E hene, 29.04.2024, 02:27 PM (GMT+1)

Mendime

Pendohet 'agnostiku' Idrizi, ish-hoxha ribëhet hoxhë; Rikthehem dinjitetshëm në fenë islame

E diele, 10.03.2024, 08:57 PM


Zekerija Idrizi:

''DEFINITIVISHT VAZHDOJ TË JEM MYSLIMAN FETARISHT

Përfundimisht kam vendosur të rikthehem dinjitetshëm në fenë islame. Jam penduar thellë nga gjitha rebelimet e mia fetare e teologjike kundrejt Zotit dhe fesë.

Këtë katarsis-transformim e pendesë e kam shfaqur edhe te Drama ime "Pranë varrit të profetit Muhammed a.s.", në dialogun tim të imagjinuar me profetin.

Dorën në zemër, unë jam një mysliman tolerant dhe racionalist, larg çdo ekstremizmi e radikalizmi. Në rrafshin kombëtar, ndërkaq, vazhdoj të mbetem deri në vdekje një SHQIPTAR i mirëfilltë, i cili bindjen dhe mendimet e veta i mbështet mbi parimet fundamentale e programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të neoshqiptarizmit.

Kësisoji, ndjeki me përkushtim rrugën e etërve të mi: Zenelit dhe Zarifes, të gjyshërve: Hamdiut dhe Latifes, si dhe të stërgjyshit tim Idrizit, të cilët ishin shqiptarë të devotshëm dhe myslimanë të mirë.

Me respekt:

Zekerija Idrizi''

https://www.facebook.com/zekerija.idrizi.31

Para pak muajsh hoxha shumë i nderuar Zekerija Idrizi, pasi e kishte studiuar për 4 dekada fenë islame, nuk i pranonte të vërtetat e mëposhtme;

''Thënë të drejtën ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund t'i kuptoj e as t'i pranoj nga feja islame:

- Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat në farefisin e afërm,

- Profeti Muhammed e fejon Aishen në moshë 6 vjeçare, e marton në moshë 9 vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili,

- Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra skllave,

- Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar, Zejdit, dhe përfundimisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç'gjë edhe flet vet Kur'ani,

- Në Islam, sipas Kur'anit, lejohet dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për mua. Së këndejmi dhe jeta seksuale pa kufizim me hyritë në parajsë (xhennet) për myslimanët, sipas thënjeve profetike,

- Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon atë me lejimin e poligamisë dhe seksin me gratë skllave pa kurrfarë kufizimi,

- Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë e bindjes dhe mendimit të lirë,

- Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje - prostitucion,

- Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe transvestitëve (gurëzimin, hedhjen nga shkëmbinjt ose hedhjen në turmë zjarri),

- Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si kombe,

- Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të dominojë ligji dhe feja e Allahut - Sheriati,

- Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve dhe agnostikëve,

- Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të quajtur Ummet islam (vëllazëri universale myslimane) dhe kalifatin, gjegjësisht shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat, qytetërimet dhe shtetet nacionale....''

Artikullin e plotë mund ta lexoni;

PSE KAM VENDOSUR TË JEM AGNOSTIK ?!!!

Nga Zekerija Idrizi

https://www.zemrashqiptare.net/news/63765/



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora