Mendime
Asllan Dibrani: Mos përfundimi i gjykimit të Sllobodan Millosheviqit në Hagë pasojë e pa pandëshkuar e Serbisë për gjenocid ndaj Kosovës!
E hene, 26.02.2024, 07:33 PM
Mos përfundimi i gjykimit të Sllobodan Millosheviqit në Hagë pasojë e pa pandëshkuar e Serbisë për gjenocid ndaj Kosovës!
Shkruan
Asllan Dibrani
Format
sistematike të ndryshme të krimit e të spastrimit etnik u kryen në Kosovë.
Serbia kaherë e ka pas në programin e vet qe t’i zhduk shqiptarët përmes vrasjeve e masakrave, dëbimeve,
djegieve, rrënimeve, plaçkitjeve, kidnapimeve, burgosjeve etj. Vrasja dhe
varrosja në varrezat masive dhe individuale; vrasja dhe varrosja në vende të
panjohura; vrasja dhe djegien e kufomave; vrasja dhe bartja e kufomave dhe
hedhja e tyre në lumenj; vrasja e familjeve të tëra dhe zhdukja e gjurmëve të
mbetjeve mortore të tyre; ndarja, vrasja dhe zhdukja vetëm e meshkujve të
familjeve të caktuara; vrasja dhe zhdukja e gjurmëve te të burgosurve të
likuiduar; nxjerrja e individëve nga rreshti i qytetarëve të kapur e të
depërtuar dhe vrasja dhe zhdukja e gjurmëve të tyre; hedhja në puse e të
gjallëve dhe të vrarëve e zhdukja e gjurmëve të puseve të këtilla; marrja e
foshnjave nga nënat dhe zhdukja e gjurmëve të tyre (mundësia e përvetësimit të
foshnjave), etj.
Forcat ushtarako-policore e paramilitare serbe, sipas direktivave të Sllobodan Millosheviqit, kryen
gjenocid kundër popullit
liridashës të Kosovës, kreu krimet më të tmerrshme e më të
pandriçuara, për të cilat mund të flitet vetëm përafërsisht.
Arrestimet
e më vonë, zhdukja e shqiptarëve para dhe gjatë luftës në Kosovë mbetet dukuri
shqetësuese për familjet e të pagjeturve dhe të tërë popullit të Kosovës e më
gjerë. Nuk dihet se ku janë të pagjeturit. A janë nëpër burgje, kampe të
përqendrimit apo të vrarë në varreza masive. Kjo kategori është ndër kategoritë
më të rënda të viktimave në Kosovë qe ka prekur thellë popullin shqiptar përmes
familjeve që u mungojnë të dashurit e
tyre.
Siç
dihet, shumë persona në Kosovë janë rrëmbyer dhe janë dërguar në drejtime të
panjohura, kryesisht në burgjet dhe kampet e përqendrimit në Serbi. Ata persona
të rrëmbyer e të pagjetur janë kryesisht meshkuj të moshës së re. Rrëmbimi i
tyre u bë në sytë e dëshmitarëve të shumtë, të cilët rrëfejnë se ata u rrëmbyen
nga paramilitarët dhe policët serbë, u ndanë nga kolona njerëzish kur po
dëboheshin me dhunë në Shqipëri ose Maqedoni të Veriut. Një numër i tyre u
morën nëpër shtëpitë e tyre, në prani të familjarëve.
Dhunimet ndaj femrave janë të rënda për çdo popull në botë, e posaçërisht
për popullin shqiptar të Kosovës sepse, morali është vlera më e ndjeshme e
qenies së këtij populli.
Paramilitarët
serbë merrnin me dhunë femrat e reja shqiptare dhe i dërgonin në vende të
caktuara, dhe i dhunonin. Në mesin e të përdhunuarave ka pasur të mitura,
studente, nuse, gra shtatzëna, gra të moshuara etj. Kishte raste që i dhunonin
edhe para anëtarëve të familjes, burrit, fëmijës, babës, nënës etj. Në shumë
raste, pas dhunimit, edhe i vritnin me qëllim të humbjes së gjurmëve. Shumë
femra rezistonin, por pësonin dhe vriteshin. Femrat i merrnin në familje ose në
kolonë gjatë ikjes së popullatës .
Përveç
krimeve, dhunimeve, dëbimit masiv nga vendlindja të popullatës shqiptare, u
shkatërruan edhe shumë objekte banimi dhe ndihmëse, shkolla dhe shumë objekte
të tjera ekonomike dhe infrastrukturore. Nga atdheu i tyre u shpërngulën më se
1 milion shqiptarë të Kosovës, të cilët u vendosën kryesisht në Shqipëri e
Maqedoninë e Veriut, e nga aty në vise të ndryshme të botes. Nga kjo luftë u vranë 15 mijë persona, nga të cilët 2,400
luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5 mijë
njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur ,por ka akoma shumë të zhdukur!
Njësitë kriminale dhe artileria e rëndë serbe shkatërruan dhe dogjën rreth
1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë
shtëpi, banesa, lokale, biznese, punishte zejtarie, fabrika, shkolla,
biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare
etj. Faktet për ngritjen e një aktpadie ndërkombëtare, për gjenocid në Kosovë, çdo ditë e më shumë po
shtohen edhe se kaluan mbi 24 vjet nga
ajo luftë gjenocidiale.
Për të penguar masakrat
e mëtejshme, bota progresive, duke i parë krimet që po bënte makineria
policore-ushtarake e paramilitare serbe ndaj një populli të pafajshëm, si dhe
falë ndërgjegjësimit të qeverive të vendeve demokratike të botës, në radhë të
parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të Anglisë, por edhe të vendeve të
tjera anëtarë të NATO-s, për të evituar një tragjedi njerëzore dhe kombëtare të
shqiptarëve, më 24 mars 1999 u bë intervenimi i NATO-së, në krye me SHBA-të.
Aeroplanët e NATO-s, pak pas orës 20.00, hodhën bombat e para në caqet
ushtarake serbe në territorin e Kosovës dhe pastaj edhe të Serbisë.
Duke
përkujtuar se “Gjenocidi i kryer në
Kosovë është plagë e hapur” kërkon që autorët e krimeve serbe të mos
amnistohen, pasi që mohimi i gjenocidit minon ndërtimin e paqes dhe se vetëm
pranimi dhe dënimi i gjenocidit në Kosovë ndihmon në shërimin e plagëve të
hapur.
Populli shqiptar duhet ta hapë një procedurë ndërkombëtare të ndëshkimit dhe
të pagimit të dëmshpërblimit të krimeve të luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia!
Historikisht dëmet, zullumi dhe gjenocidi kanë qenë treguesi i padrejtë ndaj
një populli tjetër kolektiviteti, apo një shoqërie.
Ish-presidenti
i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, më 28
qershor 2001 është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike
aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime edhe
në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë edhe se filloj gjykim i tij u ndërpre dhe nuk u shpall aktgjykimi
i tij pasi siç thuhet vdiq në burgun e Hagës...
”Pa gjykimin e Sllobodan Millosheviqit nga gjykata e Hagës
edhe në mungesë e tij s’mund të
dënohet Serbia e Aleksander Vuçiqit për gjenocid
ndaj Kosovës, prandaj fillimisht Kosova
dhe forcat demokratike
ndërkombëtare duhet të kërkojnë qe të shpallet dënimin e Sllobodan Milloshevit
edhe pas vdekjes se tij”.
Populli
shqiptar duhet ta hapë një procedurë ndërkombëtare të ndëshkimit dhe të pagimit
të dëmshpërblimit të krimeve të luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia. Nga kjo që
thamë ma lartë ekzistojnë një qind e një mijë fakte me sa vijon:
Nuk bën dhe nuk është e ndershme, të anashkalohen varrezat masive me qindra qe
u zbuluan në Kosovë ,por edhe zbulimi i tyre në Serbi nën asfalte
nën uzina nën moçale , nga e cila
e shokoj botën!!! Nuk mund dhe nuk është e ndershme as nga kreu politik kosovar
dhe ai ndërkombëtar të qitën nën pluhurin e harresës dhunimet e femrave nga
barbaria e shfrenuar e pushtuesve serb në Kosovë!
Nga regjimi serb i organizuar nga kryekasapi i Ballkanit Slolobodan
Millosheviqi u helmuan me mijëra qytetarë, qe sot e kësaj dite kanë pasoja
shëndetësore dhe kanë mbet nën mbikëqyrjen e të afërmve të vet dhe të harrohen
dhe mos kërkojnë dënimin nga Tribunali i
Hagës qe Sllobodan Millosheviqi edhe në
mungesë duhet shpallur aktgjykimi ndaj tij , pasi gjatë procesit të gjykimit u shpall si i
vdekur. “Me mos dënimin dhe ndëshkimin e Serbisë është një dështim i politikes
kosovare, po edhe i asaj ndërkombëtare”!!!
Shkatërrimet
e shtëpive dhe objekteve në lokale kolektive te përcjellura me flakë e barot
janë dëshmi dhe argumente që të përdoren para bote në paraqitjen e Serbisë
pranë gjyqit ndërkombëtar , për pagesën e dëmeve qe i krijoj Kosovës. “Është
turp dhe papërgjegjësi nga klasa politike ndërkombëtare qe kanë një mori
faktesh që ta demaskojnë politiken serbe me tendencat e baraspeshës
,krahasimin, apo ma mire me thënë barazimin e krimeve dhe terrorit serb në
Kosovë ne krye me
kriminelin Sllobodan Millosheviqin
qe beri gjenocid mbi këtë popull me luftën e drejtë që pati UÇK-ja dhe
populli i Kosovës për çlirimin nga regjimi serb”.
-Kosova
nuk duhet të neglizhojë, por të kërkojë kompensim nga Serbia sa ma
parë, për dëmet e luftës, edhe të hedhet në gjyq përmes OKB-së, edhe se janë
vështirësitë evidente në këtë proces , pa u bërë anëtare e kombeve të
bashkuara. Sipas mekanizmave ndërkombëtare pasojat e luftës nga përjetimet e
pësuara duhet të kompensohen nga agresori dhe shteti qe ka bërë dhunë dhe
terror ndaj një populli apo një shtrese qytetaresh. Ky fenomen edhe sot e kësaj
dite është aktual nga lufta e dytë botërore qe kërkojnë dëmshpërblim nga
Gjermania siç është Greqia , Polonia etj, apo siç është rasti i izraeliteve qe
kërkojnë dëmshpërblimet edhe gati pas
100 vjetësh nga disa shtete që zhvilluan terror dhe gjenocid ndaj popullit të tyre .