar ndaj rrezikut, sepse përballjen e kanë me
keqbërës, me banditër e kriminelë, të shumëzuar pas rrënimit të sistemit të
Drejtësisë në Kosovë. Policia i arreston në flagrancë thyerësit e ligjit,
gjykata korruptive i liron kriminelët. Oficeri i policisë, Izet Demaj, Hero i
Kosovës, edhe pse nuk ishte në kufi, u vra në mes të qytetit të Istogut.
Kjo
Qeveri është thirrur në barazinë sociale. Dhe, sikur t`i shtojë një kategorie
50 % të rrogës, krijon diferencë të madhe, në raport me kolegët tjerë. Mendoj
një shtesë rroge, tashmë, është bërë. Ndërsa mungesa e sigurimit të Policisë
dhe të disa kategorive tjera, të ekspozuara nga rreziku i përhershëm, është
paradoks dhe duhet zgjidhur me nguti. Mesazhi është pranuar dhe pritet
realizimi. Urojmë për më të mirën!
Rrjedhimisht,
kryesia e SBASHK-ut, me kryetarin kukullë, Rrahman Jashari, e kanë mbushur
kupën e veprimtarisë destruktive, duke dëmtuar jo vetëm procesin arsimor në
Kosovë, por edhe cenim të rendit shtetëror. Kjo bandë, nën çadrën e sindikatës,
bëri thirrje për kundërshti të ligjeve dhe mosbindje ndaj shtetit më demokratik
në rrafshin ballkanik dhe më gjerë.
Për
të përmbushur qëllimet e errëta të PAN-it dhe të SHIK-ut të tij ilegal e
kriminal, krerët pisa të SBASHK-ut, bënë aleancën e pistë me krerët OVL të
UÇK-së të LPK-së. Kjo organizatë, krijesë e SHIK-ut, tashmë, u zbulua, deri në
lakuriqësi, si bashkëpunëtore e Serbisë, me misionin kriminal, përçarjen deri
në përmasën e gjakderdhjes ndërshqiptare. Për këtë Beogradi ua besoi denoncimin
e dosjeve të Hagës. Kjo dëshmohet me angazhimin e kuadrove të partive-banda të
PAN-it, për frikësimin e dëshmitarëve dhe
pengimin e Gjykatës Speciale, tashmë, "të zënë me pelë për
dore!"
SBASHK-u
manipuloi edhe Këshillin e Prindërve, të cilët pa e konsultuar fare bazën, u
vunë në shërbim të SBASHK-ut, respektivisht, të SHIK-ut, duke u bërë pjesë e
grevës, me thirrjen e hapur "të bojkotohet procesi mësimor", një akt
i paraprijës dhe thellësisht kundër ligjor, që është në një linjë me Beogradin
zyrtar.
Prandaj
është i domosdoshëm hetimi, deri në zbulim, të veprimtarisë të organizuar
kundra shtetërore të kryetarit dhe të kryesisë-bandë të SBASHK-ut, tashmë, të
njohur si militantë e kuadro të SHIK-ut ilegal e kriminal, krijesë e PAN-it.
Dhe, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm, për abuzimin me demokracinë dhe
veprimtarinë kundra ligjore dhe shtetërore.