Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Në Kepin e Rodonit, në Kishën e Shna Ndout si pranë Zotit
E hene, 31.07.2023, 07:00 PM
Në Kepin e Rodonit, në Kishën e Shna Ndout si pranë Zotit
Mbresa nga vizita në Kepin e Rodonit, Durrës, Kisha e Shna Ndout dhe kështjella e Gjergj Kastriot Skënderbeut
Nga Keze Kozeta Zylo
Ecim
përmes Gjirit të Lalzit në Durrës, i cili është qyteti i dytë më i populluar i
Republikës së Shqipërisë. Është nje pamje magjike të vozitësh gjatë bregut
shqiptar të detit Adriatik ku sheh grykëderdhjet e Erzenit dhe Ishmit në cepin
juglindor të tij.
Megi
Gjoni anëtare e stafit te TV “Alba Life” nje vajzë e kulturuar, drejtuesja jonë
e guides nëpër Atdhe na sugjeroi te vizitojme Kishen e Shna Ndout dhe Kalanë e
Skënderbeut.
Të
shoqëruar nga Dr. Merita Isak Gjoni, ngjitemi dhe zbresim nëpër rrëpirat e
kodrinave, prekim pluhurin që shndrin nëpër gjethet e gjelbërta të pikluara nga
një vesë e hollë e mëngjesit dhe pamjet e hatashme që i ka afruar natyra të
bëjnë që në çdo sekondë me aparat në dorë të shkrepësh gjithçka që të rrok syri
i etur nga malli, por dhe bukuria e hatashme.
Ja
ndalojme tek Kepi i Rodonit apo siç njihet ndryshe si Muzhili i Skënderbeut,
vend turistik që të lë pa frymë.
Pranë
nesh ndaloi një çift polakësh të cilët bënin muajin e mjaltit në Atdheun tonë.
Emilia dhe Robert sapo ishin martuar dhe preferuan Shqipërinë për Honey Moon!
Ata folën fjalë miradie për Shqipërinë me shumë vende egzotike.
Mjalte
e paçin jetën iu uruam gjatë intervistës për TV “Alba Life” New York!
Përpara
shfaqen lëndina me lule shumëngjyrëshe edhe pse zhegu i vapës bëhet pengesë,
sidomos për kuajtë që tundin bishtin, apo levizin kokën për t’i trembur
insektet e egra pickonjëse nga trupi i tyre me qime të kuqerreme të mëndafshta.
Më
tutje ca bunkierë të ndërtuar prej betoni, çeliku dhe hekuri ndodheshin prane
Kishës së Shna Ndout si për të përcaktuar epokat e ndryshme nëpër të cilat ka
kaluar vendi ynë deri në poskomunizëm.
Kisha
e Shna Ndout ndërtuar në një vend tejet piktoresk pranë Detit, lëndinave,
pemëve bëhet dhe më mistike, kur shkon brenda saj duke ecur lehtë lehtë si me
hapa zogu.
E
çuditshme, por brenda asaj kishe më shoqëronte kudo At Zef Pllumi, i cili
thuhet se erdhi dhe u mbyll aty për një kohë të gjatë, pas 90-ës. Frati i
fundit i Françeskanëve të shquar solli në dritë veprën e famshme, “Rrno vetëm
për me tregue”. një vepër memuaristike.
Kisha
e Shna Ndout është një kishë katolike romane, monument i trashëgimisë kulturore
në Rodon, në qarkun e Durrësit. Kisha e Shën Ndout, është monument i
trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII-të. Kisha ishte e rrënuar, por filloi te
restaurohej nën kujdesin e Burrit të ndritur të qëndresës kundër regjimit
komunist At Zef Pllumit.
Brenda
saj ngelesh mahnitur, në një qetësi hyjnore ku përshëndetesh nga besimtari
shqiptar që kujdeset për ta mirëmbajtur dhe për të përshëndetur vizitorët e
shumtë, besimtarë dhe kurreshtarë të historisë. Vizitorët gjejnë ndoshta
qetësinë me një lutje, me një përulje para Zotit, me dashurinë hyjnore me paqen
e dëshirueme brenda këtij objekti kult të rrallë historik.
Në
mur ishte piktura e Shejtit Shna Ndue, ku vizitorët lexonin dhe luteshin si: O
i mrekullueshmi Shejti Shna Ndue, ty qielli e toka jane tue të nderue, Ne ndër
kamb tua sot kena ra/ Aman po të lutena ndihmë me na u ba!
Muret
e kishës janë në 16 metra të larta dhe sjellin dukshëm historinë tonë të
lavdishme shqiptare.
Harqet
në majë të kishës e bëjnë që të ketë fragmente nga arkitektura gotike. Kjo
kishë ka të njëjtin emër edhe në Laç të Kurbinit, në Prishtinë dhe në Padova të
Italisë.
Poshtë
Kepit të Rodonit thuhet se shtrihet një qytet i nëndheshëm ndërtuar në kohën e
komunizmit me tunele të shumta ku asnjë prej tyre nuk është prekur dhe
shkatërruar nga Komuniteti fetar. Dhe
çfarë koicidence! Kisha qe i shpëtoi
regjimit komunist u shpall monument kulture si dhe tunelet që u ruajtën në post
komunizëm… E duke ardhur në këto vende të shenjta, i besoj profecisë së
shkrimtarit të madh anglez G.K.Chesterton i cili ka thënë: “ We do not want a
Church that will move with the world. We want a church that will move the
world.”
Që
përkthehet: “Ne nuk duam një kishë që do të lëvizë me botën. Ne duam një kishë
që do të lëvizë botën.”
Shqiponja e Gjergj
Kastriotit, simboli i Kombit tonë dhe kalaja e tij
Në
ballë të Kishes shfaqet piktura murale e Shqiponjës dy krenore dhe e nje
princeshe hipur në kalë ku ciceroni thotë se është motra e Skënderbeut e cila u
kujdes shumë për restaurimin e saj. Marin
Barleti në librin “Historia de vita et gestis Scandebegi”, shkruan se Heroi
Kombëtar Gjergj Kastrioti shkonte të pushonte në Bisht’ të Muzhlit. Thonë se Mamica kaloi vitet e saj të fundit
në kështjellën afër kishës, qe ishin dhe dhuratë nga vëllai i saj Gjergj
Kastrioti Skënderbeu.
Është
tejet emocionuese të prekësh dhe të shohesh nga afër dokumentin origjinal të
Kastriotëve: shqiponjën me dy krerë.
Shqiponja
është e pikturuar në afresket e kishës që sipas ciceronit nga gojëdhenat kisha
u rindërtua nga motra e Skënderbeut, Mamica, gruaja e Muzakë Topisë nga familja
princërore Topia e Durrësit.
Kalaja e Rodonit e
Skënderbeut
Përmes
një rripi të ngushtë shfaqet Kalaja e Rodonit e Gjergj Kastriot Skënderbeut i
cili e ngriti këtë kështjellë, kala. Ajo ndodhet ne një rrip toke në formë
gadishulli dhe ka formën e një trekëndshi.
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë.
Muri
i kështjellës së Rodonit kishte një gjatësi deri 400 metra dhe në kulmet e saj
kishte kulla të rumbullakta.
Kjo
kala u bë mburojë e tij pas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450, e cila
përfundoi në vitin 1452. Për herë të parë Rodoni përmëndet në vitin 1324 si një
qendër piratësh.
Pas
vdekjes së Skënderbeut, kështjella nuk u përdor më. Kur venedikasit largohen nga Rodoni turqit e
pushtojne dhe e shkatërrojnë kështjellën.
Mjerisht,
më 1500, kalaja u pushtua nga venedikasit.
Me kalimin e kohës, një pjesë e ndërtesës është zhytur brenda detit
Adriatik. Kalaja ngrihet madhërisht në
Kepin e Rodonit dhe duket si Poseidoni i detit.
Rodoni sipas Studjuesve skrupulozë Cekës dhe Zeqos thuhet se sipas
legjendave është Hyji i Detit. U larguam
me një lloj ndjesie se u takuam me Rodonin sipas legjendës, Hyji i detit,
njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve.
24 Korrik, 2023
Staten Island, New York