| E diele, 10.03.2024, 08:57 PM |
Zekerija Idrizi:
''DEFINITIVISHT
VAZHDOJ TË JEM MYSLIMAN FETARISHT
Përfundimisht
kam vendosur të rikthehem dinjitetshëm në fenë islame. Jam penduar thellë nga
gjitha rebelimet e mia fetare e teologjike kundrejt Zotit dhe fesë.
Këtë
katarsis-transformim e pendesë e kam shfaqur edhe te Drama ime "Pranë
varrit të profetit Muhammed a.s.", në dialogun tim të imagjinuar me
profetin.
Dorën
në zemër, unë jam një mysliman tolerant dhe racionalist, larg çdo ekstremizmi e
radikalizmi. Në rrafshin kombëtar, ndërkaq, vazhdoj të mbetem deri në vdekje
një SHQIPTAR i mirëfilltë, i cili bindjen dhe mendimet e veta i mbështet mbi
parimet fundamentale e programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të
neoshqiptarizmit.
Kësisoji,
ndjeki me përkushtim rrugën e etërve të mi: Zenelit dhe Zarifes, të gjyshërve:
Hamdiut dhe Latifes, si dhe të stërgjyshit tim Idrizit, të cilët ishin
shqiptarë të devotshëm dhe myslimanë të mirë.
Me
respekt:
Zekerija
Idrizi''
https://www.facebook.com/zekerija.idrizi.31
Para pak muajsh hoxha shumë i nderuar Zekerija Idrizi, pasi e kishte studiuar për 4 dekada fenë islame, nuk i pranonte të vërtetat e mëposhtme;
''Thënë
të drejtën ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund
t'i kuptoj e as t'i pranoj nga feja islame:
-
Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat
në farefisin e afërm,
-
Profeti Muhammed e fejon Aishen në moshë
6 vjeçare, e marton në moshë 9
vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili,
-
Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra,
plus dhe gra skllave,
-
Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e
hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar,
Zejdit, dhe përfundimisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë
dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç'gjë edhe
flet vet Kur'ani,
-
Në Islam, sipas Kur'anit, lejohet
dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për
mua. Së këndejmi dhe jeta seksuale pa kufizim me hyritë në parajsë (xhennet)
për myslimanët, sipas thënjeve profetike,
-
Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon
atë me lejimin e poligamisë dhe
seksin me gratë skllave pa kurrfarë
kufizimi,
-
Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë
e bindjes dhe mendimit të lirë,
-
Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim
në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje -
prostitucion,
-
Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe
transvestitëve (gurëzimin, hedhjen nga shkëmbinjt ose hedhjen në turmë zjarri),
-
Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si kombe,
-
Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të
dominojë ligji dhe feja e Allahut - Sheriati,
-
Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve
dhe agnostikëve,
-
Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të
quajtur Ummet islam (vëllazëri universale myslimane) dhe kalifatin, gjegjësisht
shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat,
qytetërimet dhe shtetet nacionale....''
Artikullin
e plotë mund ta lexoni;
PSE
KAM VENDOSUR TË JEM AGNOSTIK ?!!!
Nga
Zekerija Idrizi