Mendime
Mihal Gjergji: Një natë pa gjumë
E diele, 25.02.2024, 07:43 PM
Mihal Gjergji
NJË
NATË PA GJUMË
Gremisen
retë mbi hon e brinjë
Është
dimër, ngricë e borë
Doriu
brof e shkrofëtin
Unë
frerët mbaj në dorë
Dhe
ja, u sosa në katund
Më
fton një plak bujar
Kjo
udhë e verbër s’paska fund
Ky
dimër është xanxar
Një
dritë e mekur mbi oxhak
Dhe
saçi ndënë prush
Na
sjell e mira zonja plakë
Ullinj
e djathë e bukë
-Gëzuar
mik, e këmbë të mbarë
Më
thotë bujari plak
Pastaj
i heshtur dredh cigarë
Mendimet
shpie larg
-Të
ndajmë bukën, pastaj hallet
Se
miku ka kismet
I
gjalli me të gjallin çmallet
Për
nesër s’dimë se ç’ngjet
Dhe
s’di nga feksi një milonjë
Një
vajzë si shtojzovallë
Më
çeli prilli në buronjë
Si
fola dot një fjalë
S’më
qasej gjumi atë natë
Ish
dimër, fryente erë
S’iu
ndava zjarrit bubulak
Dhe
brokes plot me verë
Matanë
kërritej një manar
Trazohet
gjë e gjallë
Dhe
qeni bën lehjen litar
Unë
pres ditën të zbardhë
Me
trok në udhën e pakthim
Doriu
frelëshuar
Më
ndjek nga pas një blegërimë
Dhe
vashëza syshkruar
Bolenë,
Shkurt 1990.