E enjte, 01.05.2025, 07:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Arjanit Balca: Poezia Pá Titull

E shtune, 03.01.2009, 07:06 PM


Arjanit (Ardi) Balca

 

Poezia Pá Titull

 

Ballkanisht hakmarrshem bíjn mbi ne

shînat e zhgënjimit

e n’a i shperlájn edhè ngjyrat e fundit t’jetës

 

Plagëve s’po mûndet cipen e harresë

me j’a vû murrlâni

edhe pse kercnueshem hûnguron

tuj gjarpnue neper zgavrrat me t’cilat na nuk kena lé

 

Kacavár nder konóp t’ujshem njitna

Atje Nelt

e bâjm shamâtë me bumullîmen

Qiellen gjuejm me rrâjt tona

qi po digjen e vetima

n’a thér dér ndèr têrret

kû mbâjm t’ndrým ankimin

 

Mesueme me heshtje me j’u rrfye vetmís

ndèr oda me avuj t’êrrt pendimesh

kalxojmë si t’tanë darsmort e jetës i vrâme

at natë kúr deshiren e martueme me sênde t’hueja

 

Me puplat e zogjve t’shprés qi dikur vrame

j’a mbushme gojen ânderrs qi bertittè

E mbytme edhe shtâzen e paformë

msheh thêlle nder njesina

 

Shtâzen qi gerdhishtte arsyen per me jetue

 

Tash lakuriq, véshë veç me mjegull

e virtyte t’shkyeme kena mbetë,

shndërrue jena n’njì lang pa ngjyrë, pa érë

tuj mârre formen e tánë ênve t’botës

 

Dò prej nesh nder skena t’asfaltueme keq imitojnë

buzëqeshjet e sofistikueme t’aktorve autokton,

kurse na t’tjert pá dá shîjm gjakun n’ballë

e dângat e tij n’deren e ndryme t’hemisferave

 

Por buzëqeshjet e kàn trétë çilsin,

Çilsi âsht mâ i madh se t’tána pushkët e botës,

Pushkët smûnden me e zhdrý braven e madhe,

Mâ e madhe brava se valixhet tona t’lamtumirës

 

Valixhet tona tashmâ mbush me zero

 

Presin njì shifer tjeter me j’a vû para

ushtárt tonë t’fundit, zerot

 

Presim na me e hjék prej shpîndet

pelhuren e ftoftë, t’laktë, e t’qelbun

t’doemosdoshmenís

 

Njì “Pse” i lashtë sá njériu vetë n’a e kalxoj rrugen

per n’mâje t’malit t’gjithshkasë qi hupme tuj u pershtatë

atje ngushllimin e bardhë tuj kullotë e gjetme

nder horizonte si dyshême kasaphanesh

 

T’kuqrrêmta rêtë n’prendim,

njý me ngjyrat e rinisë t’onë,

po premtojnë njì kohë mâ t’mirë

per mbasardhesat

 

Ndermjet dy brigjesh na,

Ura qi digjet kadál

deri sá bíjt t’kalojne kah âna tjeter,

shpresojmë se dallgët kàn me e shtýe hînin

per kah bregu prej kû êrdhme.

 

Ndoshta deri atëhér shiu ká me pushue

 

Ndoshta per ne ká me kêne njisoj



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx