Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: A mund të kërkoj një gënjeshtër tjetër, se kjo nuk funksionoi
E diele, 10.03.2024, 08:57 PM
A mund të kërkoj një gënjeshtër tjetër, se kjo nuk funksionoi
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Titulli i referohet
regjimit të ndyrë antikombëtar të Partisë Socialiste, dhe “opozitës” jo
ekzistuese, Partisë Demokratike.
Çdo idiot mund të
krijojë rregulla, ose histori të rreme, dhe të gjithë idiotët e tjerë do t'i
ndjekin ato.
***
Shqipëria është një vend
i vogël qesharak në skaj të botës. “Qeverisur” nga klounët, servilët,
kuislingët, të korruptuarit, të
droguarit, hajdutët.
Bërtitjet shurdhuese dhe
mburrja për fitoren e pretenduar të shqiptarëve ndaj fqinjëve të tyre, por
përdorimi i gjuhës së huaj (të fqinjit) në vendin e tyre (injorimi i gjuhës
amtare që është më e vjetra në Evropë) është një ekspozitë kompleksesh
inferioriteti për t'u tallur dhe për t'u trishtuar. Pra, vuajnë nga
inferioriteti, kompleksi i vlerës më të ulët, ndjenje pamjaftueshmërie ku
shqiptarët ndihen më pak të vlefshëm në krahasim me fqinjët...
Çdo idiot mund të krijojë rregulla, ose histori të rreme, dhe të gjithë
idiotët e tjerë do t'i ndjekin ato.
Filloj të pyes veten se sa tradhtarë janë mbjellë në
të gjitha partitë politike shqiptare për të na shkatërruar nga brenda si Komb
dhe Vend. Një patriot i vërtetë mund t'i përkasë partive politike nga më të
ndryshmet dhe megjithatë të respektojë ndjenjat më të shenjta të njëri-tjetrit.
Bëhu besnik ndaj partisë vetëm kur ajo nuk e dëmton çështjen kombëtare, por
jini gjithmonë besnikë ndaj kombit dhe atdheut.
Pse lind një
kompleks me vlerë më të ulët?
Në zhvillimin e këtij kompleksi ndikojnë faktorë të shumtë. Gjenetika luan
një rol të rëndësishëm. Kjo do të thotë se ka karakter trashëgues. Megjithatë,
struktura e personalitetit dhe ndikimi i mjedisit janë faktorët kryesorë. Para
së gjithash, stilet e sjelljes së
prindërve ndaj të cilave një person është ekspozuar në fëmijëri kanë një
ndikim të madh.
Nëse prindërit do të ishin autoritarë, d.m.th. u përpoqën për kontroll të
plotë, në mënyrë që të vegjlit t'u bindeshin urdhrave të tyre pa diskutim,
ekziston një probabilitet i lartë që fëmija të ketë një problem me vetëbesimin,
dhe rrjedhimisht një vlerë komplekse inferiore.
Ndonjëherë njerëzit me një kompleks
inferioriteti shfaqin shenja të vetëbesimit të tepërt ose narcizmit (siç
është rasti me kryeministrin e rrejshëm). Në fakt, ata e maskojnë mungesën e
vetëbesimit të tyre me sjellje arrogante, mendjemadhësie (sharlatanë), duke
kërkuar gabime te të tjerët.
Gjithashtu, kushtet e këqija të jetesës, madje edhe raca dhe kombi
përmenden si faktorë të shpeshtë.
Si të njohim
një kompleks me vlerë më të ulët?
Një imazh i ulët për veten dhe cilësitë e juaja, si dhe mungesa e
vetëvlerësimit janë shenja të qarta të një kompleksi
inferioriteti. Ato shoqërohen nga mungesa e motivimit, shqetësimi dhe
ndjenja e pamjaftueshmërisë. Gjithashtu, njerëzit me këtë kompleks shpesh
ndihen të pafuqishëm dhe të dobët mendërisht. Ata janë shprehur fajtorë për
zgjedhjet dhe veprimet e tyre, por janë edhe tepër të ndjeshëm ndaj kritikave.
***
Tre ditë më parë i shkrova një letër njërit prej atdhetarëve dhe
intelektualëve më të mirë shqiptarë, dhe e
pyeta:
“Nëse keni kohë më jepni një sqarim
sa më të thjeshtë. Kush është në të vërtetë Fredi Beleri? Unë kam qenë disa
herë (me familjen time) në Sarandë (veçanërisht Ksamil), Himarë dhe Dhërmi.
Shumë prej tyre flisnin greqisht. Dhe pyes veten: greko-folësit janë grekë
origjinalë apo shqiptarë të asimiluar?
Dhe
pyetja tjetër: Edvin Kristaqi është armiku më i madh i Shqipërisë, padyshim,
por nuk do ta lërë grekun Fredi Beleri të marrë Himarën, edhe me arsyetimin se
Beleri synon ta ndajë Himarën nga Shqipëria. Edhe unë jam dakord për këtë
çështje. Ndërkohë, mendoj se edhe Kristaq Rama e do Himarën vetëm për interesat
e tij private (kriminale).
Sali
Berisha mbron Belerin...?!!!”
Përgjigja ishte:
“Ju falënderoj nga zemra që kërkoni mendimin tim. Së pari, Fredi Bejleri ka qenë
pjesëtar i grupit terrorist grek, i cili, më 10 prill 1994, pati sulmuar postën
kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër dhe vrau një oficer dhe një ushtar. Për
të mësuar hollësira, ju lutem kërkoni në Google materialin me titull:
“Masakra e Peshkëpisë / Pas rihapjes së dosjes arratiset Fredi Bejleri, kandidoi me
opozitën për Himarën në 2015”.
Ky material është botuar në vitin 2019, në
gazetën “Shqiptarja.com”.
Fredi Bejleri, si anëtar i grupit terrorist grek
dhe vrasës, duhej të ishte dënuar me kohë me burg të përjetshëm. Por Shqipëria
(...), është vend pa zot. Klasa politike neokomuniste, me tradhtarin Rama në
krye, ka qenë dhe vazhdon të mbetet servile e pështirë e Greqisë,
Së
dyti, kur njeriu
në atdheun e vet kuvendon me bashkatdhetarët në gjuhë të huaj, duke shpërfillur
gjuhën amtare, do të thotë se është njeri pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, do të
thotë se është servil i pështirë i të huajve dhe i sëmurë tmerrësisht nga
kompleksi i inferioritetit. Në qytetin e Sarandës, në Ksamil, në Himarë apo në
Dhërmi, nuk ka këmbë greku. Grekë ka në disa fshatra të Gjirokastrës, të cilët
kanë ardhur shekuj më parë për të punuar si argatë në çifliqet e ish-agallarëve
shqiptarë. Pra, grekofolësit që keni hasur ju atje, nuk janë as grekë
origjinalë, as shqiptarë të asimiluar, janë shqiptarë, të zhveshur nga
dinjiteti personal dhe nga vetëdija kombëtare. Himara është njëra nga palcat e
Labërisë. Banorët e asaj zone, meqenëse janë afër Korfuzit, kanë pasë bërë
tregti me atë ishull, prandaj edhe janë “infektuar” nga greqishtja. Sikur t’ju
qëllonte të shkonit si turist në Korfuz, nuk e besoj se do të takonit ndonjë
grek që t’ju fliste shqip.
Së
treti, Fredi Bejlerin, për turpin e saj, e pati
propozuar për kryetar bashkie të Himarës dega e partisë demokratike në atë
qytet. Kandidaturën e Bejlerit, si përfaqësues i partisë demokratike, nuk e ka
imponuar Berisha, i cili atëherë nuk ishte kryetar i Partisë demokratike. Atë
kandidaturë e ka përkrahur Lulzim Basha, si kryetar asokohe i partisë
demokratike. Qëndrimi i Ramës kundër kandidaturës së Belerit për kryetar
bashkie në Himarës, është një komedi e fëlliqur që ai luan para opinionit
publik shqiptar, për t’u hequr si nacionalist, si kryeministër me “dinjitet të
lartë” në marrëdhëniet me grekët, si investim paraprak për fushatën zgjedhore
të vitit 2025.
Sesa “kundërshtar” i Belerit është Rama, i Belerit,
si agjent terrorist i grekëve, e vërteton më së miri fakti që vetë Rama,
në dhjetor të vitit 2015, është dekoruar nga kisha greke me kryqin e kalorësit
të helenizmit. Fakti që vetë ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pati
deklaruar para disa muajsh se Greqia heq dorë nga Bejleri, e vërteton edhe më
së miri komedinë e fëlliqur të Ramës”.
Fund i citatit.
***
Nuk ka asgjë më të
trishtuar se sa të shohësh Atdheun tënd të zvogëlohet dhe të mos jesh në
gjendje të bësh asgjë për të. Pikëlluese. Atdheu vazhdon të tkurret në vete dhe
ju humbni besimin se nuk mund të vdisni më për të. Në hapësirën e tij, sa të
sheh syri nga cepi, një ditë shndërrohesh në një njollë të zezë, ose fshihesh
në një guaskë të padukshme derisa të kalojë stuhia. Dhe kur zgjoheni, nuk e
dini nëse do ta gjeni përsëri atë grusht
vend në kokën tuaj.
O populli im! Zgjohuni
nga gjumi i thellë dhe ëndrrat e pakuptimta. Mos lejoni më ndarje dhe përçarje.
Armiku i jashtëm, në bashkëpunim me armikun e brendshëm, punon që ti të
shembesh. Përpiqet që edhe me gënjeshtra e falsifikime të shuan (të shlyej nga
truri jot kujtesën), emrin tënd, fjalën tënde, gjuhën tënde, historinë tënde, traditat
e juaja, paraardhësit tuaj, familjen tënde, kombësinë tënde...
Prandaj duhet të rezistoni. Shuajini me vendosmëri ëndrrat e atyre që duan
që ne të pushojmë së ekzistuari.
Shtrëngoni radhët e juaja,
të bashkuar fortë ngrihuni, kundërshtojeni hapët dhe luftojeni tradhtinë e
regjimit mafioz antikombëtar, korrupsionin, krimin e organizuar, nepotizmin, shpopullimin
e vendit përmes varfërisë dhe humbjes së shpresës, ndryshimin demografik të
vendit (shqiptarët indigjen, vendës-autokton) që ikin jashtë atdheut (Shqipërisë),
zëvendësohen me “refugjatë” afrikan-aziatik që hyjnë brenda dhe do ta
trashëgojnë vendin). Bëhuni një grusht i pamposhtur përballë zhdukjes
së afërt.
Të gjitha partitë politike
përfundimisht vdesin nga gëlltitja e gënjeshtrave të tyre.
PS: Babai im më mësoi gjithmonë të kisha disa para
mënjanë – në mënyrë që në çdo kohë t'u them të këqijve të shkojnë në ferr.