Mendime
Sali Berisha: Dita e besës së madhe!
E shtune, 02.03.2024, 07:55 PM
Dita
e besës së madhe!
Nga Sali Berisha
Të dashur miq, në datën 2 Mars 1444, në momente kritike për
shqiptarët, u krijua Lidhja e Lezhës.
Lidhja e Lezhës ishte një aleancë e drejtuar nga heroi ynë
mitik Gjergj Kastriot Skënderbe. Së bashku me trima, patriotë dhe shqiptarë që
besonin në idealin e lirisë, kjo aleancë u krijua për të shpëtuar Shqipërinë
nga pushtimi i Perandorisë Osmane. Besa e lidhur në këtë Kuvend midis princave
shqiptarë ishte pikënisja e shtetit
Shqiptar.
Në atë kohë shqiptarët ishin të vjedhur. Në atë kohë
shqiptarët dëboheshin nga vendi i tyre.
Në atë kohë shqiptarët nuk kishin liri. Por ata u bashkuan
dhe fituan mbi superfuqinë më të madhe të kohës.
Shekuj më vonë, është e papranueshme që shqiptarët të
gjenden në situata të ngjashme.
Nëse shqiptarët e Lidhjes së Lezhës triumfuan kundër
Perandorisë më të madhe të kohës, është e pafalshme që ne mos ngrihemi sot
kundra një bande që na vjedh çdo ditë dhe që çdo ditë dhunon liritë tona dhe
dinjitetin tonë, dëbon shqiptarët nga Shqipëria.
Të dashur miq, kjo ditë frymëzon për jetë shqiptarët të
bashkohen kundër çdo pushtimi të jashtëm dhe të brendshëm, si ky pushtim i
albanofobëve të sektit të rilindjes me në krye Edi Ramën, armik i egër i kombit
shqiptar dhe të shpëtojnë Shqiperinë.