Mendime
Florim Zeqa: Mos ju besoni politikanëve mashtrues!
E hene, 26.02.2024, 08:53 PM
Mos ju besoni politikanëve mashtrues!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mbase
ne shqiptarët jemi i vetmi komb në botë, që më shumë ju besojmë ngjarjeve nga
distanca kohore sesa realitetit që e jetojmë! Më shumë i beojmë një tregimi
mitologjik sesa një realiteti të ditëve nëpër të cilat po kalojmë!
Familja burim i
atdhedashurisë
Në
të kaluaren, patriotët e mëdhenj e me zë e me namë si Hasan Prishtina, Haxhi
Zeka, e shumë të tjerë e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyre për çështjen
kombëtare, ndërsa "patriotët" e ditëve të sotme vetëm çirren e
shtirren në emër të kauzës kombëtare, pa dhenë asgjë nga vetja e tyre, duke
marrë gjithçka nga pasuria shoqërore dhe ajo shtetërore.
Patriotizmi
është dashuria dhe besnikëria, përkushtimi dhe gatishmeria e të qënurit në
shërbim të popullit dhe atdheut në çdo rrethanë kohore e politike, pa kursyer
asgjë nga vetja, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjt.
Patriotizmi
burimin e ka tek familja, rrethi shoqëror, tek arsimimi dhe edukata e shëndoshë
në frymën e pastër kombëtare. Një kryefamiljar i mirë i cili e don dhe
kontribon në mënyrë të barabart për familjen e vet, do të jetë i aftë të
kontriboj pa diskriminim për rrethin shoqëror, në të kundërtën, nese
kryefamiljari nuk arrin t’i trajtojë në mënyrë të barabart familjen e tij, nuk
ka pse të shkoi me tutje promovimin e patriotizmit fals dhe inekzistent tek të
tjerët.
Familja,
shoqëria, morali, sinqeriteti, humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria,
burrëria, qëndresa dhe atdhedashuria janë elemente që e bëjnë njeriun të jetë
patriot (atdhetarë) i devotshëm.
Pseudopatriotet
pushtetitn e kanë burim të pasurimit
Populli
edhe atëherë kur hesht e nuk flet, din t'i dallojë patriotët nga pseudopatriotët,
i dallon dhe i çmon lartë veteranët e vërtetë nga ata mashtrues, të cilët,
përveq gënjeshtrave dhe trillimeve nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për lirinë
dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.
"Patriotët"
e ditëve të sotme, pushtetin e kanë burim të pasurimit, kurse popullin e
përdorin si instrument (gjatë fushatave zgjedhore) për marrjen e pushtetit.
Disa
qëllimshëm po mundohen të harrojnë se ka kaluar koha e krijimit të miteve të
rrejshme, duke u munduar të krijojnë mite të reja nën paragjykim dhe mashtrim
të qytetarëve. Tani kur jemi në fund të çerekshekullit të parë në mileniumin e
tretë, distanca mes mitit dhe realitetit është tepër e largët dhe e
paarritshme.
Zhvillimi
i hovshëm teknologjik më nuk e lejon krijimin e miteve të rrejshme sikurse në
të kaluarën për të falsifikuar historinë dhe mbuluar veprimtarinë
antishtetërore dhe antikombëtare me pseudopatriotizëm nën maskën e demokracisë!
Pasi,
çdo material i shkruar apo vizual, deklaratë publike apo intervistë e secilit
politikan është e arkivuar në internet, përkatësisht në faqet e gazetave dhe
portaleve, të cilat pamësirshëm e ç'montojnë çdo tendencë për krijimin e miteve
të rrejshme.
Andaj,
qytetar të dashur të Kosovës dhe bashkatdhetar mos ju besoni politikanëve
mashtrues, pasi ata nuk e kanë hallin tuaj, por të pushtetit dhe pasurimit nga
djersa e juaj. Politikanët e papërgjegjshëm dhe mashtrues na shfrytëzojnë vetëm
si “mish për topa” (vota) të partive politike në prag të fushatave zgjedhore”.
Ata që ju kanë mashtruar qoftë edhe një herë të vetme, ndëshkoni me votë! Vota
e pastron skenën politike nga mashtruesit dhe hipokritët, nga karrieristët dhe
abuzuesit e pushtetit!
Florim Zeqa
23.02.2024