Kulturë
Përparim Hysi: Pse dallëndyshja e bën folenë tek"koka e njeriut"?
E merkure, 02.08.2023, 06:47 PM
Pse dallëndyshja e bën folenë tek"koka e njeriut"?
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Sivjet
nuk kam parë dallëndyshe.Duket i ka"vrarë" betoni dhe zhdukja e
pemëve e gjelëbrimi rreth e qark. Dallëndyshja nga shpendët dhe bleta nga
insektet, jo vetëm janë miqtë tanë, por në një"studim serioz e
shkencor" janë dëshmi që ndikojnë në jetën e njerëzve.
* *
*
Sot
do tregoj një tregim për dallëndyshet që është paksa si përrallë. Përrallë që
përkon me një realitet të prekshëm nga gjithë njerëzit në botë. Është një fakt
shumë domethënës:dallëndyshet i bëjnë foletë në shtëpitë tona. Dhe kurrë s'e
kemi vrarë mendjen:-Pse ndodh kështu?
Sidoqoftë, ka ardhur gojë pas goje, përmjet të moshuarëve që tregojnë pse ndodh
kështu?
* *
*
Udhëtonin
me një vapor shumë pasagjerë. Veç njerëzve,
- tregojnë që në vapor, ishte një
dallëndyshe, një mushkonjë dhe një
gjarpër. Kur vapori ish mes ujërave,
befas përson një avari. Hapet një
vrimë rrethore që, sado e vogël, duhej mbyllur menjëherë, se ndryshe vapori, me gjithë pasagjerë do mbytej. Kapiteni i
vaporit dha alarmin dhe kish vetëm një alternativë:o të mbyllej vrima, o
humbnin me gjithësej. Në këtë kohë,
foli gjarpëri:-Vrimën e zë unë,
por dua si shpërblim që të pi
gjakun më të ëmbël! Gjakun vete e kërkoj unë,
- tha mushkonja dhe u nis
fluturim. Gjarpëri u mblodh "kutullac" dhe e zuri vrimën. Mushkonja u
vu në kërkim të gjakut më të ëmbël dhe,
pasi pickoi kafshë, shpezë e
njerëz, vuri re që gjakun më të ëmbël e
kishte njeriu. U kthye në vapor dhe klithi:- O gjarpër, gjakun më të ëmbëj e ka nj..., dallëndyshja,
pas kësaj "nj" tak dhe ia preu gjuhën mushkonjës.Mushkonja
vetëm bënte"cëz". Gjarpëri nuk e mori dot vesh për gjakun më të
ëmbël, por veprimin e dallëndyshes e pa
dhe iu lëshua me inat dallëndyshes:- Moj dallëndyshe ti që i preve gjuhën
mushkonjës, nuk do shpëtosh nga mallkimi
im. Unë nuk do të lë qoftë dhe një zok tëndin në fole.
Mua, - foli dallëndyshja, - ti do më marrësh të keqen, se unë folenë time do ta bëj mu "tek
koka e njeriut". Dhe prej asaj kohe.dallëndyshet foletë i bëjnë në
shtëpitë tona dhe kurrë ne nuk i prishim foletë e dallëndysheve.Ato janë aq të
dashura për njerëzit, sa ç'është buka.
Mushkonjat vazhdojnë e bëjnë"cëz" dhe gjarpëri nuk sulmom veç
njerëzit.
Kjo
vërtet është përrallë, po sa të vërteta
ka brenda. Unë e shkrova në këtë vapë,
se janë shtuar mushkonjat dhe,
për fat të keq, nuk kam parë
dallëndyshe këtej pari.
Tiranë, 1 gusht
2023