Mendime
Alma Lama: Qeveria e Kosoves duhet te lere institucionet e pavarura te bejne punen e tyre
E hene, 31.07.2023, 07:57 PM
Alma Lama:
Licencat
transmetuese per mediat jane nje e mire publike. Si rrjedhoje shteti duhet te
dije origjinen financimit te mediave dhe pronaret e ligjshem.
Po
keshtu institucioni perkates, KPM-ja duhet te monitoroje permbajtjen.
Fakt
eshte qe pas luftes ne Kosove ka pasur media me financime te dyshimta, e kjo me
portalet tani eshte nje katrahure e vertete. Para qe vijne nga Serbia, Irani,
vendet arabe, me agjenda kunder shoqerise demokratike dhe shtetit te Kosoves.
Klan
Kosova nuk ka pasur kurre nje permbajtje te tille, megjithese kam verejte per
hapesiren qe iu ka dhene here pas here hoxhallareve analfabete.
Qeveria
e Kosoves duhet te lere institucionet e pavarura te bejne punen e tyre nese ka
pasur shkelje ne regjistrim apo licensim. Edhe ata zyrtare qe kane regjistruar
biznese me emra qe bien ne kundershtim me ligjin fhe kushtetuten duhet te
mbahen pergjegjes.
Ne
rastin konkret, pertej shkeljeve te mundshme, shihet babezia e pushtetit
per te shtrire hegjemonine e tij edhe
mbi fjalen e lire dhe sidomos median, si i vetmi ze opozitar, pasi opoziten
politike e ka shpartalluar me propogande.
Pra
pushteti aktual, me propogande po kerkon me te gjitha mjetet qe medias tia beje
si opozites, ta denigroje deri ne piken qe ajo nuk eshte me e besueshme. Pastaj te vendose kontrollin absolut dhe te
diktoje narrativen e tij, pa asnje pengese.