E enjte, 01.05.2025, 09:24 PM (GMT+1)

Mendime

Diadema Stil: Opozitarizmi në rrethin vicioz ekzistencial

E shtune, 02.03.2024, 08:56 PM


Opozitarizmi në rrethin vicioz ekzistencial...

Nga Diadema Stil

Sot, për fat të keq, thuajse kanë rënë të gjitha pushtetet në Shqipëri, ose, për të thënë më saktë, gjenden nën trysninë e pushtetit ekzekutiv. Opozitarizmi gjendet i kërcënuar dhe opozitarët të ekspozuar ndaj dhunës dhe përjashtimit. Opozitës i janë mbyllur të gjitha shtigjet e një konkurimi dinjitoz politik, duke rrezikuar seriozisht startin e pluralizmit. Thënë ndryshe, në vend të mendimit të lirë dhe lirisë së zgjedhjes së alternativës, me anë të dialogut dhe ballafaqimit të alternativave, kasta e vazhdimësisë neokomuniste ka zgjedhur presionin, dhunën  dhe shantazhimin, si mjete të përgjunjës së kundërshtarit dhe tkurrjes së dimensionit opozitar të shoqërisë.  Sot në Shqipëri, jo vetëm nuk ekziston një demokraci reale e funksionale, por të gjitha mjetet e hapura dhe të fshehta janë në dispozicion të strukturave politike pushtetnbajtëse, për të nënshtruar çdo rezistencë opozitare dhe përgjunjur frymën e mendimit të  lirë në këtë vend.

Demokratët dhe opozitarët, ata që ende kanë mbetur në këtë vend, janë të frikësuar dhe të përjashtuar; ata ose kanë mbetur sallave të gjyqeve të stisura, që pasojnë njëri tjetrin për vite të tërë, ose kanë marrë rrugët e botës, në pamundësi për  të përballuar valët e dhunës dhe shantazheve të të ashtuquajturës "Rilindje".

Abdy Ferhati, i datëlindjes 13.02.1976, banues në Kamëz, është njëri nga dhjetëra të ndëshkuarit për shkak të bindjeve të tij politike, të cilit i është treguar "gjuha e dhëmbëve", e vetmja gjuhë që di mazhoranca dhe pushteti aktual ndaj kundërshtarëve politikë. Në vitin 2019, që ishte një vit protestash të forta në Shqipëri, Abdyli ishte një nga drejtuesit e PD Kamëz dhe ishte në krye të protestave në Kamëz, protesta të cilat, si kudo në Shqipëri, u mbytën me gaz lotsjellës dhe dhunë permanente nga struktuat e policisë dhe patronazhistët. Presionet dhe dhuna psikike e fizike ndaj Abdyl Ferhatit kanë nisur në shkurt të vitit 2019 dhe kanë vazhduar ditë pas dite, duke u shtuar, për të kulmuar në rrahje barbare, nga policë civilë, që vepronin në emër të Partisë Socialiste. Ai është rrahur disa herë keq, duke u kërcënuar me jetë, por nuk mund të lajmëronte policinë, pasi dhunuesit e tij ishin policë civile, që vepronin më keq se të ishin maska kriminale. Kërcënimet ndaj Abdylit kanë qenë të vazhdueshme, me telefona e në mënyrë verbale, nga persona të dhunshëm, që e kanë keqtrajtuar disa herë, persona të lidhur me pushtetin e majtë, por dhe nga njerëz të paidentifikuar, por që ishin dora e këtij pushteti. Jeta për Abdylin  është bërë stresante dhe ankthioze, për shkak të këtyre rrahjeve e kërcënimeve, për shkak të presioneve e shantazheve të vazhdueshme, ku shfaqet gjuha e një dhune të egër, e nxitur dhe frymëzuar nga korridoret më të errëta të një politike pisqollë, që kundërshtarin e konsideron armik dhe e lufton njësoj siç bënte Diktatura me disedentët dhe kundërshtarët, në vitin '46. Në këto rrethana, i kërcënuar seriozisht me jetën e tij, ai largohet nga Shqipëria, i frikësuar nga dhuna dhe kërcënimet me jetë.

Ky është fati i demokratëve dhe opozitarëve në një vend si Shqipëria, ku demokracia, më shumë se realitet, është një fasadë dhe stabilokracia serviret në pjatancë argjendi si "euroatlantizëm", ndërkohë që mendësitë e drejtuesve të mazhorancës janë njësoj si ato të etërve të tyre, në kohën e Diktaturës moniste.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx