Mendime
Xhemal Ahmeti: Kur lodhesh nga turmat
E hene, 31.07.2023, 07:44 PM
KUR
LODHESH NGA TURMAT
Nga
Xhemal Ahmeti
Edhe
në Zvicër, Gjermani e gjithandej turmat më të mëdha u ecin pas populistëve,
fashistëve, religjiopatëve, ksenofobëve. Disa socioantropologë po si teologët
thonë se „ja kjo është qenia humane - mëkatare që nga stadi paranatal“. Çka të
bëjmë pas kësaj teze? Të shtrihemi në kanapé dhe ta lëmë botën ta bëjë të
veten? Kjo ka qenë përherë dhe është esenca e luftës ndërmjet shumicave
paranojake dhe njëshave idealist (lexo: budallenj), të cilët nuk u binden të
parëve se bota është apriori defektuoze, negative, e keqe, pra ferri, të cilit
mund t‘i ikësh vetëm duke fituar azilin në Parajsë - në atë zonë, ku sipas
joreligjiozëve, të hanë krimbat. Pra ça të bëjnë këto dy botë me njëra tjetrën:
ajo që thotë se bota është ferr dhe ajo tjetra që beson se edhe në ferr të ketë
pufe, hotele, raki, akademi, kopshte e gazeta? Singulari që donë tua futë
këtyre dy botëve se ia gërditin jetën ku të ikë? Unë për vete kujdesem me shumë
dashuri për qenin tim. Ajo (qenushja ime) as nuk leh kot si populistët e as nuk
më tregon dhëmbët saherë harroj t‘i japë për të ngrënë siç bëjnë militantët dhe
oportunistët. Idealist? Bëhem kur shtrijë kokën ndërmjet kodrave të ndonjë
„hyrije“ që ikë herë pas here nga ferri dhe strehohet tek unë. Pastaj
shpirtqetë lexon njeriu libra. Sot besoj se ky stil jete është më efektivi për
të mos u bërë ushtar blloqesh injorante dhe të dukesh si kastravec që u hynë në
b…populistëve, hajvanëve, religjiorelikteve e të llojit. Pacem in terris.