Mendime
Florim Zeqa: Partitë opozitare në panik të madh!
E diele, 10.03.2024, 08:44 PM
Partitë opozitare në panik të madh!
Shkruan:
Florim Zeqa
Tashmë
kur ka mbetur më pak se një vit nga afati i rregullt i zgjedhjeve nacionale,
partitë opozitare i ka kapur një siklet i madh, janë bërë të padurueshëm dhe
agresiv në paraqitjet e tyre publike, qoftë para mediave vizuele apo atyre
elektronike.
Mrekullia e papritur
Dorën
në zemër, qytetarët më shumë kanë pritur nga kjo qeveri në rrfashin e
zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytytare. Mirëpo, ja që ndodhi mrekullia e
vërtetë e kësaj qeverie në pjesën veriore të vendit.
Zhbërja
e strukturave paralele, heqja e simboleve dhe pankartave serbe, luftimi i
kontrabandës dhe krimit të organizur kanë bërë që të krijohet më shumë siguri
për levizjen e Forcave të Policisë së shtetit dhe qytetarëve në atë pjesë.
Të
pakënaqurit me punën e qeverisë aktuale, militantët e partive dhe opozitare dhe
jo vetëm, në vend që ta mbështesin dhe përgëzojnë punën e qeverisë Kurti dhe
presidentes Vjosa Osmani, e kanë zgjedhur rrugën e turpit, duke i sharë dhe
akuzuar si “kolaboracionist të Serbisë”.
Të
gjithë atyre që e tërheqin një paralele të tillë, po ua bëjë vetëm një
konstatim të shëndosh dhe logjik: “Sikur të ishin ‘proserbe’ qeveria dhe
presidenca, nuk do të ndodhnin sanksionet ndërkombëtare dhe lëndimet e
marrëdhënjeve me ndërkombëtarët”.
Përderisa
në të kaluarën, qeverive vasale ua rrihnin krahët dhe i joshnin me investime të
vogla, tek qeveria aktuale po ndodh e kundërta ashtu siq ndodhi me presidentin
historik Ibrahim Rugova, i cili deri në frymën e tij të fundit nuk u dorëzua
përballë presionit ndërkombëtarë.
Nuk
është momenti politik dhe as koha që të lëshohem më thellë në këtë temë, por
dëshirojë t’ua rikujtojë të qytetarëve të vendit, se ndërkombëtarët kohë pas
kohe na matin impulsin e vendosmërisë dhe qendrueshmërisë sonë, pastaj tërhiqen
dhe e bëjnë pikërisht atë që duan vet.
Këtë
që ceka më sipër, po e ilustroj me përmbajtjen e pavarësisë së 17 Shkurtit
2008, të cilën nuk e ka mirëpritur
askush nga qytetarët, e aq më pak luftëtarët e lirisë së atdheut, nuk e kanë
dëshiruar as pushtetarët e asaj kohe, për të cilën gjë duhet të sqarohen publikisht
politikanët e kohës e jo unë në këtë shkrim autorial.
Kredibilitetin
qytetarë dhe atë ndërkombëtarë që e ka arritur ‘Qeveria Kurti’ me vendimet dhe
veprimet e guximshme në veri, është aq i madh, saqë të gjitha partitë politike
në njërën nuk peshojn sa peshon qeverisa aktuale, prandaj është gjithë ky panik
i partive opozitare të cilat po sorrollaten nëpër shtetet evroperëndimore në
kërkim të votës së mërgimtarëve.
Florim Zeqa
04.03.2024