Mendime
Florim Zeqa: Ne guximtarët e vizionit rugovian!
E marte, 12.03.2024, 07:49 PM
Ne guximtarët e vizionit rugovian!
Shkruan:
Florim Zeqa
Filozofia
politike rugoviane do të thotë guxim dhe tolerancë, është bashkëpunim dhe
unitet brenda subjektit politik, është unifkim i vlerave njerëzore dhe
kombëtare, është gërshetim i traditës dhe zakoneve të lashta popullore me
kulturën dhe trashëgiminë historike të kombit tonë në perputhje të plotë të
vlerat dhe civilizimin e qytetërimit evro-perëndimor. Me filozofinë politike
rugoviane, ne shqiptarët e Kosovës e kuptojmë besen dhe shpresën për një të
ardhme më të mirë.
Fjala e dhënë e një
guximtari, e shenjt dhe e patjetërsueshme
Filozofia
politike nënkupton mbajtjen e fjalës së dhënë para qytetarëve dhe elektoratit,
nënkupton ruajtjen dhe kultivimim e raporteve me miqt ndërkombetar dhe
partnerët strategjik të shtetit të Kosoves.
Janë
shumë që thirren në vizionin dhe filozofinë politike rugoviane, por të pakët
janë ata që e kuptojnë dhe e përfillin thelbin e filozofisë politike rugoviane!
E
kundërta e filozofisë politike rugoviane janë klanet dhe grupet e interesit të
cilat instaluan dhunën dhe kërcënimin në vend të dialogut të brendshem politik.
E
kundërta e filozofisë politike rugoviane e bëri largimin dhe perjashtimin e
vlerave të mirëfillta, të cilat injoruan elitat intelektuale dhe bën përafrimin
e servilëve dhe injorantëve.
Si
pasojë e kapjes dhe monopolizimit të tre shkronjave të arta rugoviane në ish
kalanë e madhe rugoviane, sot kanë mbetur hiq më shume se 12 % e qytetarëve që
verbërisht ende ju besojnë kapësve dhe uzurpatorëve të tre shkronjave të arta,
të cilet e katandisen çdo gjë dhe çdo vlerë në kalanë e vjetër.
Ne që guxuam dje,
guxojmë sot, nesër dhe përgjithmonë
Unë
shkova aty ku më deshën dhe më vlerësuan. Shkova aty ku i kam miqt më të
sinqertë dhe besnikët e paluhatshëm të vizionit rugovian.
Që
nga momenti i parë i aderimit në partinë GUXO, mora me qindra mesazhe urimi dhe
përgëzimi nga familjarët, miqët dhe përkrahësit e shumtë gjithandej globit.
Por, normal që nuk munguan as kritikat e kombinuara më fjalë ofenduese dhe
provokuese nga ish bashkpartiakët!
Nga
thellësia e shpirtit i falenderoj të gjithë ata që më uruan sinqerisht për
aderimin në partinë e GUXO, nga zemra i përgëzojë edhe adhuruesit e elektoratit
rugovian që shprehën gëzimin e tyre për aderimin tim në partinë GUXO.
Të
gjithëve e themë një fjalë, unë jam ai që isha dje, mbrojtësi besnik i vlerave
demokratike dhe filozofisë politike rugoviane. I tillë do të jemë nesër dhe
përgjithmonë.
E
ardhmja u takon atyre që guxojnë të veprojnë me vendosmëri për të mirën e
vendit dhe qytetarëve. Të bashkuar mund ta ndërtojmë më lehtë të ardhmen e
ndritshme për gjeneratat e reja në në Dardaninë e bekuar nga Zoti.
Thirrni
ndërgjegjës tuaj dhe dëgjone vullnetin e elektoratit rugovian, dëgjoni ndjenjat
e bashkatdhetarëve për dashurinë që ju vlon si vullkan në zemrat e tyre për
kthim të shpejt në vendlindje.
Bashkohu
edhe ti me ne që dëshirat t’i bëjmë realitet!
Zot
e bekoftë vullnetin e lirë të qytetarëve të vendit tim!
Florim Zeqa
10.03.2024