E hene, 26.07.2021, 03:25 PM (GMT+1)

Mendime

Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit

E shtune, 10.01.2009, 04:13 PM


 

Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit, nëntor 2008 për gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë

 

2.1. Rasti Arben Llalla

 

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë ju drejtua personi Arben Llalla me vendqëndrim në Tetovë, e në lidhje me procedurën për kërkesën për pranim në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë. Arben Llalla është shtetas i Republikës së Shqipërisë i cili në Republikën e Maqedonisë jeton nga viti 2003, ndërsa bashkëshortja e tij gjatë vitit 2005 ka blerë banesë, e cila paraqet pronësi të saj, që mund të shihet nga Vendimi Up nr. 1203/DN nr. 4633 të lëshuar nga Enti Shtetëror për punë gjeodezike Seksioni/Sektori për matje dhe kadastër – Tetovë.

Gjatë shtatorit të vitit 2006 z. Llalla ka parashtruar Kërkesë për pranim në shtetësinë në sajë të nenit 9 nga Ligji për shtetësi të Republikës së Maqedonisë. Gjatë vitit 2007 ka marrë lajmërime[1] se procedura për marrjen e nënshtetësisë ende është në vazhdë e sipër. Njëkohësisht z. Llalla është lutur që të “ketë mirëkuptim rreth kohëzgjatjes së procedurës, për shkak se bëhet fjalë për procedurë specifike e cila tërheq një varg veprimesh zyrtare për të cilat MPB nuk ka marrë përgjigje”.

Ministria e punëve të brendshme në datën 26.03.2008, pas një viti të tërë dhe 6 muaj, ka sjellë Vendim nr. 17.9.1-52906/1-2006 me të cilin kërkesa për pranim në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë është refuzuar me arsyetimin se pranimi i tij në shtetësinë do ta rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë, duke mos u lëshuar në sqarim dhe arsyetim të shkaqeve për të cilat MPB e ka sjellë vendimin. Duke vepruar në sajë të ankesës së dërguar në kohë nga ana e palës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë – Komisioni për zgjidhje në procedurën administrative të shkallës së dytë nga lëmi i punëve të brendshme, gjyqësia, administrata shtetërore, vetëqeverisja lokale dhe punët me karakter fetar sjell vendim UP II nr. 35/II-169/1-2008 të datës 12.05.2008[2] me të cilin ankesa e parashtruar merret parasysh, vendimi i shkallës së parë shlyhet ndërsa lënda kthehet për shqyrtim dhe vendim të sërishëm. Pas gjashtë muajve, në vitin 2008, z. Llalla sërish ka marrë informacion[3] me të njëjtin arsyetim si informacionet paraprake.

Pas intervenimit të ndërmarrë nga ana e Komitetit të Helsinkit, Ministria e punëve të Brendshme, Sektori për punë administrativo – mbikëqyrëse, në Shkup na informoi për procedurën e zbatuar deri tani, fakt ky që është i pakontestueshëm në pajtim me dokumentacionin e dërguar. Në fund të përgjigjes theksohet “Në vazhdë e sipër është procedura për përcaktimin e kushteve nga neni 9 e në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit për shtetësi i Republikës së Maqedonisë.”

Komiteti i Helsinkit me befasi dhe zëshëm pyet, si është e mundshme që Ministria e punëve të brendshme të ketë sjellë vendim me të cilin i refuzohet kërkesa për pranim në shtetësinë duke mos zbatuar paraprakisht procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 e në lidhje me nenin 7 paragrafi 7 pika 8 nga Ligji për shtetësi, e për të njejtën z. Llalla ka pritur 1 vjet e 6 muaj.

Njëkohësisht në procedurën e zbatuar nuk është respektuar neni 7 paragrafi 5 i të njëjtit ligj ku në mënyrë të përpiktë theksohet: Në vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për marrjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë me lindje sipas nenit 1 pika 8 të këtij neni[4], organi do t’i arsyetojë shkaqet për të cilat e ka sjellë vendimin, e me këtë rast duke mbajtur llogari për mbrojtjen e interesit publik.”

Në rastin konkret MPB ka sjellë vendim duke mos e respektuar nenin e përmendur më lartë, me ç’rast për kërkesën për pranim në nënshtetësi të parashtruar nga z. Llalla vetëm ka sjellë vendim refuzues, duke mos i arsyetuar shkaqet për vendimmarrjen e atillë, për çka është i obliguar me nenin e theksuar më lartë.

Presim që gabimin tanimë të bërë dhe mosrespektimin e Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë, MPB do ta përmirësojë gjatë vendimmarrjes së re dhe se MPB nuk do t’i nevojiten edhe 2 vjet të tëra që të nis procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë. Për të njejtën Komiteti i Helsinkit sërish ju drejtua Ministrisë, nga ku presim përgjigje kthyese.

 

 



[1] nr. 17.9.1-52906/1-2006 e datës 23.01.2007 ; nr. 17.9.1-52906/1-2006 e datës 14.03.2007 ; nr. 17.9.1-52906/1-2006 e datës 16.08.2007 dhe nr. 17.9.1-52906/1-2006 e datës 20.11.2007

[2] Vendimi i shkallës së dytë z. Llalla i është dorëzuar në datën 01.09.2008

[3] nr. 17.9.1-52906/1-2006 i datës 25.09.2008 – lutet z. Llalla që të ketë mirëkuptim rreth zgjatjes së procedurës, për shkak se bëhet fjalë për procedurë specifike e cila tërheq një varg veprimesh zyrtare për të cilat MPB nuk ka marrë përgjigje, si dhe se gjatë vendimmarrjes do t’i jepet përparësi kërkesës.

[4] Teksti i pastër i Ligjit për nënshtetësi i Republikës së Maqedonisë, Gazeta Zyrtare e RM nr. 45/04 e datës 07.07.2004.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora